Gashi: Faton Peci e ka marrë një laptop e s’e ka kthyer sa ka qenë këshilltar i ministrit të Kulturës

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se nga 23 milionë euro sa ka qenë buxheti kur e ka marrë LDK-ja pushtetin, MKRS-ja ka shkuar në suficit.

“Nuk i keni shpenzuar mjetet sepse kanë qenë të keqkualifikuara. Në mandatin tim është rritur në 43 milionë euro buxheti. 99 për qind janë realizuar projektet e ministrisë”, u shpreh ai.

Gashi ka akuzuar Pecin që si këshilltar i Ministrit ka marrë laptop të cilin s’e ka kthyer. Po ashtu tha se ka marrë edhe telefon. Po ashtu, Peci është akuzuar nga Gashi se ka shfrytëzuar subvencionet për të shtypur maica me emrin e tij për të bërë fushatë. Por Peci tha se telefonat i kanë marrë të gjithë. Ndërkaq Gashi i tha se vetëm gjatë mandatit të LDK-së ka ndodhur kjo.

Në anën tjetër, Peci ka thënë se Gashit po bën akuza të rrejshme.