A është Atifete Jahjaga pjesë e ‘Iluminatit mysliman’: Shpallet mes 500 myslimanëve më të rëndësishëm

Periskopi.com Lajme

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, janë renditur në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën islame nga Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani.

Në edicionin e vitit 2020, Myftiu Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, derisa Jahjaga në mesin e personaliteteve më me ndikim nga fusha e politikës.

“Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, ajo vazhdoi studimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Ajo më pas shërbeu në poste të ndryshme qeveritare duke përfshirë gradën e Gjenerale Majore për Policinë e Kosovës”, shkruhet për Jahjagën.

Ndërkohë, Myftiu Tërnava përmendet si figura kryesore në përpjekjet e popullatës myslimane të Kosovës për të kapërcyer tmerret e luftës.

“Naim Tërnava është kryeimami i Kosovës. Ai është figura kryesore fetare në Kosovë, i cili u shfaq pas një lufte etno-fetare që rezultoi në humbje të madhe të jetëve dhe shkatërrimit. Ternava është një figurë kryesore në përpjekjet e popullatës myslimane të vendit për të kapërcyer tmerret e luftës. Ai pati rol të rëndësishëm në krijimin e Organizatës së Këshillit Ndërfetar për Marrëdhëniet Ndërfetare”, përshkruhet Tërnava nga kjo qendër.

Në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë deklaruar se përzgjedhja e Tërnavës në këtë listë, dëshmon angazhimin e tij institucional për të çuar përpara institucionet fetare islame në vend dhe për të krijuar raporte me institucionet tjera fetare e shtetërore në Republikën e Kosovës.

“Kjo përzgjedhje është një motiv shtesë, jo vetëm për Myftiun Tërnava, personalisht, por për të gjithë vartësit dhe nëpunësit e BIRK-ut për të vazhduar me kontribut për të mirën e shoqërisë, sikur që është një dëshmi shtesë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për punën që bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e BIK-ut.

Jahjaga takon Albright: Jemi me fat që të kemi Sekretare

Periskopi.com Lajme

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar ish Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

“Shumë e nderuar me mikpritjen e Sekretares Albright, të cilën e falënderova edhe njëherë që ishte pjesë e festimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

“Sekretarja Albright tha që ka kujtime të jashtëzakonshme nga kjo ngjarje, dhe që kudo që shkon flet për mikpritjen e popullit të Kosovës”.

“Jemi me fat që të kemi Sekretare Albright”.

Jahjaga takon Mbretin Abdullah II të Jordanisë

Periskopi.com Lajme

Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me lartmadhërinë e tij Mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya.

Aty biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah të II-të për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe.