Ish-ushtari i UÇK-së intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Periskopi.com Lajme

Lulzim Kabashi, ish-ushtar i UÇK-së tani kandidat për deputet nga AAK, ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme për në Hagë, ndërsa sot do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

“Kam me udhëtuar të martën në mëngjes për në Hagë, intervistimin ma kanë shty një ditë prapa, për 25 shtator”, i ka thënë Kabashi Gazetës Sinjali.

I pyetur nëse ka angazhuar avokat, ai tha se meqenëse është në cilësinë e dëshmitarit nuk e ka parë të arsyeshme.

“Jam i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, nuk e kam parë të arsyeshme të marrë avokat, përderisa jam i ftuar si dëshmitar”, tha Kabashi.

Kujtojmë se vetëm brenda kësaj jave Gjykata Speciale ka ftuar pesë persona, ndërsa njëri prej tyre ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese.