Ish-ushtari i KFOR-it kujton gëzimin e fëmijëve, publikon foto të vitit 99

Periskopi.com Lajme

Ish- ushtari i KFOR-it, Kenneth Andresen, tani profesor në Universitetin e Agder të Norvegjisë, ka publikuar disa fotografi nga 12 qershori i vitit 1999 kur trupat e NATO-s kanë hyrë në Kosovë, duke i dhënë fund kështu gjenocidit serb mbi shqiptarët.

Në fotografitë e publikuara në tëitter, Andersen, shpërfaqë gëzimin e fëmijëve kosovarë me rastin e hyrjes së trupave të KFOR-it britanik në Kosovë.

Andresen në përshkrimin e aktiviteteve të tij, deklaron se është edhe koleksionues i kartolinave nga Kosova.

Madje ai është aq i lidhur me Kosovën, saqë përmes postimeve në Twitter ka treguar se edhe bën tifo për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.