Tërmeti godet ishullin grek

Periskopi.com Lajme

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka tronditur ishullin grek Rodos, duke shkaktuar panik tek turistët.

Qendra Sizmike e Mesdheut Euro raportoi fillimisht se tërmeti  ishte 5.3 në shkallën Rihter rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Turistët anglezë thanë për mediet se ‘i gjithë hoteli i tyre u trondit’ nga tërmeti, transmeton “Tch”.

Rreth 300,000 njerëz ishin brenda zonës që ndien efektet e tërmetit.

Ende nuk ka të dhëna nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.

Zjarrfikësit, 30 orë në luftë me flakët në ishullin grek

Periskopi.com Lajme

Zjarrfikësit grekë po luftojnë edhe sot për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë që prej 30 orësh një prej vendeve të ruajtura më mirë përsa i përket faunës dhe florës, në ishullin Eube, ku autoritetet shprehin keqardhje për një katastrofë të madhe ekologjike.

Zjarri, që ka përfshirë një front prej 12 kilometrash, nuk ka shkaktuar viktima por ka sjellë evakuimin e katër fshatrave në ishullin Eube, ishulli i dytë grek më i madh pas Kretës, që ndodhet 100 kilometra në verilindje të Athinës.

“Kjo është një katastrofë e madhe ekologjike në një pyll me pisha unik, që kishte mbetur i paprekur deri në këtë ditë”, deklaroi guvernatori rajonal në ikje, Costas Bakoyannis. Zjarri, që u njoftua rreth orës 03:00 të mëngjesit, u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, bimësisë shumë të dendur dhe thatësirës së ishullit.

Ai ka shkaktuar evakuimin e fshatrave të Kontodespotit, Macrymallit, Stavros dhe Platanas, në qendër të ishullit dhe kërcënoi qytetin e Psachnas gjatë natës”, deklaruan autoritetet. “Nga Psachna në Kontodespoti dhe Makrymalli, gjithçka është djegur. Kemi pasur fatin që nuk janë regjistruar viktima”, theksoi Thanassis Karakatzas, një zyrtar i mbrojtjes civile për agjencinë e lajmeve ANA.

Ishulli grek kërkon banorë: Iu paguan 500 euro dhe ua jep një parcelë tokë nëse jetoni aty

Periskopi.com Lajme

Ishulli grek do paguajë 500 euro në muaj për personat që do jetojnë në të

Jo vetëm kaq, por gjithashtu do u jepet banorëve të rinj një parcelë toke për të ndërtuar shtëpinë ose biznesin e tyre.

Ishulli i Antikythera-s është duke kërkuar banorë të ri, pasi ishulli banohet vetëm nga 24 persona.

E vendosur në mes të Kretës dhe Kytirës, vendi është në largësi prej 45 minutash me aeroplan nga Athina.

Skema sponsorizohet nga Kisha Ortodokse Greke, e cila do të paguajë për tre vjet me radhë.

Këngëtarja 40-vjeçare ndezë ishullin grek me linjat e saj perfekte

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja me famë botërore Nicole Scherzinger e ka festuar ditëlindjen e saj të 40 në maksimum, në Londër dhe Mikonos.

Madje ajo ka ndarë në profilin e saj në “Instagram” një video tepër të “nxehtë” nga ishulli grek, ku ndjekësit kanë mbetur të habitur nga linjat e saj perfekte.

Teksa nxjerr në pah asetet e saj mahnitëse, Nicole shfaqet në klip duke dalë nga një pishinë e veshur me bikini të zeza, për t’i dhuruar më pas fansave një puthje.

 

 

Panorama Plus