A u bënë deputetë Kurteshët? Ismaili: Jam në pikë kritike të votave. Samiu: Me rëndësi ka fitu partia

Zana Rugova Lajme

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit doli e para duke lënë pas vetes Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Kosovapress, sot duke u thirrur në burime brenda VV’së, ka shkruar për ‘veteranët e kësaj partie që nuk arritën të bëhen deputet’.

Në mesin e tyre, sipas KP, janë Xhelal Sfeçla, Sami dhe Ismail Kurteshi si dhe Shemsi Syla.

I kontaktuar nga Periskopi, Ismail Kurteshi thotë se ‘është në vijë kritike dhe se nuk është i sigurtë nëse ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për deputet’.

‘’Ju e dini që nuk ka ende rezultate të sakta preliminare. S’po muj as vetes me ia vërtetu që jam, ka vija kritike, nuk është që kom marrë pak por as që kam marrë vota të mjaftueshme’’, i ka thënë Kurteshi Periskopit.

Ndryshe nga bashkëpartiaku i tij, Sami Kureshit nuk i intereson numri i votave që ka marrë. Ai thotë se me rëndësi ka fituar partia.

‘’Kurrë hiç as s’i kam thon kërkuj me ma qitë votën, kom kandidu, me rendësi kemi fitu si Vetëvendosje, as nuk po me intereson për këtë punë’’, tha shkurt Kurteshi për Periskopin./Periskopi/

KP: Ja veteranët e VV’së që nuk morën vota për t’u bërë deputet, mes tyre vëllezërit Kurteshi dhe Xhelal Sfeçla

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit duke marr mbi 200 mijë vota. Por disa nga deputetët figura të vjetra të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë arritur votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Sami dhe Ismail Kurteshi të cilët kanë qenë deputet në mandatet e kaluara nuk e kanë arritur pragun për deputet.

Kështu ka thënë për KosovaPress një burim brenda VV-së. Përveç dy ish deputetëve Kurteshi pragun nuk e ka kaluar as Xhelal Sfeçla dhe Shemsi Syla.

Sipas rezultateve që ende nuk janë certifikuar Vetëvendosje do të përfaqësohet në Parlament me 32 deputetë.

Kurteshi: Ekspertiza tregoi se një person i tretë ka hyrë dhe e ka kryer vrasjen e Astrit Deharit

Periskopi.com Lajme

Pas publikimit të ekspertizës nga ana e institutit të Mjekësisë ligjore në Lozanë, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,  Sami Kurteshi thotë se ky raport konstaton se aktivisti i VV-së Astrit Dehari është vrarë.

Kurteshi në një konferencë për media ka folur për kronologjinë e  ngjarjes  nga sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës deri të vdekja e Astrit Deharit.

“E tash me raportin e  Institutit të  Mjekësisë ligjore ne Lozanë dhe me raportin e ekspertëve ndërkombëtar që është nxjerrë  këtu para mbi dy vitesh, konstaton se kjo nuk ka qenë vdekje por  vrasje nga persona të tretë, të tjerë, pra bëhet fjalë për vrasje”,  ka deklaruar Kurteshi.

I njejti ka shtuar se sipas ekspertizës ka hyrë një person i tretë për të kryer vrasjen e Astrit Deharit.

“Si duket kanë hyrë persona të tretë që kanë kryer vrasjen e kurrë s’janë deklaru për këtë çështje”, tha Kurteshi.

Ndërsa shton se deklaratave kontradiktore të prokurorisë e policisë rreth vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit, u kanë ndihmuar edhe disa media në vend, që sipas tij, kanë pasur rol dezinformues në atë periudhë.

“Krejt kjo shpejtësi e deklarimeve të ndryshme të policisë,  prokurorisë, ka pasur rol deziformues të medieve por edhe disa media i kanë kontribuuar kësaj pune sidomos me nxjerrjen e incizimeve të pautorizuara nga Gazeta Express, Klan TV dhe me ndihmën e pakufishme të gazetarëve të RTK-së”, deklaroi Kurteshi./periskopi/

Kurteshi: Fitorja e VV’së në Gjilan tregon se qytetarët nuk janë të kënaqur as me Lufti Hazirin si kryetar

Periskopi.com Lajme

Ismail Kurteshi ka thënë për tv Dukagjinin se pas rezultatit të LDK’së në Gjilan, do të duhej shumë shpejt të ndodhnin ndryshime edhe në nivelin komunal, pasiqë sipas tij, vota për zgjedhjet parlamentare për VV’në, ka treguar se qytetarët e Gjilanit janë të pakënaqur me udhëheqjen në këtë komunë.

“Edhe kësaj radhe qytetarët e Gjilanit janë përcaktuar për ndryshime që mund t’i garantojë vetëm Vetëvendosje, kjo ka ndodhë falë programit por edhe keqqeverisjes së komunës së Gjilanit që po ndodh tash e sa vite. Mendoj se kjo diferencë mes Vetëvendosje dhe LDK’së, në një farë mënyre e ka humbur edhe legjitmitetin në pushtetin lokal dhe natyrisht që do të duhej të bëheshin ndryshime edhe në pushtetin lokal sepse nuk mund të merret me mend që një parti që tani në nivelin komunal është në opozitë, të udhëheq me komunën”, ka thënë Kurteshi./Periskopi/