Islandë-Itali: Shtyhet ndeshja pasi dy futbollistë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja U21 e Italisë nuk do ta zhvillojë ndeshjen sipas planit kundër Islandës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, transmeton Periskopi.

Ndeshja pritej të luhej nga ora 17:30 sot, por është shtyrë pasi dy lojtarë të ”Azzurrëve” kanë dalë pozitiv me Covid-19.

Federata islandeze e futbollit e ka konfirmuar vendimin përmes një komunikateje në uebsajtin e klubit.

”Ndeshja e U21 është shtyrë për shkak të kontaminimit me COVID në grupin italian,” shkruhet ndër të tjerash në komunikatë. /Periskopi.com/