Zyrtare: Ivan Balliu lojtar i UD Almeria

Periskopi.com Sporti

I mbetur pa ekip pas largimit nga Metz-i në Francë, mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Ivan Balliu nga sot nis një aventurë të re, në një tjetër kampionat.

Futbollisti shqiptar ka nënshkruar dhe është prezantuar sot te skuadra e tij e re, UD Almeria, në La Liga 2 të Spanjës.

Nënshkrimi dhe prezantimi i mbrojtësit të djathtë, Balliu është bërë publik nga klubi dhe nga vetë futbollisti përmes rrjeteve sociale.

“Mirësevjen Ivan Balliu! Balliu luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe vjen nga FC Metz. Ai nënshkroi një kontratë për 2 sezone + 1 tjetër opsional”, njofton klubi spanjoll.

Ndërkohë 27-vjeçari Balliu, pas largimit nga Metz ishte përfolur edhe si një kandidat potencial për tu bashkuar me skuadrën e West Bromwich Albion që garon në Championship, liga e dytë e Anglisë, por një nga kampionatet më të fortë të Europës.

Tashmë Ballliu do të ndeshet në La Liga 2 kundër dy futbollistëve të tjerë kuqezi, Rey Manaj dhe Keidi Bare. /Telesport/

Ish-lojtari i Barcelonës dëshiron të luajë për Shqipërinë

Në kombëtaren shqiptare së shpejti mund të shohim një tjetër futbollist të ri. Ai quhet Ivan Balliu, luan në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë për ekipin francez Metz.

Periskopi.com Sporti

Në 10 javë të kampionatit francez, ai ka qenë në fushë në 6 takime. Lojtari është produkt i akademisë së Barcelonës.

I rritur te blaugranët, Balliu ka luajtur aty prej moshës 12-vjeçare deri në moshën 21-vjeçare, duke luajtur shumë ndeshje me ekipin B dhe duke u stërvitur shpesh edhe me ekipin e parë, kur në drejtim ishin Pep Guardiola e Tito Vilanova.

Ka pasur në ekip emra si Bartra, Sergi Roberto e Deulofeu, me të cilët ka ruajtur ende marrëdhënie miqësore.

Mbetet të shihet nëse do të marrë një ftesë në të ardhmen nga De Biasi.

ivan balliu