Bayern Munichu po tallet me Kolnin, e kryen punën qysh në pjesën e parë: Po avancon 4-0

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu e ka shënuar edhe golin e katërt si nikoqir i Kolnit.

Ivan Perisic ka realizuar në minutën e 73-të, derisa tani definitivisht u sigurua fitorja.

Anësori kroat lansoi një goditje të fuqishme brenda zonës, duke mos i lënë asnjë gjasë portierit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Arsenali pranë marrëveshjes me sulmuesin kroat

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i krahut të Interit, Ivan Perisic raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin

Sipas Libero, Perisic do të fitonte deri në qershor tre milionë euro me taksa kurse nëse do të kalonte në Arsenal si transfer i plotë në verë do të kishte pagë prej 6.5 milionë euro.

Megjithatë, mënyra e transferimit të tij në Arsenal mbetet e vështirë, pasi që Arsenali e dëshiron atë në huazim me opsion blerje 35 milionë euro, përderisa Interi dëshiron ta shes atë këtë afat.

Tërë situata e kroatit u bë e njohur para ndeshjes së Interit kundër Torinos ku ata humbën. Më pas CEO, Beppe Marotta e pranoi se Perisic është duke kërkuar largimin.

Ivan Perisic gjatë 18 paraqitjeve në Serie A këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar në 2 prej tyre./Periskopi/

Perisic: Isha afër të largohesha drejt United, por vazhdova me Inter për shkak të këtij personi

Periskopi.com Sporti

Ivan Perisic ka zbuluar se ai ishte i tunduar të largohej nga Interi për Manchester United vitin e kaluar.

Anësori kroat ishte shumë i lidhur me kalimin tek ‘Djajtë e Kuq’ gjatë verës së vitit 2017, por përfundoi me nënshkrimin e një kontrate pesëvjeçare me Interin, përcjell Periskopi.

Edhe pse Perisic ishte kënaqur me vëmendjen që ia dha Jose Mourinho, ai ishte bindur të qëndronte në San Siro nga trajneri Luciano Spalletti.

Related image

“Është e vërtetë se një ofertë nga Manchester United ishte në tavolinë – unë kam qenë shumë afër largimit nga Interi”, tha ai për FourFourTwo.

”Kur arriti Luciano Spalletti [në qershor 2017], ai tregoi dëshirën e madhe për të më mbajtur në ekip dhe e bëri të qartë se ai nuk dëshironte të më humbte mua”.

”Ishte shumë inkurajuese dhe nuk jam penduar për vendimin tim për të qëndruar në Inter. Në futboll,  në këto situata detajet e vogla janë çelësi i një suksesi”.

”Admirimi nga një trajner si Mourinho është padyshim diçka që më tundoi. Është konfirmim i punës së madhe dhe përformancave të mira. Ti nuk mund të qëndrosh duarkryq kur një klub si Manchester United të jep ofertë, por gjithashtu je i kënaqur sepse këto gjëra të motivojnë për të vazhduar të punosh edhe më fortë”, potencoi Perisic. /Periskopi/

Ivan Perisic zbulon trajnerin me të cilin dëshiron të punojë dhe nuk është Jose Mourinho

Periskopi.com Sporti

Ivan Perisic ka thënë që ai të mund të largohet nga Interi për të shkuar te Bayern Munchen

Ylli kroat po kërkohet me ngulm nga Jose Mourinho, por është vetë futbollisti që ka konfirmuar që do të dëshironte që të luante për Niko Kovac, i cili është trajner i Bayern Munich, transmeton Periskopi.

“Unë te Bayern? Nëse Niko Kovac më dëshiron mua, ai e di se ku jam,” ka thënë Perisic.

“Unë kam luajtur shumë mirë te Kroacia kur ai ishte trajner dhe ne kemi përgëzuar njëri-tjetrin për arritjen që kemi bërë në Gjermani.

“Kam dëgjuar se disa klube më dëshirojnë mua, por së pari duhet të flas me Interin. Do të doja që të luaja në Spanjë ose Angli, por Champions League është prioriteti im,”. /Periskopi/
Image result for niko kovac and ivan perisic

Mourinho vazhdon luftën me klubin: Nuk po kërkoj shumë, vetëm edhe një transferim

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho kërkon nga klubi që ta sjellë në ‘Old Trafford’ të paktën edhe një lojtar

Manchester United kishte paraqitje të tmerrshme në përgatitjet parasezonale me trajnerin portugez që haptas kritikoi skuadrën e tij, transmeton Periskopi.

I pyetur nëse ai ishte i sigurtë për nënshkrimin e dy lojtarëve para se të mbyllet afati kalimtar sezonit, Mourinho i tha BEIN SPORT: “Jo. Unë jam i bindur se do të marr një.

“Unë mendoj se në çdo vit ndodhe e njejta gjë në klub, me trajnerin që gjithmonë kërkon më shumë. Por vendimet e klubit janë ndryshe. Nëse unë nënshkruaj me një lojtar deri në përfundim të merkatos do të jetë mirë,” ka përfunduar ‘Special One’.

Dëshira e Mourinho është Ivan Perisic. /Periskopi/

Mourinho e dëshiron me çdo kusht yllin kroat si zëvendësues të Anthony Martial

Periskopi.com Sporti

Klubi anglez insiston ta blejë sulmuesin kroat të Interit, Ivan Perisic.

Ivan Perisic ka qenë një prej më meritorëve që Kroacia ka shkuar deri në finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Paraqitjet fantastike të kroatit, e kanë mahnitur trajnerin e Manchester United, Jose Moourinho, i cili planifikon të bëjë një ofertë tjetër për ta bindur sulmuesin e krahut të transferohet në Old Trafford.

Mourinho e sheh Perisiqin si zëvendësues ideal të Anthony Martial, i cili pritet të largohet nga United.

Oferta e “Djajve të Kuq”, për futbollistin e Interit pritet të shkojë deri në 70 milionë euro.

Edhe një vit më parë Mourinho e kishte kërkuar Perisiqin, por ai kishte preferuar të qëndronte tek Interi.
Related image

Mourinho s’heq dorë nga Perisic

Periskopi.com Sporti

Anthony Martial për Ivan Perisic. Një vit pasi Mourinho nuk arriti ta merrte kroatin, Manchester United duket se është duke përgatitur një sulm të ri.

Lajmi është dhënë nga britanikja “Daily Mail”, sipas së cilës, trajneri portugez ka studiuar një plan të ri , që bazohet te shitja e sulmuesit francezi.

Drejtuesit e Inter kanë kërkuar ta përfshijnë atë në negociatat e zhvilluara vitin e kaluar, por anglezët kanë refuzuar. Tani situata ka ndryshuar dhe duket se “Djajtë e Kuq” do t’ia plotësojnë dëshirën lojtarit, i vendosur të ndryshojë ekip.

Mou kërkon 90 milionë euro për kartonin e Marital. Një shifër shumë e lartë, por janë të shumtë klubet që do të ishin të gatshëm të viheshin në lëvizje.

Me atë shumë, Mourinho do të kthehej të trokiste në derën e Inter për Ivan Perisic, i cili e ka bindur akoma më shumë portugezin pas paraqitjeve të bëra në Kupën e Botës.

 

 

Lajm katastrofal për Kroacinë: Ylli i skuadrës humbet finalen e Botërorit (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Ivan Perisic është në dyshim për finalen që Kroacia do të luajë kundër Francës

Ivan Perisic luajti 120 minuta në ndeshjen kundër Anglisë dhe ishte më i miri në fushë duke shënuar fillimisht golin e barazimit gjatë kohës së rregullt, ndërsa në shtesa asistoi te goli i Mandzukucit, shkruan Periskopi.
Related image

Por, ai në fund të takimit me Anglinë pësoi një tërheqje muskulore të këmbës së majtë dhe tani ka shqetësime në kampin kroat.

Sipas mediumut anglez “Daily Mail”, ai është në dyshim për t’u paraqitur në finale, por mjekët e skuadrës do të bëjnë gjithçka që ai të jetë i gatshëm për finalen kundër Francës.

Përveç Perisicit edhe Ivan Rakitic kishte probleme shëndetësore para ndeshjes me Anglinë, por ai luajti 90 minuta dhe ka thënë që në finale nëse është e nevojshme do të luante edhe me një këmbë. /Periskopi.

Mourinho e vlerëson lartë yllin kroat: Ai është ndryshe nga të tjerët

Periskopi.com Botërori 2018

Jose Mourinho ka folur për formën e lartë që po e tregon Ivan Perisic me kombëtaren e Kroacisë

Trajneri portugez verën e kaluar e dëshironte në skuadër Ivan Perisicin, por Manchester United dështoi për ta transferuar yllin e Interit, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes Kroaci Angli [2-1], Mourinho e vlerësoi lartë paraqitjen e mesfushorit kroat.

“Ai[Perisic] është ndryshe nga të tjerët,” ka thënë Mourinho.

“Ai nuk është një anësor i thjeshtë, ai dallon nga lojtarët tjerë të krahur të cilët janë vetëm të shpejt dhe krijojnë raste. Perisic është edhe i fortë, e pamë kur ai e fitoi topin në ajër te goli i dytë i Kroacisë,”. /Periskopi/

Perisic realizoi ëndrrën e fëmijërisë, thotë se Kroacia tregoi karakter

Periskopi.com Botërori 2018

Ivan Perisic ka thënë se shënimi i golit për ta dërguar Kroacinë për herë të parë në finale është një ëndërr e fëmijërisë e cila u bë realitet.

Lojtari i Interi është shpallur nga FIFA Lojtari i Ndeshjes pas golit dhe asistimit për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, në vazhdime, pas rikthimit të rezultatit nga 1-0 në 2-1, kështu duke siguruar vendin në finalen e madhe kundër Francës që do të zhvillohet në Moskë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është gjysmëfinalja për një shtet të vogël si Koracia”, tha Perisic pas ndeshjes.

“Ne kemi filluar ngadalë lojën por më pas treguam karakter, ashtu si në dy ndeshjet e fundit në të cilat ishim në disavantazh me nga një gol”.

“Kur isha në vendlindjen time, në Omis, para 20 viteve. Bëja tifo për Kroacinë, duke veshur një fanellë të Kroacisë, dhe unë vetëm mund të ëndërroja për të luajtur për vendin tim dhe për të shënuar njërin nga golat më të rëndësishëm për të na dërguar në finale’’.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndezet sfida, Kroacia barazon rezultatin me anë të Perisic (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Anglisë

Në ‘Luzhniki’ të Moskës po luhet gjysmëfinalja ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë ku rezultati pas 70 minutave lojë është 1-1.

Ivan Persic shënoi golin e barazimit për kroatët në minutën e 68-të. /Periskopi/