Takimi Trump-Putin: Kosova temë e diskutimit, çfarë shkruajnë mediat serbe

Periskopi.com Lajme

Mediat serbe kanë shkruar në lidhje me faktin se nëse ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe kreut të shtetit rus Vladimir Putin. Dy liderët botërorë do të takohen në Helsinki.  Ivan Vujaçiç, ish ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara, kategorikisht mohon pretendimet se Putin dhe Trump do të kushtojnë një minutë të takimit në çështjen e Kosovës.

“Serbia dhe Kosova nuk do të jenë subjekt i atij takimi. Këto janë spekulime të medias që janë bërë për interesa të ndryshme. Trump dhe Putin kanë çështje shumë më të rëndësishme për t’u zgjidhur, por çështja e Krimesë me siguri nuk do të diskutohet në kontekstin e Kosovës “, shton Ivan Vujaçiq.

Vujaçiq, i cili ishte ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara gjatë qeverisë së kryeministrit të vrarë Zoran Gjinxhiq, gjithashtu hedh poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se dialogu mbi Kosovën midis Beogradit dhe Prishtinës do të zgjerohej për të përfshirë fuqi të mëdha në proces, nënvizon media serbe “Danas”.

Për disa ditë, mediat serbe kanë raportuar se Donald Trump dhe Vladimir Putin do të gjejnë një rezolutë për Kosovën, e cila do të marrë vetëm një minutë, në samitin e ardhshëm në Helskini. Në të përditshmen Blic thuhej se “Europa nuk ka as pushtet, as vullnet, as aftësi për të marrë vendime. Kjo është arsyeja pse ideja është që Putini dhe Tramp të bien dakord për këtë çështje vendimtare në emër tonë dhe për Evropën ta pranojë atë si një vendim përfundimtar “.