Trapi i Gjermanisë e harron shpejt eliminimin e kombit gjerman, zbavitet me modelen braziliane

Periskopi.com Sporti

Kevin Trapp nuk ka humbur shumë kohë pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kupa Botërore… ai tashmë po kalon pushimet me modelen braziliane Izabel Goulart.

Portieri i PSG, 27-vjeçar, i ka dhënë fund paraqitjeve në Kupën e Botës me Gjermaninë pas eliminimit në fazën e grupeve.

33-vjeçarja, ish-modele e Victoria’s Secret, Izaebl u paraqit në disa foto në gishtin e saj me një unazë diamante duke treguar momentet e mira që po kalojnë në plazh.

Më parë, modelja braziliane zbuloi: “Kevin dhe unë bëjmë shumë dashur – katër ose pesë herë në javë”.

Pavarësisht se gjyshi i saj është gjerman, ajo nuk e mbështeti kombëtaren e Gjermanisë, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Në fakt ajo është parë në stadiumin ku Brazili e zhvilloi kundrejt Serbisë për t’i dhënë kurajo vendit të saj në një fitore të rëndësishme prej 2-0.

Ajo asnjëherë nuk ka postuar ndonjë mesazh publik për të mbështetur Trappin, por për Brazilin ajo nuk u kursye duke i uruar fat në përballjet e ardhshme./Periskopi/