Arrihet armëpushimi në Rripin e Gazës

Periskopi.com Lajme

Pas dy ditësh luftime midis Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës, ka hyrë në fuqi një marrëveshje për armëpushim, kanë bërë të ditur burime të Kombeve të Bashkuara dhe militantëve të Xhihadit Islamik Palestinez.

Dhuna nisi pasi Izraeli vrau komandantin e grupit miliant Xhihadi Islamik Palestinez.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, ( territor që kontrollohet nga militantët e Hamasit), tha se 32 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa mbi 60 të tjerë janë plagosur.

Një zëdhënës i Xhihadit Islamik Palestinez konfirmoi për BBC-në se armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 5:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, tha se edhe OKB-ja, edhe Egjipti kanë “punuar shumë për të parandaluar përshkallëzimin në dhe rreth Gazës, që do të çonte në luftë”, përcjell periskopi.

Izraeli, megjithatë, nuk e konfirmoi armëpushimin.