Jabllanoviq thotë se më 6 tetor votuan edhe të vdekurit

Periskopi.com Lajme

Aleksandër Jabllanoviq po pretendon se janë bërë shkelje gjatë procesit zgjedhor të 6 tetorit.

Ai po dyshon se me emra të personave të vdekur është votuar për listën e dirigjuar nga Beogradi.

“Kjo nuk është hera e parë që na ka ndodhur. Kemi një ekip të madhe të votuesve të vdekur që na mundi edhe më 2017, edhe atëherë edhe tani jemi ankuar në PZAP, por askush nuk reagoi”, tha Jabllanoviq.