Presidenti i Brazilit: ‘Futbollin e pret kriza’

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili hapi vendin e tij pak ditë më parë, duke i dhënë fund karantinimit në shtetin më të madh të Amerikës së Jugut, në një video të shpërndarë nga pallati presidencal foli për situatën në futboll, duke paralajmëruar se shumë klube mund të përballen me vështirësi të mëdha financiare.

Sipas Bolsonaros, klubet më të mëdha në vend si Flamengo dhe Palmeiras mund të hasin probleme financiare për shkak të mungesës së aktiviteteve të futbollit.

Mungesa e të ardhurave, sipas presidentit të Brazilit, mund të sjellë probleme në pagesën e pagave, por dhe shlyerjen e borxheve, ndërkohë që klubet e divizioneve të ulëta rrezikojnë falimtentimin.

Kreu i qeverisë braziliane, i cili e ka përshkruar virusin thjesht si një grip të zakonshëm, mendohet se kërkon të shfrytëzojë vështirësitë e futbollit për të patur kontroll ekskluziv mbi izolimin e vendit, pasi, pavarësisht se ai vetë ka lejuar hapjen e vendit, Gjykata e Lartë në Brazil u ka dhënë të drejten guvernatorëve dhe kryebashkiakëve që të aplikojnë masa shtrënguese izolimi në varësi të lokaliteteve që ata drejtojnë duke bërë të pavlefshëm dekretin e presidentit.

Rasti më i fundit ishte ai i guvernatorit të Sao Paolos, Joao Doria, i cili vazhdoi masat e distancimit shoqëror, pavarësisht urdhrit të presidenti të Brazilit, Jair Bolsonaro. Sipas këtij të fundit, hapja e futbollit dhe nisja normale e kampionatit do të lejonte klubet që të përballonin më me sukses situatën e vështirë financiare në të cilën gjenden.

Presidenti brazilian poston video seksi duke pyetur: Çka është dushi i artë?

Periskopi.com Fun

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka postuar një video eksplicite seksuale në Twitter në përpjekjen e tij për të diskredituar Karnavalin e Sao Paulos, festivalit përvjetor, në të cilin janë bërë protesta kundër politikave të tij të ekstremit të djathtë.

Pamjet, që shfaqin një burrë derisa po pëshurrej në një botë tjetër në turmën e njerëzve.

“Nuk ndihem rehat që më duhet ta shfaq një gjë të tillë, por duhet të ekspozojmë të vërtetën në mënyrë që popullata ta dijë se çfarë prioritetesh t’i ketë,” tha ai. “Kjo është ajo në çka janë shndërruar këto karnavale të rrugës në Brazil.”

Ai këtë postim e pasoi me një tjetër skandaloz, ku pyeste: “Çka është dushi i artë?” [shënim i përkthyesit: Është akt seksual ku njëri pëshurret mbi tjetrin], përkthen Periskopi.

Brazilianët shpejt e dënuan postimin e presidentit të tyre si një keqparaqitje banale të festivalit, që sivjet u mbajt nga 28 shkurti e deri më 5 mars. /Periskopi

Shpallet president i ri i Brazilit: Profili i tmerrshëm i Jair Bolsonaros

Periskopi.com Lajme

Populisti i së djathtës ekstreme, pro-armëve, pro-torturës është zgjedhur president i ri i Brazilit pas një drame të mbushur me një frymë thellësisht përçarëse në vendin me demokracinë e katërt më të madhe në botë, shkruan The Guardian, përcjell në shqip Periskopi.

Jair Bolsonaro, 63 vjeçar që e ndërtoi fushatën e tij duke u zotuar se do ta çrrënjoste korrupsionin, krimin dhe të supozuarin kërcënim komunist, siguroi 55,1 për qind të votave, thanë autoritetet zgjedhore të dielën.

Rivali i majtë i tij, Fernando Haddad, siguroi vetëm 44,8 për qind të votave.

Në një video-paraqitje nga shtëpia e tij në Rio de Janeiro, Bolsonaro falenderoi Zotin dhe u zotua ta çrrënjoste korrupsionin nga Brazili.

Ai njihet për lëvdatat që ia kishte bërë diktatorit famkeq kilian Augusto Pinochet, dhe poashtu mbështetjes së torturave. Ai ka kërkuar poashtu që oponentët e tij politikë të vriteshin.

Bolsonaro flet me nostalgji për diktaturën ushtarake të viteve ’64-’85 dhe ka premtuar ta mbush qeverinë me liderë ushtarakë të tanishëm dhe të së kaluarës.

Ai ka qenë kongresmen prej vitit 1991. Është sulmuar ashpër nga oponentët politikë për sulmet në fjalimet e tij që i bënte ndaj grave, të zinjëve, gejëve, të huajve dhe komuniteteve indigjene, për të cilat edhe ishte paditur dhe gjobitur.

Ai i kishte thënë një koleges së tij në kongres se ajo s’ishte e denjë ‘as të përdhunohej’. Një muaj para raundit të parë zgjedhor, Bolsonaro i kishte shpëtuar një tentim-vrasjeje. Ai kishte bërë fushatë nga shtrati i spitalit.

Ja disa nga deklaratat më skandaloze:

“S’do të isha i aftë që ta doja djalin tim po të ishte homoseksual. Nuk do të jem hipokrit: Më mirë do të ndihesha po të më vdiste në aksident se sa po të dilte me ndonjë burrë tjetër me mustaqe.”

“Nuk do t’i luftoj e as diskriminoj [gejët] por nëse i shoh dy burra duke u puthur në rrugë, do t’i godas që ç’ke me të.”

“Ne brazilianët nuk i duam homoseksualët.”

“Kurrë asgjë nuk ndërron në këtë vend duke votuar. Asgjë. Absolutisht asgjë. Për fat të keq, gjërat do të ndryshojnë vetëm nëse shpërthen një luftë civile dhe ne e bëjmë punën që regjimi ushtarak nuk e bëri. T’i vrasim nja 30 mijë… t’i vrasim! Nëse pak të pafajshëm vdesin, s’ka të keqe.”

“Unë jam në favor të diktaturës… kurrë s’do t’i zgjidhim problemet kombëtare me këtë demokraci të papërgjegjshme.”

“Jam në favor të torturës.”

“A jemi të obliguar t’iu japim atyre bastardëve [kriminelëve] jetë të mirë? Ata e kalojnë krejt jetën e tyre duke na qirë dhe ne që punojmë duhe t’iu japim kushte të mira në burg. Le ta qijnë nënën, pikë. Kjo është, dreqi e marrtë!”

“I kam pesë fëmijë. Katër prej tyre janë djem, ndërsa për të pestin kisha një moment dobësie dhe më doli vajzë.”

“Nuk ka rrezik që fëmijët e mi të dalin me të zinj apo me gej. Ata i kam rritur mirë.” /Periskopi