Veprimi i ish kapitenit të Dortmund ka marrë vëmendjen e botës

Periskopi.com Sporti

Jakub Blaszczykowski, ish kapiteni i Dortmund, ka lënë Wolfsburg dhe është bashkuar me ekipin ku ai ka fituar hapat e parë në karrierë, me Wisla Krakow në Poloni.

Por kjo nuk është e gjitha. Wisla Krakov në këtë sezon është në probleme të rënda financiare, shkruan Periskopi.

Kuba ka vendosur që të luaj në ligën polake me Wislan pa pagesë dhe ka vendosur t’i dhuroj 310 mijë euro klubit ku ai u rrit.

Image result for Jakub Blaszczykowski wisla

Ky gjest ka marrë vëmendjen e botës, ndoshta për modestinë e treguar nga 33 vjeçari.

Ai pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Dortmund, ku në 197 paraqitje ka shënuar 27 gola.

Veprim i tij nuk duhet të kufizohet e të nderohet vetëm brenda Polonisë, por meriton të globalizohet dhe të jepet si shembull për të tjerët. /Periskopi