Tag: James McCarthy

Çmimi për prezantimin më të keq në histori të futbollit i shkon Crystal Palace
Videot interesante të prezantimit të transferimeve janë bërë pjesë e rëndësishme e merkatove kohëve të fundit.
Klubet e futbollit po bëhen gjithnjë e më kreativë në njoftimet për fansat rreth transferimeve të reja, transmeton Persikopi.
Por, ato jo gjithmonë janë arsye për të qenë të ngazëllyer.
Nganjëherë tejkalohen kufijtë. Dhe saktësisht kjo ndodhi me Crystal Palacen të mërkurën mbrëma.
“Shqiponjat” prezantuan transferimin e pestë të verës kur konfirmuan lajmin e ardhjes së James McCarthyt.
Ai tani bashkohet me James McArthuriti cili luajti përkrah irlandezit më herët këtë dekadë.
Crystal Palace u mundua ta nënvizojë këtë por dështoi në mënyrë spektakolare.
Videoja starton me McArthurin në një Internet Cafe duke kërkuar në uebsajtin për ribashkimin e shokëve “Friends Reunited”.
Ai pastaj e gjen profilin e McCarthyt, para se ta lëshojë zërin e sikletshëm “Yeahhhhh”.
This is officially the worst transfer announcement video ever ?
Take a bow, Crystal Palace ?#CPFCpic.twitter.com/kg7dzyiLhH
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) August 8, 2019
Sigurisht, prezantim më të keq se kaq edhe po të mundohej Crystal Palace nuk do të mund ta bënte.
Këtë e kuptoi menjëherë klubi, pasi e fshiu postimin pak kohë pasi e postoi. /Periskopi.com/