Shkencëtarit James Watson i merren titujt , tha se njerëzit me ngjyrë janë më pak inteligjent se ata të racës së bardhë

Periskopi.com Lajme

Fituesi i çmimit për nobel, shkencëtarit amerikan James Watson ka pësuar çnderimin e tij më të madh, pasi të gjithë titujt e nderit iu janë marrë si pasojë e një deklarate raciste mbi inteligjencën e njerëzve me racë të bardhë dhe atyre me ngjyrë.

Në një program televiziv, pionieri i studimeve të AND-së, ka thënë se ka dallime në mes të inteligjencës së njerëzve të bardhe dhe atyre me ngjyrë, për shkak të racës.
Laboratori “Cold Spring Harbor”, tha se komentet e shkencëtarit 90-vjeçar ishin “të pabazuara dhe të pamatura”.

Dr Watson kishte bërë deklarata të ngjashme në vitin 2007 dhe më pas kërkoi falje.

Ai është fitues i çmimit nobel për shkencë, së bashku me Maurice Wilkins dhe Francis Crick në vitin 1962, për zbulimin që e kishin bërë në 1953 për strukturën e spirales së dyfishtë, të AND-së.

Në vitin 2014, Dr. Watson po ashtu dorëzoi medaljen e artë për shkencë duke thënë se ai ishte larguar nga komuniteti shkencor pas fjalëve të tij rreth racës.

Aktualisht ai është i shtrirë në një qendër rehabilituese ku po trajtohet pas një aksidenti me veturë, dhe është i pavetëdijshëm për atë që po ndodh rreth tij.

Megjithatë, në vitin 2007 n shkencëtari që kishte punuar në Universitetin e Cambridge, më saktësisht në laboratorin e Cavendish, i pati thënë gazetës New York Times që ishte i zymtë në thelb për prosperitetin në Afrikë”, sepse megjithëse të gjitha faktet e studimeve qojnë se inteligjenca e tyre është e njëjtë me “të tonën” duke iu referuar racës së bardhë, në fakt nuk është ashtu.

Po ashtu kishte shtuar se të gjithë punëdhënësit që kanë punëtorë të racës me ngjyrë, kanë problem me ta.

Pas këtyre deklaratave, Watson pati humbur punën e tij si këshilltarë në laboratorin e Cambridge si dhe të gjitha detyrimeve të tij ndaj administratës atje. Ai kishte shkruar një kërkim falje.

Dr Watson u bë drejtor i Laboratorit “Cold Spring Harbor” në 1968, dhe president i saj një dekadë më vonë, në 1994.Një shkollë në laborator u emëruar sipas tij.

Porn ë një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters djali i tij Rufus tha se deklaratat e Dr Watsonit “mund ta bëjnë atë të jetë një fanatik dhe diskriminues”, por kjo nuk ishte e vërtetë.

“Ata vetëm përfaqësojnë interpretimin e tij mjaft të ngushtë të fatit gjenetik … Babi im e kishte bërë laboratorin jetën e tij, dhe megjithatë tani laboratori e konsideron atë një përgjegjësi”.

Watson humbi të gjithë titujt e nderit si shkencëtarë i gjitha kohërave modern, për shkak të deklaratave të tij që nuk arritën të mbështeten me fakte, dhe u cilësuan racizëm i pastër nga ana e tij. /Përktheu nga BBC: Leonora Aliu/Periskopi