‘Ju q*** motrën mu në p***’ – pamjet e reja tregojnë Markun duke shpërthyer pas barazimit

Periskopi.com Sporti

Florian Marku u shfaq shumë i irrituar, që në ndeshjen ndaj britanikut Jamie Stewart, iu mohua fitorja, ndonëse në ring ishte gjatë gjithë kohës dominues.

Gjyqtarët vendosën që ndeshje mes dy boksierëve ishte mbyllur në barazim. Irritimi i Markut që nuk iu dha fitorja shihet edhe në një video që ka nisur të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Boksieri shqiptar shihet teksa para intervistës pas ndeshjes, shpërthen në sharje ndaj arbitrit, duke thënë se fitorja ndoshta nuk iu dha për faktin se është shqiptar.

Marku i mllefosur edhe në intervistën e dytë: Gjyqtari nuk di m*t për boksin, nuk mund ta besoj

Periskopi.com Sporti

Florian Marku ka vazhduar me intervistën e dytë duke shprehur mllefin, pas barazimit shokues me Jamie Stewartin.

Marku qartazi dominoi meçin përgjatë tetë rundeve, por në fund u vendos për barazim me pikë, 76-76, shkruan Periskopi.

Në intervistën e dytë që e dha pas meçit, për ‘DAZN’, boksieri shqiptar përsëri nuk u përmbajt.

”Është një shaka, nuk mund ta besoj. Ky gjyqtar, referi, sepse ishte një gjyqtar.

”Nuk di m*t për boksin. Nuk e di çka është boksi, ai më goditi vetëm një herë pastër në kokë. E rrëzova në tokë, ai u ngrit, i dhashë kaq shumë goditje të pastëra.

”Po na shkatërrojnë karrierat.” Shikoni më poshtë intervistën. /Periskopi.com/

Interneti i shokuar me barazimin e Markut: Vendim i tmerrshëm, Marku ishte fituesi i qartë

Periskopi.com Sporti

Florian Marku nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim me pikë, 76-76, me boksierin pa eksperiencë, Jamie Stewart, të shtunën mbrëma.

Shqiptari dominoi përgjatë tërë meçit, por çuditërisht në fund u vendos për barazim, shkruan Periskopi.

Marku shprehu frustrimin e tij pas përballjes, duke thënë se gjyqtarët po mundohen t’ia shkatërrojnë karrierën.

Se Marku e meritoi fitoren është i bindur edhe interneti (njerëzit në të).

”Pastaj thonë pse njerëzit shikojnë ndeshje ilegalisht, kush dëshiron të paguajë të shohë gjyqtarë duke shkatërruar meçe dhe të japin rezultate m*ti,” shkroi një komentues.

”Referët nuk duhet të gjykojnë luftëra. Merrni më shumë referë nëse është e nevojshme,” shkroi një tjetër.

”Tmerr nga McDonell që e gjykoi luftën! Marku ishte fitues i qartë,” shkroi një komentues i tretë. /Periskopi.com/

Fuqia drithëruese e Markut: Momenti kur grushti brutal i tij ia hoqi nga goja mbrojtësen kundërshtarit

Periskopi.com Sporti

Florian Marku nuk arriti më shumë se një barazim, 76-76 me pikë, me boksierin Jamie Stewart.

Stewart pranoi në momentet e fundit të ishte rivlai i Markut, pasi kundërshtari i mëparshëm hoqi dorë, shkruan Periskopi.

Dhe me vetëm dy meçe mbi supe të britanikut, pritej një fitore e lehtë e shqiptarit, por nuk ndodhi.

Pas përballjes, Marku humbi kokën kur zbuloi vendimin duke akuzuar gjyqtarët se po mundohen t’ia shkatërrojnë karrierën.

Sidoqoftë, ai tregoi fuqinë e vërtetë në një moment gjatë meçit, kur me një të djathtë brutale ia heq kundërshtarit mbrojtësen e dhëmbëve nga goja.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Florian Marku nuk arrin ta mposht kundërshtarin pa eksperiencë – meçi mbyllet me barazim

Periskopi.com Sporti

Florian Marku ka ndarë fitoren me rivalin, Jamie Steëart, në meçin ‘undercard’, para eventit kryesor mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

Boksieri shqiptar u desh të priste tetë runde, aq sa i kishte në tërësi përballja, për ta mësuar në fund se nuk kishte arritur më shumë se një barazim, shkruan Periskopi.

Me vendim të gjyqtarëve, Marku nuk arriti më shumë se një barazim 76-76.

Vlen të thekohet se Marku arriti që ta rrëzonte Steëartin në rundin e dytë, por jo me nokaut klasik siç jemi mësuar ta shohim. /Periskopi.com/

Këtu mund ta shikoni direkt meçin e Florian Markut

Periskopi.com Sporti

Sot në The SSE Arena, Wembley, do të ndeshen boksierët e kategorisë së peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

Kjo përballje pritet të fillojë nga ora 23:30, por para kësaj, boksieri shqiptar Florian Marku do ta zhvillojë meçin e tij kundër Jamie Stewart.

Ky meç pritet të startojë pas pak minutave dhe mund ta ndiqni LIVE duke klikuar KËTU

‘Nëse flet keq për mua, do të pendohesh’ – Marku ia fut frikën në palcë kundërshtarit në korridorin e hotelit

Periskopi.com Sporti

Florian Marku do të ndeshet të shtunën mbrëma rreth orës 18:00 me kundërshtarin Jamie Steëart.

Fillimisht shqiptari ishte paraparë të boksonte me një boksier tjetër, por ai u tërhoq nga frika sipas promoterit Eddie Hearn, shkruan Periskopi.

Jamie Stewart është ai që mori guximin ta zëvendësonte atë në momentet e fundit.

Stewart është një boksier pa përvojë, me vetëm dy përballje mbi supe (të dyja fitore).

Dhe të enjten, Marku u konfrontua me Stewart në korridorin e hotelit, teksa ky i fundit nuk dëshironte aspak të ngriste tensione me rivalin shqiptar.

”Do të pendohesh nëse flet keq për mua,” dëgjohet Marku duke thënë ndër të tjerash.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/