E konfirmon Young Zerka, ai dhe Ronela janë në lidhje

Periskopi.com Showbiz

Ka kohë që në mediat rozë po qarkullon lajmi se artistët e njohur të skenës, Young Zerka dhe Ronela Hajati janë në lidhje dashurie, megjithatë ata nuk e pranuan publikisht.

Ani pse në intervista të shumta u pyetën për lidhjen e tyre, zgjodhën heshtjen. Por, raporti i tyre ngjallte dyshim, transmeton rtv21.tv

Pasi raporti i tyre u fol e u stërfol, Young Zerka u dorëzua, e konfirmoi lidhjen me artisten e mirënjohur.

“E përmenda shpirtin tim binjak. Patjetër. Të dy kemi çelësat e njëri-tjetrit. Key Menagement with the Key Heart. Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë, jemi te i njejti çelës bashkë, Key Menagement”, deklaroi ai në Prive.