3 pikat e forta dhe 2 pikat e dobëta të kombëtares së Suedisë

Periskopi.com Botërori 2018

Suedia do të takohet me Anglinë në çerekfinale të shtunën. Ekipi skandinav kalimin në çerekfinale e siguroj për herë të parë që prej vitit 1994.

Ky turne ka qenë shumë i suksesshëm për Janne Anderson që e udhëhoqi ekipin e tij si kryesuese e grupit, në të cilën ishin pjesë edhe kampionët e Gjermanisë por pavarësisht kësaj suedezët bën një hap të madh drejt fazës së eliminimit direkt.

Ata e kanë menaxhuar mirë lojën me një mbrojtje të qëndrueshme dhe me një shpirt të madh të treguar në fushë.

Duke analizuar lojërat e Suedisë, janë evidentuar tre pikat e forta dhe dy dobësitë.

Pikat e forta

Puna në grup

Nëse është një prej gjërave që ju mund të thuani rreth Suedisë, është çelësi kryesor – puna në grup. Ata kanë punuar si një njësi dhe ka qenë e vështirë të çahet ndonjë koridor për të hapur vrima nga kundërshtarët.

Organizatori dhe mbrojtësi Andreas Granqvist ka qenë shumë i rëndësishëm në organizimin e mbrojtjes suedeze, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Organizimi i mbrojtjes

Jo vetëm organizimi i përbashkët i Suedisë, por aftësia e përgjithshme mbrojtëse është impresive në këtë kampionat. Kjo fillon me portierin Robin Olsen i cili ka qenë një yll i nënvlerësuar më parë.

Goli i cili pranoi nga Gjermania në fazën e grupeve është i pari i pranuar pas 548 minutave.

Planet taktike të Janne Andersson

4-4-2 është formacioni që ai e ndërtoi në fitoren kundrejt Italisë në dy ndeshjet e vlefshme të play-off për t’u kualifikuar në Kupën Botërore.

Ai ka njohuri në anët e forta dhe përdor këtë sistem për t’i përshtatur lojtarët në rolet e tyre ku janë më produktivë.

Dobësitë

Një lojtar që nuk ka pasur kualitetin të tregojë mjaftueshëm në Kupën Botërore është Marcus Berg.

Sulmuesi ka pasur disa raste të mjaftueshme për të shënuar, por nuk ka arritur të gjejë golin deri më tani; numri 9 ka pasur katër shanca për të shënuar por ka dështuar në të gjitha rastet.

Mungesa e një mesfushori depërtues

Suedia ka shënuar pothuajse në çdo ndeshje, por golat janë shënuar më shumë nga vija mbrojtëse. Kjo është theksuar nga fakti se goli i tyre kundër Koresë së Jugut, i cili erdhi nga pika e bardhë, ishte e para në 402 minuta të futbollit ndërkombëtar.

Ata kanë krijuar 38 shance në Rusi deri tani, një më pak se Anglia, por kanë shënuar vetëm gjashtë gola krahasuar me nëntë që ka shënuar Anglia.

Një gjë që do të testohet Suedia është edhe loja e përqendruar shumë në zonën e tyre dhe kanë një mbajtje të vogël të topit./Periskopi/