Interistët e Kosovës takojnë Javier Zanettin

Periskopi.com Sporti

Një grup tifozësh të Interit nga Kosova kanë takuar legjendën e klubit zikaltër, Javier Zanettin, i cili nuk ngurroi ta vulosë nënshkrimin e tij në një veshje të Inter Club.

Tifozëve kosovarë të “Inter Klub Kosova”, Alban Kurtishi me shokë e vizituan Bullgarinë javën e kaluar, për ta shikuar nga afër ndeshjen e parë të Interit me Ludogorets në fazën e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Evropës.

Përveç që e shijuan fitoren e “Nerazzurëve” ata morën edhe nënshkrimin nga fituesi i tripletës në vitin 2010.

Zanetti: Interi e meriton kualifikimin

Periskopi.com Sporti

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti beson se klubi italian e meriton kalimin në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët përballen me një lojë të rëndësishme me PSV-vë të martën mbrëma me fillim nga ora 21:00 në Giuseppe Meazza.

Megjithatë, fati i tyre nuk është në duart e tyre, pasi ata do të bien në Ligën e Evropës, nëse Tottenhami merr një rezultat më të mirë se ta në Barcelonë.

Sipas legjendës dhe tani zëvendëspresidentit Zanetti, Interi e meriton të kualifikohet për 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

“Para se të mendojmë për rezultatin në ndeshjen midis Barcelonës dhe Tottenhamit, duhet të bëjmë punën tonë”, ka thënë fillimisht Zanetti për faqen zyrtare të klubit.


“Ne kemi nevojë për të fituar ndeshjen tonë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ne do të duhet të bëjmë më të mirën për të mundur PSV-në dhe pastaj mund të shpresojmë për një rezultat pozitiv në Camp Nou”

Javier Zanetti konfirmon të ardhmen e Icardit

Periskopi.com Sporti

Javier Zanetti ka thënë se Mauro Icardi do të qëndrojë tek Interi

Sulmuesi argjentinas po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, derisa klauzola e tij është 110 milionë euro, transmeton Periskopi.

Zanetti që është zëvendëspresident tek Interi ka konfirmuar që Icardi do të qëndrojë te Nerazzurët.

“Mauro do të qëndrojë tek Interi, ai është i lumtur këtu,” ka thënë Zanetti.

“Sapo të mbyllet afati kalimtar ne do të negociojmë me të për ta rinovuar kontratën e tij,”. /Periskopi/

Pesë lojtarët me më së shumti paraqitje në garat europiane

Këtu mund t’i gjeni lojtarët të cilët kanë zhvilluar më së shumti ndeshje në garat europiane për skuadrat e tyre.

Periskopi.com Sporti

Paolo Maldini ka zhvilluar 174 paraqitje për Milanin në garat europiane, kryesisht në Ligën e Kampionëve.

Xavi Hernandez ka luajtur në 173 ndeshje që Barcelona ka zhvilluar në këto gara.

Clarence Seedorf, ish-futbollisti i Milanit, Ajaxit, Real Madridit dhe Interit ka zhvilluar 163 paraqitje në garat europiane.

Raul Gonzales ka zhvilluar 161 paraqitje në garat europiane gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit dhe Schalke 04.

Javier Zanetti, ish-ylli i Interit ka zhvilluar 160 paraqitje në këto gara. /Periskopi.com