Leedsi më tërheqës se Man Unitedi: U mundua t’ia vjedh transferimin në minutën e fundit, dështoi keq

Periskopi.com Sporti

Manchester Unitedi u mundua të bënte një tentativë të vonshme për transferimin e Jean-Kevin Augustinin nga Red Bull Leipzig.

Sulmuesi francez iu bashkua skuadrës nga Championshipi, Leeds, në formë huazimi të hënën, por tani është zbuluar se “Djajtë e Kuq” u munduan ta vjedhin transferimin me një ofertë në minutën e fundit, transmeton Periskopi.

Augustin has joined Leeds on loan

Megjithatë, ata ishin shumë të vonshëm. Sipas “Athletic”, kur Unitedi bëri ofertën, Augustin ishte tashmë rrugës për t’i kryer testet mjekësore.

Sipas raportit, oferta e Leedsit kishte marrë tashmë dritën e gjelbër, me Leedsin që thuhet se e impresionoi Leipzigun me “qëndrimin pozitiv”, derisa Unitedi kishte qenë shumë reaktiv.

Kjo ishte një tjetër goditje për Ole Gunnar Solskjaer, i cili është i dëshpëruar të transferojë një sulmues në janar. /Periskopi.com/