Sulmuesi i njohur dhunoi vajzën e tij por gjykata ia fali pasi e pranoi fajin

Periskopi.com Sporti

Jean-Pierre Nsame është njëri nga sulmuesit më në formë aktualisht në Superligën e Zvicrës,.Kamerunasi është pjesë e kampionëve të Young Boysit, i cili tashmë ka rënë në sy të shumë klubeve.

Megjithatë, gjiganti i sulmit të skuadrës zvicerane ka një histori të trishtë, e cila e bën të duket shumë i frikshëm, transmeton Periskopi.

Mediet në Zvicër kanë zbuluar se ai në vitin 2017, ishte akuzuar për dhunë në familje ku e kishte rrezikuar jetën e vajzës së tij.

Nsame derisa luante te Servete ishte paraqitur në një ordinancë mjekësore më vajzën e tij, e cila kishte marramendje dhe dhimbje koke. Mjekët gjatë ekzaminimit kuptuan se ajo vinte nga dhuna që i është shkaktuar dhe menjëherë kontaktuan policinë.

Nsame u përballë me një gjyq të gjatë ku rrezikonte deri 15 vjet burg, por meqenëse ai e kishte pranuar fajin dhe ishte ndjerë i penduar, gjykata vendosi të mos marrë masa, pasi dhuna nuk ishte e rrezikshme për jetën e vajzës.

Gjithsesi, ai për një kohë bukur të gjatë e kishte të ndalur nga gjykata t’i afrohet familjes së tij e ne veçanti vajzës. /Periskopi.com/