Dalin fotot e frikshme nga qelia ku vrau veten miliarderi pedofil, Jeffrey Epstein

Periskopi.com Lajme

Së fundmi janë bërë publike për herë të parë pamjet e tmerrshme nga qelia ku vrau veten miliarderi pedofil Jeffrey Epstein.

Në foto duken qartë litarë kudo në qeli dhe dyshemja e mbuluar nga gjaku. Ndërsa disa pamje nga autopsia e miliarderit kanë zbuluar për herë të parë edhe plagën e tij në qafë.

Miliarderi Jeffrey Epstein i dha fund jetës në muajin gusht, duke u vetëvarur në qelinë e tij në burgun e Manhatanit.

66-vjeçari do të dilte në gjyq këtë vit për akuzat e abuzimit seksual të dhjetëra vajzave të mitura në Neë York dhe Florida. (TemA)

Rojet e burgut akuzohen për falsifikim të regjistrave për vdekjen e Epsteinit

Periskopi.com Lajme

Dy oficerë burgu, përgjegjës për mbrojtjen e financierit të ndjerë amerikan, i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, u akuzuan për falsifikim të regjistrave, natën kur ai vdiq.

Sipas avokatit amerikan për rajonin jugor të Nju Jorkut, oficerët Tova Noel dhe Michael Thomas, nuk kontrolluan Epsteinin çdo gjysmë ore dhe falsifikuan regjistrat për të mbuluar pakujdesinë e tyre.

“Siç pretendohet, të pandehurit kishin për detyrë sigurimin e të burgosurve federalë nën kujdesin e tyre, në Qendrën Metropolitane të Rehabilitimit”, deklaroi avokati i SHBA-së, Geoffrey Berman, transmton ATSH.

“Përkundrazi, ata në mënyrë të përsëritur dështuan të kryejnë kontrolle mbi të burgosurit dhe gënjyen zyrtarisht për të fshehur shkeljen e detyrës”, shtoi ai.

Sipas zyrës së avokatit, të dy oficerët u dorëzuan sot në mëngjes.

Dramatike: Pedofili që u shpall i vetëvrarë del se është vrarë, akuzohen rojet e burgut

Periskopi.com Lajme

Të dy rojet që ishin në detyrë natën që miliarderi Jeffrey Epstein thuhej se vrau veten në një burg të New York-ut, po përballen me akuza si të dyshuar se nuk e kishin kontrolluar qelinë e pedofilit çdo gjysmë ore, transmeton Periskopi.

Rojet u akuzuan të martën dhe pritet të paraqiten në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara në Manhattan. Epstein ishte duke u mbajtur në burg ndërsa ai priste gjykimin pas akuzave të trafikimit seksual.

Gjykata ka theksuar se të dy rojet,  Z. Noel dhe Z. Thomas nuk arritën të kontrollojnë Epstein atë natë, dhe në vend të kësaj u ulën në tryezën e tyre, shfletuan internetin dhe lëvizën rreth zonës së përbashkët.

Po ashtu, raportet  pas vdekjes së Epsteins treguan se rojet ranë në gjumë me orë të tëra ndërsa trafikanti i dyshuar, Epstein ishte nën kujdesin e tyre.

Epstein ishte gjetur i plagosur në qelinë e tij, ku u dyshua për vetëvrasje./PERISKOPI/

 

Tronditëse: Patologu thotë se miku i Trumpit dhe Clintonit nuk e vrau veten, por u vra

Periskopi.com Lajme

E pabesueshme: Patologu thotë se Epstein nuk u vetëvra por u vra

Trupi i pedofilit Jeffrey Epstein tregonte shenja të vrasjes pas vdekjes në burg, ka thënë patologu i famshëm duke shkaktuar sensacion në mbarë ShBA-të.

Financiare i poshtëruar vdiq më 10 gusht dhe ekzaminuesit mjekësor vendosën që ai kishte vrarë veten në qendrën e paraburgimit në Nju Jork.

Epstein, 66 vjeçar, u gjet i varur në qelinë e tij të burgut në Manhattan – ku po priste procesin gjyqësor për trafikim të fëmijëve për seks, akuza që i kishte dënuar – dhe u shpall i vdekur rrugës për në spital, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.

Tre muaj pas vdekjes së tij, dr.Michael Baden, që ishte emëruar nga vëllai i pedofilit në atë rol për të observuar trupin, tha se Epstein mund të ishte varur nga dikush tjetër në qelinë e tij.

Në një intervistë për Fox News, Dr.Baden mohoi gjetjet zyrtare dhe pretendoi se trupi i Epsteinit kishte shenja të vrasjes.

85 vjeçari tha se trupi i Epstein kishte dy fraktura në anën e majtë dhe të djathtën e laringut, specifikisht në atë që njihet si molla e Adamit.

“Mendoj se këto prova tregojnë qartë se kemi të bëjmë me vrasje, e jo vetëvrasje.” – tha ai, për të shtuar më tej: “Vetëvrasja nuk shkakton thyerjen e eshtrave. Vrasja po.”

Më tej, ai deklaroi se nuk kishte parë një rast të tillë në 50 vjet përvojë pune. /Periskopi

Shoku pedofil i Bill Clinton la amanetin 500 milionësh veç dy ditë para se të vriste veten

Periskopi.com Lajme

Jeffrey Epstein e rishkroi një pjesë të testamentit të tij vetëm dy ditë para se të vriste veten në burg, thuhet në regjistrat e gjykatës.

Dokumentet e gjykatës në Ishujt e Vigjër Amerikanë, ku Epstein zotëronte dy ishuj, nuk listojnë detaje të përfituesve por vlerësojnë që shuma e lënë trashëgimi ishte diku 500 milionë Euro, përfshirë më shumë se 50 milionë në kesh.

Ekzistenca e këtij testamenti ngriti pyetje shtesë mbi ditët e fundit të Epsteinit brenda Qendrës Korrektuese Metropolitane, ku ai po mbahej në paraburgim, shkruan Independent, përcjell Periskopi.

Epsteini e kishte nënshkruar dokumentin me 8 gusht dhe më pas ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në më pak se 48 orë.

Të hënën, prokurorët tërhoqën aktakuzën ndaj Epsteinit, por thanë se po konsiderojnë aktakuza për njerëz të tjerë që mundësuan abuzimin e dhjetëra vajzave të mitura.

Epstein shoqërohej me shumë personalitete të famshme në të kaluarën e tij, përfshirë presidentin aktual Donald Trump dhe ish presidentin tjetër amerikan Bill Clinton. /Periskopi

Kush është Jeff Epstein, shoku pedofil i Trumpit e Clintonit që dridhi Amerikën me ‘vetëvrasje’?

Periskopi.com Uncategorized

Jeffrey Edward Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Qendrën Korrektuese Metropolitane në Nju Jork para nëntë ditësh.

Shkaqet e vdekjes së tij ende janë duke u hetuar nga Departamenti i Drejtësisë. Më 11 gusht, një autopsi u krye në trupin e tij. Rezultatet preliminare tregonin se ai kishte pasur thyerje të shumëfishtë në eshtrat e qafës.

Më 16 gosht, ekzaminuesi mjekësor i Nju Jork Sitit vendosi që Epstein kishte vdekur nga vetëvrasja përmes varjes. Kjo çuditi të gjithë opinionin amerikan që menjëherë pyetën se si ishte e mundur të vritej vetja në një burg të sigurisë së lartë, përkthen Periskopi.

Një pjesë e madhe njerëzish akuzuan për vrasjen e tij familjen Clinton. Ai kishte qenë i afërt me ish presidentin Bill Clinton, dhe mendohej se kishte gjëra tepër të errëta e kriminale për të dëshmuar kundër tij. Një pjesë tjetër akuzuan presidentin aktual Donald Trump. Ky i fundit shihej në shumë fotografi dhe video i shoqëruar me të, madje në njërën prej tyre edhe duke komentuar bukurinë e vajzave.

Jeffrey Epstein ishte një miliarder që akuzohej për një varg gjërash, përfshirë atë të trafikimit seksual të vajzave të mitura. Sipas aktakuzës thuhej se ‘dhjetëra’ vajza ë vogla ishin trafikuar nëpër shtëpitë e Epsteinit për takime seksuale. Ai nuk i kishte përdhunuar të gjitha i vetëm, por i kishte ofruar si dhurata apo i kishte shitur edhe te njerëz të tjerë të famshëm. Mes të përmendurve si mik i tij, përveç Trumpit dhe Clintonit, është edhe avokati i famshëm Alan Dershovitz, Princi Endrju, Gjorgj Stefanopulos e Woody Allen. Kontaktet e tij përfshinin njerëz si Rupert Murdoch, Michael Bloomberg, Richard Branson, Michael Jackson, Tony Blair dhe princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman.

Epstein shoqërohej edhe me shumë shkencëtarë, përfshirë laureatë të çmimit Nobel, me të cilët siç ka zbuluar The New York Times, përkthen Periskopi, ai ndante teori të ndryshme e të përçudshme. Njëra prej tyre kishte të bënte me eugjenikën. Ai kishte ambicie që të linte shtatzënë shumë gra, duke i shpërndarë kështu gjenet e tij.

Po ashtu, ai ka shfaqur interes në trans-humanizëm, nj studim që kërkonte të përmirësonte popullsinë njerëzore përmes teknologjive si ingjinieringu gjenetik dhe inteligjenca artificiale.

Prokurorët kanë thënë se rasti i tij mund të përfshijë miliona faqe të gjërave të zbuluara.

Gruaja që po trondit Amerikën: Unë, një ish-skllave seksi e Jeffrey Epstein

Periskopi.com Lajme

Dokumente sekrete për miliarderin Jeffrey Epstein, i cili besohet të ketë vrarë veten në burg të shtunën e kaluar, u lanë të lira një ditë para vdekjes së tij.

Ndër faqet e dokumenteve që janë hequr nga sekreti janë emrat e disa prej burrave të pasur dhe të fuqishëm – politikanë, manjatë dhe të tjerë – të cilët akuzohen për shfrytëzim seksual të vajzave të mitura me Epsteinin.

Hetimi, tani pas vdekjes së tij, me siguri do të përqëndrohet tek ata që dyshohet se e kanë ndihmuar atë që të shfrytëzojë seksualisht vajzat e mitura, ose që kanë marrë pjesë vetë në të.

Ky hetim mund mendohet se mund të fajësojë disa nga njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur të Amerikës.

E para nga këto është 58-vjeçarja britanike Gislan Maxwell, vajza e manjatit të mediave Robert Maxwell, që ishte, sipas akuzave, bashkëpunëtorja e tij kryesore në rekrutimin dhe skllavërimin evajzave të mitura.

Një ish-shërbëtore në një rezidencë të Epsteinit në Florida, e përshkroi Gislan Maxwell si një “zonjë shtëpie”.

Dokumentet gjyqësore në fjalë rrodhën nga një padi private e ngritur nga viktima e Epsteinit, Virginia Geoffrey Roberts kundër Mawwell.

Në një proces gjyqësor të paraqitur në vitin 2015, ajo pretendon se ishte një prej kontigjenteve  të “skllaveve të seksi” të Epsteinit dhe se u dhunua nga Epstein dhe partnerët e tij në vilat e tij në New York, New Mexico, Florida, si dhe ishullin e tij privat në Karaibe, me nofkën “Pedofil Island” ose “Orgy Island”.

Dëshmia e Geoffrey përmend gjithashtu disa nga partnerët e Epsteinit në krim: Senatori George Mitchell, ish-guvernatori i New Mexico-s Bill Richardson, shkencëtari i ndjerë i MIT, Marvin Minsk, si dhe Princi britanik Andrew.

Asnjë prej tyre nuk është akuzuar zyrtarisht, të paktën jo ende, dhe të gjithë mohojnë pretendimet e bëra prej saj.

Ajo përmend se është përdhunuar nga “një princ” dhe një “president i huaj”, por që nuk jua kujton emrat e tyre.

“E gjithë jeta ime ka qenë për të kënaqur këta burra dhe për t’i bërë të lumtur Gislan dhe Jeffrey. E gjithë jeta e tyre është sjellë rreth seksit”, u tha ajo avokatëve në dëshminë e saj.

Ajo ishte e detyruar të merrte pjesë në një “orgji me shumë vajza të tjera të mitura”, sipas padisë. Ajo pretendon se përveç Epsteinit, ajo ishte “e detyruar të kishte marrëdhënie seksuale me Princin britanik Andrew kur ishte e mitur”.

Megjithëse përfshirja e tij është mohuar zyrtarisht, Princi Andrew dihet që shpesh ka qenë i ftuar në festat e Epstein, dhe ka një foto të tij me të miturën Geoffrey duke u përqafuar dhe duke buzëqeshur.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan William, duke komentuar mbi vetëvrasjen tronditëse të Epsteinit, tha: “Qëndroni të sigurt se kjo çështje do të vazhdojë kundër kujtdo që ishte bashkëpunëtori i tij.

Asnjë bashkëpunëtor nuk duhet të flejë paqësisht. Viktimat meritojnë drejtësi dhe do ta marrin atë”.(Tesheshi)

Shumë dyshime për vetëvrasjen e miliarderit amerikan

Periskopi.com Lajme

Janë ngritur pyetje të shumta që hedhin dyshime lidhur me atë se si financuesi amerikan Jeffrey Epstein ishte në gjendje të kryente vetëvrasje në qelinë e tij të burgut përderisa ishte në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual.

Trupi i tij u zbulua herët të shtunën në një ndërtesë në New York.

Epstein u gjet gjysëm i vetëdijshëm në qelinë e tij muajin e kaluar pas një përpjekje të dukshme për vetëvrasje.

Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio, ka kërkuar një hetim të plotë përderisa e cilësoi këtë rast si “shumë të përshtatshëm”.

“Ajo që shumë prej nesh duan të dinë është, çfarë dinte ai?” tha de Blasio, i cili gjithashtu është kandidat për nominimin për president nga rradhët e demokratëve.

“Sa milionerë dhe miliarderë të tjerë ishin pjesë e aktiviteteve të paligjshme në të cilat ishte përfshirë? Epo, ai informacion nuk vdiq me Jeffrey Epstein. Edhe kjo duhet të hetohet”.

Epstein, 66 vjeç, u deklarua i pafajshëm muajin e kaluar për akuzat për trafikim seksual dhe komplot dhe po mbahej me kusht.

Vdekja e tij erdhi një ditë pasi u lëshuan qindra faqe dokumentesh gjyqësore që zbuluan pretendime të reja kundër tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të profilit të lartë.

 

Miliarderi amerikan u vetëvra në burg

Periskopi.com Lajme

Multimilioneri i burgosur dhe i akuzuari për trafikim seksual, Jeffrey Epstein ka vdekur duke bërë vetëvrasje, sipas dy burimeve të autoriteteve të rendit.

Ai ishte marrë nga Qendra Korrektuese Metropolitane e New Yorkut të shtunën në mëngjes pas një sulmi në zemër dhe ka vdekur në spital, thanë burimet për CNN.

Jeffrey Epstein, 66-vjeçar ka qenë i burgosur prej fillimit të korrikut, kur ai nuk pranoi fajsinë e akuzave nga prokurorët federal të shtetit të New Yorkut pas një padie ku ai akuzohej për trafikim seksual me të vajza të reja, disa prej tyre edhe 14 vjeçare.

Lajmet për vdekjen e Epstein vijnë një ditë pasi qindra faqe dokumente gjyqi u zbuluan në gjykatën federale të New Yorkut, duke zbuluar detaje të reja të pretendimeve të abuzimit seksual kundër Epstein dhe disa bashkëpunëtorëve.

Javë më parë, Epstein ishte vendosur në një përkujdesje për mundësi të vetëvrasjes pasi ai ishte gjetur më 23 korrik në qelinë e tij në Manhattan me shenja në qafë.

Për zyrtarët e burgut nuk ishte e qartë në atë kohë nëse lëndimet të cilat nuk ishin serioze ishin të shkaktuara vetvetiu apo si rezultat i ndonjë sulmi thanë burimet. Epstein iu kishte thënë autoriteteve se ai ishte rrahur dhe ishte quajtur grabitës i fëmijëve thanë ata.

Epstein u akuzua zyrtarisht, për pjesën, për pagimin e vajzave deri në moshën 14 vjeç për të bërë seks me të në shtëpinë e tij në Manhattan dhe në vilën e  tij në Palm Beach, Florida, midis viteve 2002 dhe 2005. Prokurorët federal thanë se ai përdorte punonjës dhe bashkëpunëtorë për të joshur vajzat në rezidencat e tij dhe më pas pagoi disa prej viktimave të tij për të rekrutuar vajza të tjera që ai të abuzonte.

Një gjykatës federal në mes të muajit korrik urdhëroi Epsteinin të qëndrojë në burg në pritje të gjykimit, duke hedhur poshtë kërkesën e milionerëve për t’u rikthyer në rezidencën e tij në Manhattan.

Epstein u përball me akuza të ngjashme në Florida në 2007, por nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët e Miamit që i lejuan atij të shmangë akuzat federale dhe të pranojë fajësinë për të zvogëluar akuzat federale për prostitucion.

Akuzat e reja rimorrën vëmendjen për marrëveshjen e pranimit të fajit në vitin 2008, duke nxitur zemërimin kundër saj dhe duke çuar në dorëheqjen Sekretarit të Punës te administratës së Donald Trumpit, Aleks Acosta, i cili negocioi marrëveshjen për pranimin e fajit kur ai ishte avokat i shtetit në Miami, shkruan CNN.

Financieri që akuzohet për trafikim të vajzave të mitura gjendet pa ndjenja në qeli të burgut – kishte plagë në qafë

Periskopi.com Lajme

Financieri Jeffrey Epstein, i cili po përballej me një mal akuzash për trafikim seksual të dhjetëra vajzave të mitura, është gjetur pa vetëdije, me plagë në qafë, në një qeli burgu në Manhattan – raportojnë mediat në SHBA, transmeton Periskopi.

Epstein është gjetur nga rojat e burgut, i shtrirë në qeli, pa ndjenja, gjatë ditës së djeshme.

Financieri i miliarderëve të famshëm është dërguar në spital, bën të ditur New York Post, por nuk dihet se si ishte gjendja e tij në atë moment. Akoma është e paqartë edhe mënyra se si ai pësoi lëndime të tilla.

Për këtë, nuk janë përgjigjur as zyrtarë të qendrës korrektuese e as avokati i tij.

Epsteinit së fundmi i ishte mohuar lirimi me kusht, për çka pati ankesa nga avokatët e tij. Mediat raportojnë se ai do të kërkojë nga gjykata e shkallës së dytë që të anulohet vendimi i 18 korrikut që e lë atë  në arrest shtëpiak.

Ai është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë ndaj tij, derisa pritet që Apeli ta lirojë atë me kusht./PERISKOPI