Ylli u sulmua mbrëmë pasi shokoi Rahovecin midis ‘Mizahir Ismas’

Periskopi.com Sporti

KB Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme dje në Rahovec, ndaj këtyre të fundit, me rezultatin 69:68.

Por, skuadra nga Theranda sot ka dal me një reagim.

Pos tjerash, Ylli shkruan se janë sulmuar fizikisht nga tifozë vendas, por edhe janë dëmtuar mjetet e tyre të udhëtimit.

Më poshtë reagimi i plotë i KB Yllit:

Komunikatë nga Golden Eagle YLLI

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në Rahovec përpos fitores së merituar, na la edhe shije të keqe nga tifozët vendas.

Lojtarët tanë ishin gjatë gjithë kohës nën sharje dhe fyerje nga tifozët, por edhe nga ata që ishin ulur në prag të fushës. Aq më e turpshme ishte fyerja morale që bëhej ndaj neve në bannerin e tifozëve vendas.

Me përfundimi e pjesës së parë u hodhën edhe mjete piroteknike. Por, nuk përfundoi me kaq, edhe dy herë tjera u hodhën mjete piroteknike.

Me të përfunduar ndeshja me fitoren e klubit tonë, sikur në kor u hodhën shkrepse, shishe plastike dhe gjësende tjera në drejtim të lojtarëve tanë brenda fushës dhe në dalje të saj.

Ata suharekas që erdhën të shikojnë ndeshjen, automjetet e tyre i gjetën me dëmtime. Mirëpo, jo vetëm kaq. Disa prej tyre u sulmuan tinëzisht. Sulmi u bë edhe mbi zyrtarët e klubit tonë.

Veturat me regjistrim 04 kishin fatin e njejtë, duke mos përjashtuar as minibusin e lojtarëve.

Kjo sjellje e keqe na dëshpëron thellësisht, kur mendojmë se ishte Rahoveci që në Suharekë përpos që luajtën në palestër, ishin të mirëpritur dhe pa asnjë dëmtim.

Pas gjithë kësaj, neve festën e fitores nuk mundën të na zbehin, pasi kemi festuar herët. Edhe atëherë kur Rahoveci basketboll vetëm në televizor ka shikuar.