Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PSD-së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe kryetari i Partisë Socialedemokrate, Shpend Ahmeti, ka jepur dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë.

Ai përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se tashmë brenda kësaj partie janë organizuar zgjedhjet e reja, duke bërë të ditur se ai nuk do të kandidojë më për asnjë pozitë brenda partisë.

Të nderuar,

Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar në kryesi disa herë. Përderisa janë diskutuar arsye të ndryshme, ka qenë një emërues i përbashkët i analizës, e ajo ka qenë që nuk drejtojmë gishta te asnjëri individualisht sepse të gjithë kemi pas përgjegjësi për vendimet e marra e për të cilat besojmë se kanë qrnë të arsyeshme e të drejta.

Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti.

Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë insitucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017.

Kosova ka nevojë për opozitë të mirëfilltë e të fortë pa marr parasysh se kush është në qeveri. Jam i bindur se PSD ka mjaftueshëm njerëz e kuadro profesionale për ta udhëhequr në sfidat e radhës të adresimit të problemeve shoqërore, ofrimit të zgjidhjeve socialdemokrate, si dhe monitorimit të qeverisë.

Kryetarit të ri dhe organeve të reja drejtuese ju uroj suksese në sfidat e radhës. Socialdemokracia për mua mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve shoqërore.

Shkaku i vrasjes së gazetares hulumtuese, jep dorëheqje kryeministri i Maltës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i deritashëm i Maltës, Joseph Muscat, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij shkaku i krizës politike dhe kushtetuese të krijuar pas fillimit të hetimeve për vrasjen e para dy vjetëve të gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia.

Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion të dielën në mbrëmje, kryeministri Muscat njoftoi se do të qëndrojë në pozitën e shefit të qeverisë derisa të caktohet një lider i ri i partisë që i përket dhe kjo pritet të ndodhë në janar. Ai tha se ndien shumë keqardhje për vrasjen e gazetares Galizia dhe tha se vendi ka nevojë për një faqe të re.

Në kohën kur i tërë populli i shtetit të vogël të Mesdheut po e priste fjalimin e kryeministrit, mijëra persona u tubuan në rrugët e Valletta-s, duke mbajtur qirinj, duke i valëvitur flamujt e Maltës dhe duke e kënduar himnin kombëtar në shenjë proteste për vrasjen e gazetares.

Caruana Galizia u vra në tetor të vitit 2017, kur një bombë e montuar nën ulësen e shoferit në veturën e saj kishte shpërthyer me kontroll nga largësia. Kjo gazetare kishte publikuar shkrime për korrupsionin e nivelit më të lartë në qeverinë malteze.

Kryeministri i dorëhequr tha: “Do t’i shkruaj kryetarit të Partisë së Punës dhe procesi për zgjedhjen e presidentit të ri është caktuar për datën 12 janar 2020. Në atë ditë do të jap dorëheqje edhe nga pozita e liderit të partisë”.

Largimi i tij sjell fundin e një qëndrimi shtatëvjeçar në pushtet në shtetin më të vogël të Bashkimit Evropian, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Nuk avancohet as pas 26 vjetëve përvojë pune, jep dorëheqje asistentja e Fakultetit të Mjekësisë

Periskopi.com Lajme

Asistentja në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, Teuta Bicaj të martën ka dhënë dorëheqja nga pozita e asistentës në lëndën Protetikë Stoatologjikë në Universitetin e Prishtinës.

Ajo në një njoftim ka thënë se arsyeja që ka marrë këtë vendim është mos avancimi i mëtutjeshëm.

“Ju njoftoj se, jap dorëheqje nga pozita e asistentit, nga lënda Protetikë Stomatologjike në Universitetin e Prishtinës.

Arsyeja: Mendoj se 26 vjet përvojë në Universitet, studimet themelore me notë mesatare të lartë, magjistratura shkencore, doktoratura, specializimi, punimee e shumta, libri i përkthyerpër studentët, shumë trajnime profesionale e shkecore, do t’ishte dashur të ktheheshin së paku në formë të avancimit tim të mëtutjeshëm.

Gjithashtu, numri shumë i madh i studentëve, numri shumë i vogël i asistentëve, bashkë mehendekun e krijuar ndërmjet arsimit dhe shëndetësisë më bëjnë që, si asistente të mos mund të ofroj maksimumin tim për thirrjen asistent”, ka thënë ajo në letrën e dërguar  dekanes së FM, Suzana Manxhuka-Kërliut.

Bicaj beson se gjatë punës së saj nëpër “shtëpi private” e deri më sot nuk i kam zhgënjyer asnjëherë studentët e saj.

“Jam krenare për gjithë punën time në universitet, gjatë gjithë këtyre viteve, dhe përkontributin e dhënë për mbarëvajtjen e mësimit qysh në kohën e mësimit nëpër “shtëpi private” e deri më sot. Besoj shumë se edhe studentët e mi, gjenerata të tëra, nuk i kam zhgënjyer dhe kam qenë maksimalisht korrekte me ta”, shkruan ajo.

Jep dorëheqje pas 14 vitesh Evo Morales, presidenti i parë indigjen i Bolivisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Bolivisë Evo Morales ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post, në mesin e protestave të shumta që kanë tronditur shtetin e Amerikës Jugore tash e sa javë, transmeton BBC.

Komandanti i Forcave të Armatosura të Bolivisë Williams Calliman tha se ushtria kishte sugjeruar Morales të dorëhiqej për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit në shtet.

“Pas analizimit të konfliktit të brendshëm në vend, ne i kërkuam presidentit të heqë dorë nga mandati i tij presidencial në mënyrë që të rivendoste paqen dhe të ruajë stabilitetin në të mirë të Bolivisë,” u tha Kaliman gazetarëve.

Protestat dhe trazirat në Bolivi filluan pas zgjedhjeve në fund të tetorit, në të cilat Evo Morales fitoi, dhe tre persona janë vrarë në trazira deri më tani, me më shumë se 300 të plagosur.

 

Jep dorëheqje sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare Kevin McAleenan, po largohet nga posti, ndërsa paralajmëroi se do të emërojë sekretarin e ri javën që vjen.

Presidenti tha se “Kevin McAleenan ka bërë një punë të jashtëzakonshme si ushtrues i detyrës së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare’ dhe se ai dëshiron “të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe të punojë në sektorin privat”.

Presidenti Trump tha se do të shpallë emrin e ushtruesit të ri të kësaj detyre javën që vjen dhe ka “shumë kandidatë të mrekullueshëm”.

Zoti McAleenan mori postin e sekretarit në detyrë në muajin prill pas dorëheqjes së ish sekretares Kirstjen Nielsen, duke u bërë personi i katërt që drejtoi departamentin në dy vjet.

McAleenan, një zyrtar karriere në fushën ë sundimit të ligjit, mbikëqyri goditjet e presidentit Trump mbi imigrantët pa dokumente gjatë gjashtë muajve të punës si sekretar në detyrë.

Gjatë mandatit të tij, McAleenan paraqiti disa nisma për të zvogëluar valën e emigrantëve në kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Ato përfshinin lejimin e zyrtarëve amerikanë që të ndalonin familjet migruese me fëmijë për periudha më të gjata kohore dhe punën me vendet e Amerikës Qendrore për të krijuar marrëveshje sipas të cilave strehimkërkuesit do të aplikonin për strehim në Amerikën Qendrore në vend se në Shtetet e Bashkuara.

Ai është kritikuat nga disa prej mbështetësve të presidentit se nuk ishte mjaft i zëshëm në përkrahjen e politikave të imigracionit dhe retorikës së presidentit Trump.

Para se të shërbente si sekretar në detyrë i Sigurisë Kombëtare, McAleenan drejtonte doganat dhe sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara. /VoA/

Jep dorëheqje kryeprokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, dha dorëheqje pas dështimit të partive politike për një marrëveshje lidhur me propozim-ligjin për punën e kësaj prokurorie.

“Me muaj po i përcjell njoftimet e mediave për bisedimet e grupeve të punës të partive politike për të ardhmen e Prokurorisë Speciale dhe nuk do të lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt për mbajtjen peng të fatit të prokurorisë dhe integrimeve evropiane të vendit tim”, shkroi Janeva në njoftimin e dorëheqjes.

Ajo tha se largimi i saj nga ky institucion do të jetë i plotfuqishëm në momentin që partitë do të arrijnë marrëveshjen e pritur, por edhe pas caktimit të pasardhësit të saj.

Katica Janeva është akuzuar nga opozita se “punon për interesat e partive në pushtet, duke ndjekur vetëm përfaqësuesit e opozitës, por jo edhe zyrtarët që çdo ditë përballen me skandale të ndryshme korruptive”.

Partia opozitare VMRO DPMNE ka thënë se mbështet ligjin për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale që skadon më 15 shtator, por vetëm nëse ajo i ndërpret akuzat e ngritura pas 31 qershorit, kur i kishte skaduar afati për ngritjen e padive të reja.

Opozita gjithashtu ka kërkuar që Specialja të mos i përdorë si dëshmi në proceset gjyqësore bisedat e përgjuara telefonike, pasi, sipas saj, ato nuk përbëjnë dëshmi në këto procese.

Nga qeveria kanë thënë se kërkesat e opozitës janë të papranueshme, pasi kanë për qëllim mbrojtjen e zyrtarëve të saj të dyshuar për vepra të rënda penale.

Katica Janeva, në postin e prokurores speciale ishte emëruar më 15 shtator të vitit 2015, me mbështetje edhe të opozitës.

Kjo prokurori, qëllim kryesor të punës sa saj ka hetimin e aferës së përgjimeve, që ishte publikuar në shkurt të 2015-ës nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër.

Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale ka ngritur 17 padi penale kundër 94 personave.

Në mesin e atyre që janë paditur e që janë dënuar është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Gruevski nuk e ka vuajtur dënimin me dy vjet burgim për shkak të arratisjes në Hungari, ku edhe ka fituar azilin politik.

 

Ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë jep dorëheqje nga Nisma (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e partisë Nisma.

Këtë Hasani e ka bërë të ditur përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.

Ai ka treguar se tash e ca muaj nuk është aktiv në parti dhe kësisoj ai ka vendosur se do të largohet tërësisht nga ajo.

“Nuk desha dhe kurrë nuk do të dua të shkelë mbi djersën e njerëzve më të mirë të këtij vendi”, ka shkruar tutje në postimin e tij Hasani.

Ky është postimi i plotë i tij: