Legjenda angleze komenton dukjen e Kolindës: Edhe Presidentja e juaj është më e mirë se e jona (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Legjenda angleze Jeremy Clarkson pas fitores së mbrëmshme të Kroacisë ndaj Anglisë nuk ka ngurruar për ta lavdëruar edhe presidenten kroate.

Finalja e Kampionatit Botëror tashmë është afruar, dhe zyrtarisht dihet se Kroacia dhe Franca do të luajnë në ndeshjen finale.

Pas fitores së mbrëmshme, me epërsi 2:1 për Kroacinë ndaj Anglisë, legjenda angleze, Clarkson, ka shkruar diçka mjaftë interesante në rrjetin social Twitter.

“Ju lumtë Kroacia. Ju ishit më të mirë se ne. Edhe Presidentja e juaj është më e mirë se e jona”, ka shkruar ai.