Corbyn: Do të mbetem neutral në rast të një referendumi të dytë për Brexit

Periskopi.com Lajme

Jeremy Corbyn, kreu laburist, partia kryesore e opozitës në Britaninë e Madhe deklaroi sot se do të mbetet neutral në rast të një referendumi të ri për Brexit, që ai synon të organizojë nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve muajin e ardhshëm.

“Unë, si kryeministër do të mbaja një qëndrim neutral me qëllim që të mund të zbatoja në mënyrë të besueshme rezultatin e marrë dhe të bashkoja komunitetet tona dhe vendin tonë, në vend që të vazhdoj debatet pa fund me BE-në mbi Brexit”, deklaroi Corbyn gjatë një debati të publikuar në BBC.

Ky është qëndrimi më i qartë i kreut të laburistëve, i cili është kritikuar shumë pasi nuk pranoi të thoshte se për cilin opsion do të bënte fushatë gjatë një referendumi të dytë.

“Roli imi dhe i qeverisë tonë do të jetë, të sigurohemi që ky referendum të zhvillohet në atmosferë të qetë dhe ne t’i përmbahemi rezultatit”, deklaroi shefi laburist duke përmendur ndarjet e thella të shkaktuara nga referendumi i vitit 2016 mbi Brexit, kur 52% e britanikëve votuan për largimin nga BE./ATSH/

Johnson përballet për herë të parë në një debat live me kreun opozitar

Periskopi.com Lajme

Kryeministri britanik Boris Johnson u përball sot në një debat të parë me kreun e opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, secili duke shpresuar të rrëmbejë disa pikë më shumë për zgjedhjet e 12 dhjetorit, të mbizotëruara nga Brexit.

I ardhur në pushtet në fund të korrikut, kreu i qeverisë konservatore po bën presion ndaj kundërshtarit të tij laburist duke shfrytëzuar një nga asetet e tij kryesore, marrëveshjen e largimit nga BE, që ai arriti me Brukselin.

Kreu i laburistëve ka njoftuar se në rast fitoreje, ai do të negociojë me BE-në një marrëveshje të re, të cilën do ta paraqesë brenda gjashtë muajve nga ardhja e tij në pushtet për një referendum të ri, duke ofruar edhe mundësinë e një vazhdimi në BE.

Debati që u shfaq në rrjetin televiziv ITV zgjati një orë.

 

Britania në zgjedhje të përgjithshme: Laboristët pajtohen me kryeministrin Johnson

Periskopi.com Lajme

Partia Laboriste është e gatshme të mbështes mocionin e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme në dhjetor, ka thënë Jeremy Corbyn, kreu i kësaj partie.

Johnson u raportua se do të kërkonte për herë të katërt zgjedhje të parakohshme të përgjithshme për datën 12 dhjetor, raportonte BBC, përktheu Periskopi.

E gjithë kjo pas vendimit të BE-së për t’i zgjatur afatin për marrëveshje për Brexit Mbretërisë së Bashkuar pas kërkesës së Johnsonit, i cili kishte dalë kundër qëndrimeve të tij të mëhershme për ta bërë një gjë të tillë.

Mbështetja e Partisë Laboriste nënkupton se puna e zgjedhjeve të parakohshme është e kryer dhe se ato do të mbaheshin më 11 ose 12 dhjetor të këtij viti.

Afati i ri i fundit për Brexit është përcaktuar të jetë 31 janari.

Shumë politikanë laburistë tashmë kanë kërkuar hapjen e opsionit për një referendum të ri për Brexit. /Periskopi

Çka po bën vaki në Britani: Qeveria i kërkon zyrtarisht Mbretëreshës që ta suspendojë Parlamentin shkaku i Brexitit

Periskopi.com Lajme

Qeveria e udhëhequr nga Boris Johnson i ka kërkuar Mbretëreshës që ta suspendojë Parlamentin, vetëm disa ditë para se t’ia riniste punës në shtator – dhe vetëm disa javë para afatit të fundit për të arritur marrëveshje për Brexitin.

Boris Johnsoni se një Fjalim nga Mbretëresha do të ndodhte pas suspendimit, më 14 tetor, për të paraqitur një “agjendë shumë interesante”.

Por kjo nënkupton se koha që deputetët britanikë e kanë para vetes për të kaluar ligje për të ndaluar një Brexit pa marrëveshje do të shkurtohet, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Folësi i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercow, deklaroi se kjo ishte “nëpërkëmbje e Kushtetutës”.

Folësi, i cili tradicionalisht nuk komenton mbi çështjet politike, vazhdoi: “Sidoqoftë është e mbuluar, është qorrazi e qartë se qëllimi [për suspendimin e Parlamentit] tash do të jetë që ndalohen [deputet] nga debatimi i Brexitit dhe nga performimi i detyrës së tyre për të formësuar kursin e vendit tonë.”

Kjo do të ishte “një ofendim kundër proceseve demokratike dhe të drejtave të parlamentarëve si përfaqësues të zgjedhur nga populli”, shtoi ai.

Lideri laburist, Jeremy Corbyn, tha se ishte “i tronditur nga pamaturia e qeverisë së Johnsonit, që flet për sovranitetin dhe megjithatë kërkon suspendimin e Parlamentit për t’iu shmangur kritikave të planit për një Brexit pa marrëveshje”. /Periskopi

Kandidati për Kryeministër të Britanisë: Selam Alejkum dhe urime Bajramin – U kënaqa nëpër iftare (Video)

Periskopi.com Lajme

Lideri i opozitës britanike dhe i Partisë Laboriste, Xheremi Korbin [Jeremy Corbyn] e ka uruar shumë ngrohtësisht festën e Bajramit të Madh për myslimanët në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithandej globit.

Ai urimin e tij e ka nisur me fjalët “Assalamu’alaikum’ që në shqip i referohemi si “selam alejkum”.

Korbin thotë se ka qenë me fat që i ka shijuar shumë iftare gjatë ramazanit dhe se ato janë shfaqje e shkëlqyeshme e komunitetve të ndryshme – ku njerëzit ndajnë ushqimin e tyre me fqinjtë myslimanë, raporton Periskopi.

“Kam dëgjuar nga liderët e komuniteteve të myslimanëve mbi punën e rëndësishme që kanë bërë në luftën kundër islamofobisë,” shton më tej ai.

Më tej, Korbin që njihet për simpatinë e tij edhe ndaj Palestinës, thotë se “islami na mëson mbi rëndësinë e komunitetit dhe të kujdesjes ndaj njëri tjetrit; që të punojmë mbi qëllime të përbashkëta që do të na konvenojnë të gjithëve, dhe për drejtësi e barazi. Këto janë vlerat e Partisë Laboriste, dhe ato janë aq të rëndësishme derisa punojmë që ta bashkojmë vendin tonë.”

Kjo është vegëza mbi të cilin u ndërtua artikulli:

Jeremy Corbyn | Finsbury Park Mosque Iftar

Assalamu’alaikum.To Muslims in the UK and around the world – I wish you Eid Mubarak.During Ramadan I was very fortunate to enjoy several Iftar meals with people of all faiths and none. Iftars are a brilliant display and celebration of our diverse communities – where people from all walks of life are welcome to break fast and share a meal with their Muslim neighbours.The street Iftar organised by Finsbury Park Mosque, Muslim Welfare House and Muslim Aid was a beautiful coming together of people from all walks of life. I heard firsthand from community leaders about the important work they’ve been doing to tackle Islamophobia, and bring people together after the murder of Makram Ali in 2017 at the hands of a far right extremist.Islam teaches us about the importance of the community and to look after one another; to work towards common goals that will benefit us all, and for justice and equality. These are also the values of the Labour Party, and they are so important as we work to bring our country together.Eid Mubarak to you and your loved ones.

Posted by Jeremy Corbyn on Tuesday, 4 June 2019

Çka po ndodh: Partia e eurofobit Farage po prin bindshëm ndaj Laboristëve dhe Konservatorëve

Periskopi.com Lajme

Partia e Brexitit e eurofobit Nigel Farage po avancon ndjeshëm në sondazhet e kryera me afrimin e zgjedhjeve europiane me 34%, e thënë ndryshe sa votat e partisë Konservatore dhe partisë Laburiste të mbledhura bashkë, sipas një sondazhi të publikuar sot në ”The Observer”.

Në raport me sondazhin e mëparshëm, partia e Brexit është renditur me një avancim të ndjeshëm pothuajse dyfish më shumë se partia Laburiste e cila pozicionohet në vend të dytë me 21% të votave (në rënie me shtatë pikë).

Liberal-demokratët kundërshtarë të Brexit mundën të sigurojnë 12% të votave (në rritje me pesë pikë) duke dalë me rezultat përpara partisë Konservatore të kryeministres Theresa May, e cila mundi të mbledhë vetëm 11% të votave, sipas ”The Observer”.

Ky sondazh u krye on line nga instituti ”Opinium Research” mes harkut kohor nga e mërkura deri të premten në një target grup prej 2 004 britanikë në moshë madhore.

Reagimi i Jeremy Corbyn pas dështimit të marrëveshjes së May’it për Brexit

Periskopi.com Lajme

Marrëveshja e Brexit-it e negociuar nga kryeministrja britanike, Theresa May me Brukselin “ka vdekur”, deklaroi sonte shefi i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn.

“Marrëveshja, ajo e kryeministres, qartësisht ka vdekur”, tha Corbyn.

Marrëveshja e ndarjes mes BM-së dhe BE-së u kundërshtua për herë të dytë nga deputetët britanikë me një shumicë të gjerë.

Jeremy Corbyn propozon mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Theresa May

Periskopi.com Lajme

Lideri i opozitës laburiste në Britani, Jeremy Corbyn, ka paraqitur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë konservatore të Theresa May.

Ky vendim i tij erdhi pas rezultatit të votimit për marrëveshjen e May me Brukselin për çështjen e Brexit.

”Paraqes një mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie”, tha Corbyn, duke e cilësuar rezultatin e votimit për marrëveshjen e Brexit si një disfatë katastrofike për Qeverinë e Britanisë.