Buja: Kombet nuk kanë rrënjë, nuk i themelon zoti, jemi më shumë se bimë

Periskopi.com Lajme

Analisti Jetlir Buja ka komentuar lidhur me debatin që është zgjuar ditëve të fundit edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, se a kemi komb kosovar apo shqiptar.

Buja ka shkruar në Facebook se kombet nuk i themelon Zoti dhe se kombet nuk kanë rrënjë.

‘’Nëse e sheh kombin të lidhur me etninë e racën, atëherë je etnocentrist e racist. Kombet nuk i themelon zoti, a një vullnet i padukshëm e i mbinatyrshëm. S’ka vend për trille romantike këtu. S’ka vend për ‘rrënjë të përbashkëta’. Nuk jemi bimë. Jemi pak më shumë se kaq’’, ka shkruar Buja./Periskopi/