Superliga e Turqisë e ‘sunduar’ nga kosovarët, Hadërgjonaj luajti plot 90 minuta për Kasimpasën

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj është paraqitur 90 minuta në fitoren e Kasimpasës, përcjell Periskopi.

Pas 3 humbjeve radhazi, Kasimpasa ka gjetur fitoren e parë, duke triumfuar në shtëpinë e vetë ndaj Sivassporit 2-0.

Kjo ishte paraqitja e 17’të radhazi për Hadërgjonajn me ekipin turk.

Vlenë të theksohet se numri i kosovarëve që po iu bashkohen ekipeve turke është në rritje. Arb Manaj, Jetmir Topalli dhe së fundi Elbasan Reshani janë vetëm disa nga emrat e futbollistëve tanë në Turqi. /Periskopi

 

Jetmir Topalli bojkton stërvitjen me shokë te Matalyaspor, klubi nuk ua kreu pagat me rregull

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e Yeni Malatyaspor nuk kanë dalur sot në stërvitje, pasi klubi nuk ka kryer detyrimet financiare

Yeni Malatyaspor në fundjavë ka një ndeshje shumë të rëndëishme për ta luajtur kundër Galatasarayt.

Por, atmosfera në kampin e Malatyasporit, aty ku është edhe futbollisti kosovar, Jetmir Topalli, nuk është më e mira e mundshme.

Futbollistët sot nuk kanë dalur në stërvitje pasi klubi nuk mbajti fjalën duke mos ia shlyer detyrimet financiare që kanë ndaj lojtarëve.

Ndryshe, Malatyaspor është në vendin e nëntë me 27 pikë.

 

Jetmir Topalli ‘ia sheh sherrin’ penalltisë së humbur ndaj Galatasarayt

Periskopi.com Sporti

Jetmir Topalli për të dytën ndeshje me radhë ka qëndruar në bankë rezervë pa u aktivizuar fare në ndeshje të Malatyaspor

Yeni Malatyasport sot mposhti Hataysporin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Turqisë.

Në këtë takim futbollisti kosovar, Jetmir Topalli qëndroi në bankë rezervë për 90 minuta.

Topalli para disa javësh humbi penaltinë vendimtare në ndeshjen kundër Galtasarayt dhe nga ajo ndeshje ylli i Kosovës nuk është aktivizuar te Malatyaspor.

Për ish-futbollistin e Ballkanit kjo është ndeshja e tretë me radhë në Superligën e Turqisë që nuk aktivizohet fare për asnjë minut.

Ndryshe, Topalli ka shënuar vetëm 1 gol deri tani në kampionatin e Turqisë.

Jetmir Topalli humb penalltinë, eliminon skuadrën e tij nga Kupa e Turqisë

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Jetmir Topallit, Yeni Malatyaspor është eliminuar nga Kupa e Turqisë, kjo pasi është mposhtur nga Galatasaray pas ekzekutimit të penalltive, transmeton Periskopi.

 

Ishte sulmuesi kosovar, Jetmir Topalli humbi penalltinë vendimtare për skuadrën e tij.

Pas ekzekutimit të penalltive, Galatasaray shënoi shtatë herë duke gabuar një herë derisa Yeni Malatyaspor shënoi gjashtë herë duke humbur dy penallti.

Shihni penalltinë e humbur nga Topalli. /Periskopi

 

Jetmir Topalli me thjeshtësi impresive shënon për Malatyaspor

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Malatyaspor, Jetmir Topalli ka arritur të gjejë vetën në kampionatin turk.

Kosovari ka shënuar sërish për skuadrën e tij.

Topalli pas vetëm tri minutave lojë ka realizuar kundër Trabzon.

Shikojeni golin e tij.

Ekskluzive: Topalli zbulon se a ka pasur kontakt me FFK-në, ka edhe dy fjalë për ish- klubin

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Ballkanit, Jetmir Topalli po shkëlqen në elitën e futbollit turk, shkruan Periskopi.

Futbollisti shqiptar, i cili këtë stinor u transferua në kampionatin turk nga Superliga e Kosovës, tashmë ka shënuar dy gola me klubin, njërën në Kupën e Turqisë dhe golin tjetër në kuadër të Superligës turke ndaj Gazintep, duke shpëtuar kështu ekipin e tij nga humbja.

Reprezentuesi kosovar në një prononcim për Periskopin, ka treguar se fillimet në Turqi kanë qenë të vështira.

“Fillimi ka qenë i vështirë derisa jam ambientuar, por tani kam filluar të ambientohem mjaft mirë”

Topalli ka zbuluar se nuk ka pasur ndonjë ofertë nga klube të tjera evropiane, megjithatë, atë mund ta shohim pjesë e ekipit të Kombëtares.

“Jo, nuk kam pasur asnjë ofertë nga klubet e tjera, sapo jam transferuar dhe jam i koncentruar maksimalisht në ekipin ku jam, ndërsa sa i përket FFK-së, personalisht nuk kam pasur kontakt, por në kontakt me ta është menaxheri im Rrahman Kice”, tha Topalli.

Ndërsa, për sa i përket ish ekipit të tij, Ballkanit, Topalli shpreson që ish- bashkëlojtarët e tij të vazhdojnë kështu, dhe të shpallën kampionë.

“Paraqitjet e Ballkanit janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, shpresoj që të vazhdojnë kështu dhe në fund të shpallen kampion. Kanë kapacitet për ta arritur këtë gjë”.

Kujtojmë se, Topalli është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21. /Periskopi

Flet Topalli pasi shënoi gol në Turqi, tregon kujt ia dedikoi

Periskopi.com Sporti

etmir Topalli ka shënuar golin e parë me Yeni Malatyaspor në Superligën e Turqisë.

22 vjeçari realizoi në kohën shtesë kundër Gaziantepspor për të barazuar rezultatin 2-2.

Në një intervistë për Indeksonline, Topalli ia dedikoi golin gjithë shqiptarëve për Ditën e Flamurti.

“Ky gol ka qenë sot për ditën e flamurit. Kam qenë i motivuar sot për shkak të festës dhe festova me shqiponjë. Jam ndje shumë mirë pasi ka qenë goli i parë në Superligë. Nuk kam pas shumë minuta, jam mundur që në atë pak kohë me i kry detyrat që mi jep trajneri me dhënë maksimumin. Falë Zotit qëllova në vendin e duhur dhe shënova”

Ish sulmuesi i Ballkanit, shpreson se ky gol do të jetë shkak që të ketë më tepër minutazhë në të ardhmen.

“Vetëbesimin e kam arrit dalëngadal, por ky gol do të më ndihmojmë më tepër. Shpresoj që me këtë gol do të marrë minuta edhe më shumë dhe të dëshmojë vetën në gjitha aspektet” shprehet Topalli.

Luajti vetëm 5 minuta, Topalli shënoi gol dhe shpëtoi ekipin turk nga disfata

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Ballkanit, Jetmir Topalliu ka shënuar golin e parë në Superligën e Turqisë me skuadrën Yeni Malatyaspor.

Ai inkuadrua në lojë në minutën e 89-të kundër Gaziantepsporit, dhe në kohën shtesë realizoi për të barazuar rezultatin 2-2.

Deri tani 22 vjecari ka zhvilluar vetëm 50 minuta në Superligë.

Shihni golin. /Periskopi

Zhvilloi 25 minuta me skuadrën turke, ja me çfarë note u vlerësua Topalli

Periskopi.com Sporti

Yeni Malatyaspor arriti fitore të madhe sot kundër Denizilispor.

Futbollisti kosovar, Jetmir Topalli nuk luajti si startues në këtë takim, por pati minuta nga banka rezervë.

Topalli u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të në vend të Lukokit.

Në 25 minuta sa pati në këmbë, ish-i i Ballkanit gjuajti një herë në portë, pati 13 prekje të topit, 4 pasime të sakta teksa fitoi dy duele.

Fjalët e para të ish- sulmusit të Ballkanit si lojtar i klubit turk

Periskopi.com Sporti

Ish-ylli i Ballkanit, Jetmir Topalli tani lojtari i skuadrës së re të Superligës turke, Yeni Malatyaspor ka shkruar për kalimin e tij në këtë klub.

Topalli në llogarinë e tij ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar për këtë rrugëtim.

Në Buka Bakery gjeni llojshmëri të produkteve me shije të ndryshme dhe 100% të shëndetshme dhe natyrale!

Ai gjithashtu është shprehur mirënjohës për presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin dhe trajnerin, Ismet Munishi ku edhe pse ka pasur edhe një vit kontratë me “portokallzinjët”, këta të fundit e kanë lejuar transferimin tek skuadra turke.

Topalli gjithashtu ka shtuar se për të arritur deri këtu i është dashur shumë punë e sakrificë.

Përshëndetje miq të dashur, familje e respektuar, trajner e bashkëlojtarë, adhurues të futbollit

Tashmë siç edhe jeni informuar në media karriera ime personale ka marr një kahje tjetër të jashtëzakonshme për mua, duke arritur kontratë profesionale për tre vitet e ardhshme me skuadrën time të re të Superligës turke, Yeni Malatyaspor.

Për të arritur deri këtu më është dashur shumë punë e sakrificë, përkushtim e përkrahje që është e domosdoshme për sukses sidomos nga njerëzit që i don e të duan. Pa dashur ta harrojë askënd dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në formimin tim profesional.

Dua të falënderojë Zotin e madhërishëm që për këto vite me dha shëndetin, më ruajti nga lëndimet dhe më lehtësoi rrugën që të jem ky që jam tani, falënderim i posaçëm deri sa ska më për familjen time që gjithmonë ishte krahu im i djathtë, faleminderit qytetit të Kaçanikut, shkollën “New Star” ku i fillova hapat e parë të futbollit, faleminderit Shkollës së futbollit “Besëlidhja”, që më formoi e përkrahi gjithmonë, faleminderit skuadrës së 2 Korrikut e Vushtrrisë, faleminderit Ballkanit tim që do ta kem në zemër deri sa të marr frymë, skuadër që tashmë ka zënë vend të pashlyeshëm në zemrën time së bashku me tifozërinë fantastike “Xhebsat”, faleminderit shokë e bashkëlojtarë.

Zyrtare: Sulmuesi i Ballkanit nënshkruan me klubin e njohur turk

Periskopi.com Sporti

Jetmir Topalli ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën e Superligës së Turqisë, Yeni Malatyaspor.

Futbollisti i lindur në Kaçanik e që në Kosovë karrierë bëri me 2 Korrikun, Vushtrrinë dhe së fundmi Ballkanin, e kompletoi kalimin e tij në elitën e futbollit të Turqisë të enjten në mbrëmje. Ishte pjesë edhe e Feronikelit verën e kaluar në garat parakualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.

22-vjeçari në gjithë edicionin 2019/20, ka luajtur 38 lojë, derisa ka kontribuuar me tetë gola e një asistim. Është shprehur shumë i lumtur që i është bashkuar këtij ekipi.

“Përshtypjet e para janë shumë të mira, jam shumë i lumtur që jam pjesë e tyre. Falënderoj presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin, dhe presidentin e klubit, Yeni Malatyaspor, për gjithçka që ka ndodhur këto ditë”, kanë qenë fjalët e para të Topallit, pas nënshkrimit të kontratës.

Megjithatë, sulmuesi i krahut asnjëherë nuk e ka menduar se për një kohë kaq të shkurtër do të mbërrijë kaq shumë në karrierë.

“Të them të drejtën nuk e kam pritur që do të ngrihem kaq shumë në karrierë. Falënderoj Zotin për mundësinë dhe gjithashtu personat që më kanë ndihmuar e që është një listë e madhe, por një ditë do t’i përmend të gjithë. Më duhet të jap maksimumin si gjithmonë dhe më pas të më shpërblehet puna me ndihmën e Zotit”, ka thënë ai.

“Shpresoj që të kem shëndet, fat dhe shpresoj që një ditë të marr ftesën edhe nga Kombëtarja jonë e Kosovës”, përfundoi Topalli.

Skuadra e Yeni Malatyasporit edicionin që lamë pas përfundoi në vendin e 16-të. Megjithatë, Federata e Futbollit e Turqisë vendosi që të mos ketë rënie nga elita, derisa Superligës turke i janë shtuar edhe tri ekipe.

Në Superligën e Turqisë, Malatyaspori bën gara që prej vitit 2017-të, ndërsa në edicionin që kaloi, ka luajtur edhe në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Sulmuesi i Ballkanit në radarin e klubeve turke

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave në Turqi Antalyaspor po ndjek sulmuesin Jetmir Topalli nga Kosova.

Sulmuesi 22-vjeçar 1.90, i gjatë mund të merret pa i paguar para klubit të Ballkanit raportojn mediat Turke.

Për sulmuesin kosovar Jetmir Topalli përveç Antalyaspor, doli se edhe Göztepe, Gençlerbirliği, Konyaspor dhe Gaziantep FK janë gjithashtu të interesuar.

Përveç fizikut të tij të fortë, Jetmir, të kujton Vedat Muriqin me lartësi 1.90, është edhe më i mirë se Muriqi sipas disa teknikëve të Kosovës në këtë moshë.

Ndaj po ndiqet me interes nga disa skuadra të Super Leagues Turke.

Ai shënoi 5 gola në 21 ndeshje te klubi i Ballkanit, përpveç Selmanit, Domgjonit dhe Bilalit, menaxheri Rahman Kıçe do të sjelli një tjetër zbulim, mbyllin mediat Turke.

Treshja e Ballkanit e kërkuar nëpër Evropë: Klubi nga Serie A interesohet për ta

Periskopi.com Sporti

Blendi Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha nga edicioni i ardhshëm nuk pritet të jenë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll.

Të tre futbollistët e liderit të Superligës, Ballkanit, kanë pranuar oferta nga klube të shteteve të ndryshme të Evropës.

Munishi pati thënë se bëhet fjalë për një klub të Italisë, që garon në Serie A si dhe Turqia, Spanja, Belgjika dhe Austria.