Dita kur kredibiliteti i Steven Gerrardit ra në fund të pusit – tha se Jose Cole ishte më i mirë se Leo Messi

Periskopi.com Sporti

Joe Cole ishte lojtar fantastik.

Anglezi bëri emër për veti te ëest Hami, para se të transferohej te Chelsea më 2003, transmeton Periskopi.

Cole shijoi sukses të madh te Chelsea, teksa ndihmoi klubin të ngriste shtatë trofe të rëndësishëm në shtatë vite.

Steven Gerrard ishte një prej atyre që e pa nga afër Colen.

Legjenda e Liverpoolit luajti kundër tij në Premier League në disa raste.

Kur Liverpooli e transferoi Colen më 2010, Gerrard ishte shumë i ngazëllyer.

p1e9ar8etodimu9ulsr1qbif1dh.jpg

Në fakt, ai ishte aq i lumtur, saqë tha se bashkëkombasi i tij ishte më i mirë se lojtari më i mirë i të gjitha kohëve (për diskutim), Lionel Messi.

“Messi mund të bëjë disa gjëra të jashtëzakonshme, por krejt ato mund t’i bëjë edhe Cole, madje edhe më mirë,” kishte thënë Gerrard.

“Ai na befasonte në stërvitje duke bërë truke me këmbë me top të golfit, të cilat shumica e lojtarëe nuk do të mund t’i bënin me top të futbollit.

“Vërtetë preferoj Cole të shpallet ‘Lojtari i Vitit’.”

Jo, këto komente nuk janë të shpikura. Cole ishte lojtar dinjitoz, por më i mirë se Messi?!