Konfirmohet: Anglia merr dy lajme të këqija para ndeshjes me Kosovën

Periskopi.com Sporti

Joe Gomez dhe Jordan Henderson raportohet se do të mungojnë në përballjen e Anglisë me Kosovën të dielën, për shkak të lëndimit ose sëmundjes respektivisht.

Kuptohet se Gomez u dëmtua pasi përplasi gjurin me bashkëlojtarin, Kieran Trippier, raporton Periskopi.

Joe Gomez after coming on in England’s 7-0 rout of Montenegro.

Bashkëlojtari tjetër i tij te Liverpooli, Henderson mungoi në fitoren e thellë 7-0 kundër Malit të Zi për shkak të pezullimit, por erdhi në kampin anglez me një infeksion viral dhe nuk është rikuperuar plotësisht.

Federata Angleze i ka konfirmuar mungesat me anë të një komunikateje.

Ndeshja Kosovë-Angli zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00. /Periskopi.com/

E dhimbshme sa keq u trajtua nga fansat Joe Gomez kur u fut në fushë gjatë ndeshjes Angli – Mali i Zi

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e 1000-të e Anglisë kundër Malit të Zi pritej të ishte një momentum për “Tre Luanët”.

U dha mundësinë fansave anglezë që të shikonin prapa në 999 ndeshjet paraprake dhe të reflektojnë në lojtarë të mëdhenj, ndeshje dhe kujtime fantastike.

Sidoqoftë, nxemjet e Anglisë para ndeshjeve eleminatore për Euro 2020 u dominuan nga mosmarrëveshjet mes Joe Gomezit dhe Raheem Sterlingut, shkruan Periskopi.

England v Montenegro - UEFA Euro 2020 Qualifier

Konfrontimi fizik e la Gomezin me një të çarë në vetull, derisa Sterlingu u la jashtë skuadrës.

Ky incident ndodhi të hënën dhe menduam se të gjithë e kishin harruar. Të paktën futbollistët e kishin bërë.

Mirëpo, fansat e Anglisë jo.

Kjo pasi Gomez u inkuadrua në minutën e 70-të gjatë fitores 7-0 të Anglisë, me shumë fansa brenda stadiumit që e vërshëllyen.

Dhe nëse nuk arritët ta dëgjonit nga transmetimi televiziv, shikoni pamjet nga “ëembley”.

Kujtojmë se Gomez është viktima në tërë këtë. /Periskopi.com/

Lexuesja profesioniste e buzëve ka zbuluar saktësisht çka Sterling dhe Gomez i thanë njëri-tjetrit gjatë incidentit

Periskopi.com Sporti

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling paralajmëroi lojtarin e Liverpoolit, Joe Gomez “mos u kruaj me mua”, gjatë fërkimit në ndeshjen e Premier Leagues, të dielën, zbulon “Mirror”.

Dyshja u përplas në përfundim të përballjes të cilën City e humbi 3-1 në “Anfield” kundër Liverpoolit, raporton Periskopi.

Lexuesja profesioniste e buzëve, Tina Lannin ka rishikuar pamjet dhe ka zbuluar çka i thanë njëri-tjetrit lojtarët.

Derisa Raheem shtyhet nga Gomez, ai rikthehet përsëri te Gomez dhe i thotë: “Mos u kruaj me mua, Joe. Mos u kruaj me mua.”

Gomez përgjigjet duke thënë “eja pra” para se të tërhiqej nga lojtarët e tjerë të Liverpoolit.

Dyshja u përplas përsëri 24 orë më vonë në kantinën e Kombëtares së Anglisë, gjë që nxiti Gareth Southgaten ta përjashtonte Sterlingun. /Periskopi.com/

Fansat e Liverpoolit janë të ngazëllyer me mënyrën si Gomez ia ‘mbylli gojën’ Sterlingut në kacafytje

Periskopi.com Sporti

Raheem Sterling ishte padyshim lojtari më i mirë i Manchester Cityt kundër Liverpoolit, të dielën mbrëma.

Pavarësisht se u vërshëllye nga fansat e Liverpoolit, anglezi nuk lejoi që turma në “Anfield” ta dekoncentronte dhe vazhdoi të punonte shumë deri në vërshëllimën e fundit, raporton Periskopi.

24-vjeçari, i cili u transferua nga Liverpooli te City për 56 milionë euro më 2015, u përfshi në një incident të vonshëm me bashkëlojtarin e tij tek Anglia, Joe Gomez.

Liverpool FC v Manchester City - Premier League

Gomez kishte zëvendësuar Mohamed Salahun në minutën e 87-të dhe ndihmoi në frustrimin e mëtutjeshëm të Sterlingut, duke mbajtur në proces avantazhin prej dy golave të Liverpoolit.

Në një pikë, Sterling shtyu Gomezin në tentativë për ta marrë topin në kohën shtesë.

Gomez reagoi duke e kapur anësorin dhe duke e larguar tutje, para se ta shikonte në sy me një buzqeshje cinike, derisa Sterling po i thoshte diçka.

Shikoni më poshtë.


Ja si reaguan fansat:

p1dpbr80778oc28j161b1tpiolr9.jpg

p1dpbrcvqi1c02i63gliv02u44d.jpg

p1dpbrd7tq9hsr0ta4fcqa1embf.jpg

p1dpbrfoh91pur1nfio4oiiqakfh.jpg