Ish-ylli i Man Cityt: Gratë në futboll gjithmonë do të ndihen inferiore ndaj burrave nëse nuk bëhen këto ndryshime

Periskopi.com Sporti

Ish- futbollisti I Manchester Cityt, Joey Barton po sugjeron që në futbollin e grave duhet të ndryshojnë madhësinë portave dhe pesha e topit të përdorur.

“Madhësitë e portës dhe pesha e topit duhet të ndryshohen,” shpjegoi Barton në një intervistë, derisa shton se futbolli i grave duhet të përshtatet për gratë, fiziologjikisht dhe biologjikisht.

Më tutje Barton shton se, “nese do vazhdoni të luani në fusha si burrat dhe me rregulla të tyre atëherë do të ndiheni më inferior sepse burrat janë më të mëdhenj, më të fortë dhe më të shpejtë sesa grate”.

Kujtojmë se në Shqipëri, KF Vllaznia është klubi i femrave më i suksesshëm në futboll, me 6 tituj të fituar.

Ndërsa Me 1 Mars 2017 Kosova luajti ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare si anëtare e FIFA-s, në kuadër të një turneu kundër Polonisë. /Periskopi.com/

Joey Barton kontravers edhe si trajner – e sulmoi fizikisht trajnerin kundërshtar pas humbjes

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Fleetwood, Joey Barton është akuzuar për sulm fizik ndaj kryetrajnerit të Barnsleyt, Daniel Stendel, transmeton Periskopi.

Barton pritet të paraqitet në gjykatë sot për t’iu adresuar akuzave.

U raportua se Barton sulmoi Sandel në tunel pas humbjes 4-2 të Fleetwood, derisa tekniku i Barnsleyt thuhet se ka pësuar disa dëmtime në fytyrë.

Sipas “BBC”, Barton i ka mohuar akuzat dhe është liruar me kusht deri më 9 tetor. /Periskopi.com/