Po ktheheshin nga varrimi, vriten me armë 11 persona, 4 në gjendje kritike

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Johanesburg, në Afrikën e Jugut, teksa një person i armatosur është futur në një minibus në vendparkimin e taksive, dhe ka vrarë me armë zjarri 11 persona, ndërsa 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën.

Zëdhënësi i policisë Jay Naicker tha se viktimat e sulmit ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës , ndërsa personat në këtë minibus po ktheheshin nga varrimi i një kolegu.

Ai tha se sulmi ndodhi midis qyteteve të Colensos dhe Weenen në krahinën KwaZulu-Natal dhe viktimat ishin nga provinca e Gauteng. Policia po heton motivet e mundshme. Tensionet midis grupeve të shoferëve të taksive që garojnë për të njëjtat rrugë nganjëherë kalojnë në dhunë vdekjeprurëse në Afrikën e Jugut.