Brnabiq i ankohet Hahn’it: Prishtina nuk po i respekton marrëveshjet

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot se Serbia mbetet e angazhuar për një rajon të integruar dhe të qëndrueshëm, por që sipas saj nuk është fer të insistojë në nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera kur Prishtina nuk respekton disa nga marrëveshjet bazë rajonale”.

Pas takimit me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn, ajo tha se temat kryesore gjatë takimit me të ishin rruga evropiane e Serbisë dhe ajo që shteti bën në drejtim të reformës dhe integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, “ndaj gjithçkaje që është brenda kuadrit të Procesit të Berlinit, i cili duhet të çojë në një integrim më të qëndrueshëm rajon “.

Hahn para Bërnabiqit ka takuar në Beograd presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin mes tjerash ka folur edhe për dialogun e Brukselit.

Hahn ofron marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë, por jo njohje nga kjo për heqjen e taksës

Periskopi.com Lajme

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, mbrëmë bëri të ditur se u ka ofruar presidentëve – atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuciq – një zgjidhje për “problemin” me taksën ndaj produkteve serbe si dhe vazhdimin e dialogut që ka mbetur peng i saj.

Zgjidha e Hahnit del të jetë asnjëri nga opsionet që ka kërkuar Qeveria e Kosovës. As njohje nga Serbia e as liberalizimin e vizave, por një marrëveshje reciproke ekonomike mes dy shteteve, raporton Koha Ditore sot.

“Të dy presidentët në detaje i kam njoftuar me propozimin dhe brenda disa ditësh pres përgjigje pozitive”, ka thënë Hahn. Ai ka shtuar se i kupton pengesat e Kosovës në raport me Serbinë, duke thënë se ka ndërmend t’i adresojë ato si parakusht për t’i hapur rrugë dialogut të Brukselit, të cilin Serbia e ka kushtëzuar me heqjen e taksës

Mirëpo në një përgjigje për Periskopin mbrëmë, Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj tha se presidenti në Kosovë nuk pyetët fare për taksën por vetëm shefi i Qeverisë që e ka vënë atë.

“Nuk ka asnjë ndryshim ne qëndrimet e Qeverisë. Në Kosovë nuk vendos Presidenti por Qeveria”, ka thënë Arifi për Periskopin mi pyetur rreth shpërfilljes që Hahn ia ka bërë Qeverisë duke lënë në dorë të presidentit fatin e taksës.

Qeveria ka deklaruar se nuk do të heqë taksën deri në njohjen nga ana e Serbisë.

Komisionari Hahn, në një intervistë për televizionin N1, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit, ka biseduar me presidentët Thaçi dhe Vuçiq dhe se në detaje i ka njoftuar me propozimin e tij.

“Propozova që të bashkërendohen të gjitha çështjet përkatëse tregtare që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Kosovën. Unë jam i gatshëm që ta drejtoj këtë bisedë dhe kjo do të ishte bazë për të supozuar që është i mundur vazhdimi i dialogut i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini “, tha Hahn.
Komisionari Hahn në këtë intervistë tha gjithashtu se Thaçi dhe Vuçiq e kuptuan propozimin e tij dhe ditëve në vazhdim pret përgjigjen e tyre pozitive. /Periskopi