Kaos në parlamentin britanik: Spikeri nuk lejon votimin nga kryeministri

Periskopi.com Lajme

John Bercow, spikeri i Parlamentit Britanik, ka vendosur që të mos lejojë kryeministrin Boris Johnson që të mbajë “votim domethënë” mbi marrëveshjen e Brexitit gjatë ditës së sotme.

“Vendimi im është që mocioni nuk do të debatohet sot sepse do të ishte përsëritës dhe i çrregullt,” iu tha ai anëtarëve të parlamentit.

Bercow tha që shpreson se vendimi dhe shpjegimi janë ndihmues për parlamentin, para se t’i lejonte deputetit konservator Peter Bone që të vinte me një pikë rendi.

Me qeshje, Bone i tha atij se askush nuk e dinte që kryeministri Johnson do të dërgonte apo jo letër te BE-ja për të kërkuar zgjatim të kohës për arritjen e marrëveshjes me BE-në, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Bercow më pas u përgjigj se pyetja nëse një ministër i kurorës “do t’i bindej ligjit” do të ishte në shqyrtim.

Ai vazhdon të mbronte veten nga parlamentarët duke thënë se një prej arsyeve prapa vendimit të tij ishte që të shmangte vendimet “konfliktuale” në çështje të ngjashme që do të vinin së shpejti. /Periskopi