Richard Grenell përfundon mandatin, Drejtor i Inteligjencës Amerikane bëhet John Ratcliffe

Periskopi.com Lajme

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar John Ratcliffen si shef të ri të Inteligjencës.

Kongresisti nga Teksasi u konfirmua në Senatin e ndarë. Ai mori 49 vota pro, ndërsa pati 44 kundër. Këtë pozitë deri tash e mbante Richard Grenell, si ushtrues detyre. Grenell, që është edhe ambasador në Gjermani, është edhe i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Trump pati fjalët më të mira për Grenell, për punën e bërë.

Ndryshe, Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Ratcliffe ishte nominuar për këtë pozitë edhe në korrik të vitit të kaluar, por e refuzoi nominimin në gusht, pasi u ngritën dyshime rreth mungesës së përvojës së tij dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezyme.

Por për shqiptarët, Ratcliffe nuk njihet vetëm si i nominuar për këtë pozitë të lartë.Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.

Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes në Shqipëri.

Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan top channel.

Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë. Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë.

I nominuari për Drejtor të Inteligjencës në Amerikë ka lidhje të afërta me shqiptarët

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të premten se do të nominojë përfaqësuesin republikan John Ratcliffe si Drejtor të Inteligjencës Amerikane.

Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.

Ratcliffe ishte nominuar për këtë pozitë edhe në korrik të vitit të kaluar, por e refuzoi nominimin në gusht, pasi u ngritën dyshime rreth mungesës së përvojës së tij dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezyme.

Por për shqiptarët, Ratcliffe nuk njihet vetëm si i nominuar për këtë pozitë të lartë.

Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.

Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes në Shqipëri. Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan TCH.

Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë. Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë.

Më 20 shkurt, Presidenti amerikan, Donald Trump, emëroi Richard Grenellin, ambasadorin amerikan në Gjermani, njëherësh i dërguar i posaçëm i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Trump nominon kongresmenin Ratcliffe për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka nominuar kongresmenin republikan John Ratcliffe, për pozitën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI).

Kështu ka bërë të ditur Trump përmes një njoftimi në Twitter, ku e ka cilësuar të nominuarin Ratcliffe si një njeri të shquar me talent të madh.

“Kam nderin të ju njoftoj se e kam nominuar kongresmenin John Ratcliffe për të qenë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare (DNI). Do ta kisha përfunduar këtë proces më herët, por John donte të priste derisa të mbaronte Raporti IG. Ai është një njeri i shquar me talent të madh”.

 

Lidhjet e forta me shqiptarët të kandidatit për drejtor të Inteligjencës Kombëtare të ShBA-së

Periskopi.com Lajme

Pas dorëheqjes së Dan Coats, presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kongresmenin teksan, John Ratcliffe, për postin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. 53 vjeçari Ratcliffe njihet si besnik i presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar.

Por interesant është fakti se John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.

Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim.

Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të Pandeli Majkos, ministër për Diasporën, dhe Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes.

Ai shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së./tch/