Ushtari britanik i UÇK-së mposht kancerin

Periskopi.com Lajme

Britaniku i UÇK-së, Jon Harrison, i cili ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira pati edhe një sfidë të madhe në- ai u përball me sëmundjen e kancerit.

Ish-pjesëtari i forcave speciale britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramdani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook se tashmë e ka fituar betëjën me këtë sëmundje, transmeton Klan Kosova.

Për ta ndihmuar njeriun që e përkrahu në front Kosovën gjatë luftës, në 2016-ën ishte hapur edhe një fond.

Oficeri i pensionuar britanik, i cili në krahët e tij e mban tatuazhin e skuadrës Delta të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka falënderuar kosovarët për mbështetjen dhe siç shkruan ai zemërgjerësinë në këtë betejë të tij disavjeçare.

Jon Harrison është njeri shumë i respektuar në Kosovë, ku përveç dekoratave, me emrin e tij u pagëzua edhe një rrugë në Prizren.

​Kjo është gjendja shëndetësore e britanikut të UÇK-së, Jon Harrison

Periskopi.com Lajme

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore, i cili prej 10 vitesh po përballet me tumore që janë të shpërndarë në trupin e tij. Ai ka theksuar se Kosova i ka dhënë prapë jetën dhe po ia përmirëson shëndetin e tij.

“Ti më ke dhënë jetën dhe shëndetin tim prapa,

Ti më ke dhënë një arsye për të luftuar për jetën,

Dhe më e rëndësishmja që ti më ke dhënë mua është dikush që të duash”, ka shkruar Harrison në Facebook në gjuhën shqipe, ndërsa pranë tekstit në shqip, ka shkruare dhe në gjuhën angleze.

Postimi i plotë i Harrisonit:

Azhurnimi i fundit i shëndetit Përshëndetje të gjithëve, mendova se ishte koha që unë ju thashë të gjitha gjërat që po ndodhin me shëndetin tim Le të fillojmë me trurin. Kam pasur 3 raunde të trajtimit me thikë Gamma Knife dhe deri më tani gjërat po shkojnë shumë mirë. Nuk kam më dhimbje koke të mëdha, të cilat i kam pasur për 5 vjet. Tumori është 75% i vdekur dhe tjetri 25% unë shpresoj se do të vdes, unë do të njoh më vonë. Trajtimi i tumoreve të mia kurrizore është duke shkuar shumë mirë unë kam pasur 5 trajtime deri më tani dhe unë nuk kam pasur asnjë refuzim ndaj ADN-së të modifikuar që më kishin dhënë Tumori po pakësohet, jo aq shpejt sa priste, por po zvogëlohet. Unë jam nën një profesor të madh që mund të bëjë një operacion MAJOR për të hequr infeksionin në mua që kam pasur për 10 vjet tani Kjo mund të përfshijë amputimin e këmbës sime të majtë, dhe një pjesë të legenit tim, por unë nuk di asgjë për të caktuar ende. Në prill, u ktheva në Kosovë dhe për herë të parë në 4 vjet u ndjeva i madh, unë isha plot energji që nuk e kam pasur aq gjatë. Ndjeva gjallë për herë të parë në 10 vjet Kam arritur të shkoj në krye të memorialit tonë në Koshare. Dhe kjo më bëri kaq krenarë! Pra, gjërat duken të mira Kam ditët e mia të këqija, por kryesisht ditë të mira Unë nuk mund të presim që të jemi përsëri në shtëpi Shkoni në Soma, Restorant Gresa, ha pak Burek, oh njeri që më mungon Burek !!!! Restorant STEAKHOUSE në një Ferizaj, wow çfarë një biftek. Mendova herën tjetër që do të provoj të gjitha vendet e reja për të ngrënë dhe të shkoj për një pije të madhe të PEJË BEER TË Ftohtë !! Pra ju lutemi sugjeroni disa !!! Kosova të dua Ti më ke dhënë jetën dhe shëndetin tim prapa Ti më ke dhënë një arsye për të luftuar për jetën Dhe më e rëndësishmja që ti më ke dhënë mua është dikush që të duash Latest health update Hello all, I thought it was about time I told you all what is happening with my health Let’s start with the brain. I had 3 rounds of the Gamma Knife treatment and so far things are going very good. I no longer have major headaches, which I had for 5 years. The tumour is 75% dead and the other 25% I’d hopefully dying, I will know me later on. My spinal tumour treatment is going very well I’ve had 5 treatments so far and I have had no rejection to the modified DNA they had given me  The tumour is shrinking, not as fast as they expected but it’s shrinking. I am under a great professor who may do a MAJOR operation to remove the infection in me that I’ve had for 10 years now  This may include amputation of my left leg, and a bit of my pelvis but I know nothing for certain yet. In April, I came home to Kosovo and for the first time in 4 years I felt great, I was full of energy which I’ve not had for so long. I felt alive for the first time in 10 years  I managed to walk to the top of our memorial in Koshare. And that made me so proud! So things are looking good  I have my bad days, but mostly good days I can’t wait to be home again Go to Soma, Restaurant Gresa, eat some Burek, oh man I miss Burek!!!! Restaurant STEAKHOUSE in a Ferizaj, wow what a steak. Thought next time I’m going to try all new places to eat and go for a great drink of Cold PEJË BEER!! So please suggest some !!! Kosovo I love you  You have given me my health and life back  You have given me a reason fight for life And more importantly Kosovo you have given me someone to love

 

Jam gati të dorëzohem në Serbi, për lirinë e Haradinajt

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jon Harrison, i cili ka luftuar vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për vendimin e tij për t’iu bashkuar luftës çlirimtare në Kosovë.

Periskopi.com Intervista

Nga përvoja e tij në luftën boshnjake dhe kroate, Harrison ka treguar se serbët kanë kryer krimet më të tmerrshme ndaj popullit shqiptar, për të cilat ka thënë se nuk do të besonte se ka mundur t’i bënte një qenie njerëzore.

Në këtë intervistë, Harrison ka folur edhe për gatishmërinë e tij për t’iu dorëzuar autoriteteve serbe në këmbim të lirimit të Ramush Haradinajt, ndërsa ka ngritur dyshime duke thënë se Franca nuk ka vepruar e vetme në rastin e tij.

Ndërkohë, ka thënë se nga Gjykata Speciale do të fitojë vetëm populli i Kosovës. Harrison, po ashtu ka treguar edhe arsyen e refuzimit që i është bërë disa herë nga presidenti Hashim Thaçi.

Në këtë intervistë, ish-ushtari i UÇK-së ka folur edhe sëmundjen e kancerit, me të cilën është diagnostifikuar dhe për të cilën i duhet t’i nënshtrohet operacionit në muajin prill. Për këtë të fundit, atij i duhen edhe gjysma e mjeteve financiare. Megjithatë, Harrisoni ka thënë se shqiptarët kanë mbledhur shumë ndihma për të, për çka është shprehur shumë falënderues.

I pyetur se si e mori vendimin për t’i hyrë luftës në Kosovë në vitin 1999, Harrison tha:“Nuk është kurrë dëshirë kur i kërkohet një ushtari të vërtetë që i pëlqen të luftojë që të thotë jo… unë kam pasur dëshirë për të ndihmuar dhe për të fituar. Unë e dija, se mund të ndihmoja me përvojën që kam pasur për të bërë këtë dhe të qëndroja pranë kujtdo që ka për të luftuar për të drejtën e thjeshtë, të lirisë. E dija, se mund të fitoja, sepse kam qenë pjesë e ushtrisë kroate dhe boshnjake më herët, dhe serbët i humbën të dy këto luftëra. Dhe shpirti im i tha “jo”, nuk do të lejoja përsëri në jetën time që serbët të përpiqeshin për të shfarosur një popull të tërë”.

Nuk përmbahet eprori anglez i UÇK-së: Fuck You France!

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet e Francës.

Periskopi.com Lajme

“Pavarësisht nga pikëpamjet politike

Pavarësisht nga këndvështrimet

Ramush Haradinaj ka shërbyer në uniformë dhe – për aq sa unë jam i vetëdijshëm – me nder, për çka e ka respektin tim

Pra, unë i kam nja tri fjalë të shkurta për t’ia përcjellë Francës, majmunëve djathëngrënës lehtë të dorëzueshëm të Evropës që flamur të betejave e kanë veç të bardhën e pastër për t’ju kursyer atyre kohë – kur është fjala te dorëzimi dhe ndryshimi i anëve.

Tri fjalë të shkurta për të përcjell mendimet dhe ndjenjat e mia për këtë arrestim të paligjshëm të këtij heroi të luftës të Kosovës

Tri fjalët e mia të shkurta janë: Pirdhu Francë (Fuck You France)”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi


 

 

 

 

Britaniku që luftoi në Kosovë ka nevojë për ndihmë, vuan nga kanceri

 

 

Eprori anglez i UÇK-së thotë se nuk ishin 50 mijë ushtarë, Mustafa i shmanget kësaj teme

 

 

Britaniku që luftoi në Kosovë ka nevojë për ndihmë, vuan nga kanceri

Jonathan Mark Harrison, i njohur si Jon Harrison, është veteran i luftës në Kosovë. Burri që dha shumë për lirinë e shqiptarëve, vuan nga shumë sëmundje.

Periskopi.com Lajme

Jeta e tij e sotme do ta prekë thellë në zemër çdo njeri.

Ndaj, është hapur kjo faqe për ta ndihmuar shërimin e tij dhe kthimin e tij jetës normale: https://www.gofundme.com/lets%C2%AChelp%C2%ACjon%C2%ACkickcancer

Në vitin 2009, Joni është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, pas së cilës u operua.

Por, janë bërë gabime gjatë operimit duke e lënë atë me infeksion të vazhdueshëm kullues në murin e poshtëm të legenit të tij.

Kjo shkakton dhimbje të padurueshme dhe probleme të vazhdueshme mjekësore të cilat po shtohen në problemet e përditshmërisë së tij (krahas ileostomisë së bërë për shkak të largimit të zorrës së tij të trashë).

Në vitin 2012 Joni është diagnostikuar me atë që dukej të ishte tumor i paoperueshëm në tru.

I ishin dhënë 18 muaj jetë, por fatmirësisht tumori ngadalësoi rritjen e tij.

Sidoqoftë, rëndon jetën e Jonit në shumë mënyra: ai rrëzohet i pandjenja, ka humbje të vetëdijes dhe është në dhimbje të vazhdueshme.

Për shkak të tumorit, Joni diagnostikohet më 2016 me sëmundje të harresës (MCI).

Joni u diagnostikua më 2014 edhe me një tumor tjetër në pjesën e poshtme të shpinës së tij. Ky tumor ka vazhduar të rritet shumë ngadalë dhe ndikon në lëvizshmërinë e tij.

Joni është i detyruar të marrë 32 tableta në ditë. Shumica e këtyre janë lehtësues të dhimbjes, përfshirë morfinën dhe opiatet me fuqi të lartë kundër dhimbjes.

Atij i duhet të ketë kujdestarë (për të cilët kontribuon me pjesë të madhe të të ardhurave të vogla të tij) çdo ditë, për ta ndihmuar me punët e përditshme (ta sigurojnë se i ka marrë medikamentet e tij, se do t’i bëjë gati për më vonë, dhe gjithashtu të qëndrojnë kur pastrohet për të qenë të gatshëm për ndihmë nëse humb ndjenjat).

Gjithashtu, gjatë javës kujdestari e merr Jonin për të bërë blerjet për nevojat e shtëpisë. Kjo është koha e vetme kur ai del jashtë shtëpisë: dy herë në javë për tri orë secilën herë (Jon ka hequr dorë nga të voziturit, për shkak të rrezikut të humbjes së ndjenjave).

Gjithashtu, kjo është e vetmja kohë kur Joni ka rastin të ketë ushqim të freskët, sepse ai është i frikësuar të përgatisë vet për shkak të harresës (ka vënë gjëra për të përgatitur, ka shkuar në shtrat dhe gati se nuk e ka djegur shtëpinë).

Joni fatkeqësisht vuan edhe nga diabeti, për çka duhet të marrë insulinë dy herë në ditë.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Joni u takua me neurokirurgun Haxhi Adylin. Joni ia prezantoi gjendjen e tij dhe shpjegoi se i është thënë në shumë raste se tumori i tij ishte i paoperueshëm.

Doktor Avdyli tha se tumori ishte i operueshëm duke përdorur procedurën GAMMA KNIFE.

Kjo e gëzoi Jonin, por në vendlindje e kuptoi se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë nuk do t’ia mbulojë operimin.

Ndaj, duhet të paguajë një institucion privat shëndetësor për të kryer këtë operacion për të cilin është dedikuar kjo faqe.

Operacioni, me kujdesin pas tij dhe me seritë pasuese të imunoterapisë, do të kushtojë rreth £40000. Pra, Jonit i nevojitet ndihma juaj për ta ndihmuar të ketë shanse më të mira në jetë. Joni ka këtë shans të jetojë si duhet. Prandaj, le ta ndihmojmë.

Donacionet do të përdoren ekskluzivisht për GAMMA KNIFE dhe të faturave mjekësore. Sa më herët që ne i hapim zemrat tona, më mirë për shëndetin e tij dhe shanset e tij për të jetuar.

Gruaja shtatzënë e Jonit dhe familja e saj u masakruan dhe u dogjën të gjallë në Kroaci në vitin 1995, derisa ai ishte në fushëbetejë duke luftuar kundër regjimit serb.

Ai ishte hedhur dy herë në erë në fushë të minuar në vitin 1993 dhe nga një granatë dore në vitin 1994. Disa nga copat metalike nga eksplodimet ende gjenden brenda trupit të Jonit.

Joni ishte plagosur me armë zjarri po ashtu në Parkun Kombëtar Plitvica në Kroaci në janar të vitit 1995, kur ai dhe brigada e tij u sulmuan në pritë nga një patrullë serbe, gjersa ishin në ndjekje të serbit që komandonte kampet e dhunimit.

Joni shiti gjithçka që kishte në Britani dhe la një jetë të mirë atje vetëm e vetëm që të shkonte si vullnetar për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ai bëri të njëjtën gjë duke luftuar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Joni ishte instruktor në DELTA – Brigada 138 “Agim Ramdani” – UÇK. Ai luftoi për ne, le të luftojmë tani ne për të! /albeu.com/

Eprori anglez i UÇK-së që kritikon listën e veteranëve, nga sot iu bashkua LDK-së

 

Eprori anglez i UÇK-së që kritikon listën e veteranëve, nga sot iu bashkua LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar sot në radhët e veta Veteranin Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison.

Periskopi.com Lajme

Ceremonia e anëtarësimit të z. Harrison në LDK u zhvillua në Degën e LDK-së në Prizren, pas solemnitetit me rastin e emërimit të një rruge në këtë qytet me emrin e luftëtarit të lirisë së Kosovës, Jon (Xhon) Harrison, raporton Periskopi

Në këto ngjarje ishin të pranishëm drejtues të LDK-së, deputetë, përfaqësues lokalë, anëtarë të LDK-së dhe qytetarë të shumtë nga Prizreni e më gjerë.

Libreza e anëtarësisë së Harrison në LDK iu dorëzua nga sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri./ Periskopi

Jon Harrison ZKP-2  ZKP-1

Eprori anglez i UÇK-së: Kurrë nuk kanë qenë 50 mijë ushtarë, as përafërsisht

Ushtaraku britanik i UÇK-së, Jon Harrison, ka thënë se nëse Kosova do t’i kishte pasur 50 mijë luftëtarë në luftën e fundit, Beogradi do të ishte pjesë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë dhe se betejat janë fituar më shumë më pak njerëz në front, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di ku kanë qenë të gjithë ata veteranë të luftës të deklaruar paslufte. Ata që thonë se kanë qenë, por nuk kanë marrë pjesë në luftë e nënçmojnë mundin e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në luftë. UÇK-ja nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë. Në fillim të Betejës së Koshares kemi qenë vetëm 49 ushtarë. Nëse UÇK-ja do të kishte 50 mijë ushtarë, tash do të ishim duke pirë kafe në Beograd, duke pirë kafe në Kosovën e Madhe”, tha ai.

“Çdoherë që e dëgjoj emrin Koshare, qimet në gjithë trupin më ngritën. Jam shumë krenar që kam mundur të bëj diçka atë kohë. Kur hyj në faqe interneti dhe dëgjoj serbët të flasin për ato ditë, qeshem me sa kam fuqi. Janë shumë qesharakë”, ka thënë ai.