Çifti shumë i komentuar në media dhe i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, ishin mbrëmjen e sotme të ftuar në Soiree. Dyshja kanë folur rreth lidhjes së tyre, që nga fillimi deri te martesa dhe shtatzënia e aktores.
Besniku ka treguar në studio si e ka pritur momentin kur Jonida i ka treguar se do të bëhet baba. Fillimisht ai ka menduar se e shoqja po bënte shaka dhe nuk i ka pëlqyer që ajo po bënte shaka të atilla, ndërsa më pas ka shkuar në lokal dhe vetëm ka pirë birra duke menduar.
“Kam qenë në një ndër lojërat e Kosovës edhe shumë zhurmë aty, më vjen një sms, më thotë “Hë si po kalon”, aty dhe s’ka valë dhe thashë ku e gjeti kjo të më shkruajë në lojë, pastaj më tha “Kujdes se do bëhesh baba, mos pi shumë birra”, edhe e pashë iher telefonin, i thashë “A po bën shaka?”, kjo vetëm qeshte, i thashë ky është humori më i keq që ke bërë. Më bëri shumë nervoz, u irritova se thashë pse bën kështu humori. Jonida më çoi një foto të një testi që kishte bërë edhe për një moment krejt stadiumi më është bërë “auuuuuu”. Dola, e lashë lojën, kam shkuar me një lokal edhe jam ulur vetëm, iu kam thënë më lini vetëm dhe kam pirë një birrë, disa birra, kam nejt një orë dhe veç kam menduar. S’di ta tregoj ç’kam menduar, të gjitha mendimet më vinin në kokë”, ka treguar ai.
Pas ceremonisë së martesës që u mbajt buzë detit, në prani të miqve dhe familjarëve, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi vijuan me pjesën e dytë, atë të festës.
Moderatorja ndërroi fustanin për të veshur një tjetër të bardhë por të fryrë, që e tregonte si princeshë.
E veçanta e fustanit ishin mëngët tyl dhe dekolteja e hapur. Besniku mbante të njëjtin kpostum veshur ndërsa doli për dore em Jonidën në pistën ku do të kërcenin këngën e tyre të parë si burrë e grua.
Çifti kishte përgatitur një koreografi mjaft të këndshme dhe nuk e dimë nëse kishin bërë apo jo prova, por dukeshin super!
Jonida kishte kapur flokët bisht dhe dukej shumë e thjeshtë, ashtu siç e shohim gjithnjë.
Mbrëmë u organizua dasma e aktores Jonida Vokshi me producentin Besnik Krapi, shkruan Indeksonline.
E në këtë dasëm nuk kishte si të mungonte mikesha e ngushtë e Jonidës, këngëtarja Elvana Gjata, të cilës edhe ju dha një rol mjaft i rëndësishëm në dasëm.
Ajo i lexoi betimet dhe ishte ndër protagonistet në dasëm, duke marë parasysh edhe shoqërinë që ka me aktorën që mbrëmë i dha fund beqarisë.
Atmosfera ishte shumë e mirë dhe të pranishmit u argëtuan, e në një moment Elvana me nusen filluan kërcimin i cili duket se do të mbetet gjatë në memorien e tyre.
Fotografi nga dasma e bukur e Jonida Vokshit me Besnik Krapin
Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë.
Në një ceremoni ëndrrash, buzë detit, ku nuk mungonin detajet e shumta, çifti dukeshin më të lumtur se kurrë në këtë ditë të tyren.
Çifti u celebruan nga këngëtarja Elvana Gjata, ndërsa Jonida kishte zgjedhur një fustan të ngushtë për ceremoninë e betimit, i cili i nxirrte në pah format e trupit.
Në një ceremoni të bukur, martohen Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi
Bukuroshja shqiptare, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.
Çifti i popullarizuar i skenës u njohën gjatë xhirimeve të hit serialit komik, “O Sa Mirë”, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua vetëm disa muaj më parë.
Pagesat për biletat e Barileva Turist nga tani mund t’i realizoni në pikat e CAPITAL RIA
Pasi e bënë publike lidhjen e tyre, ata njoftuan edhe për datën e dasmës, të cilën kishin vendosur ta bënin në shtator.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga dita e rëndësishme e jetës së tyre, të cilën e kanë zbukuruar më shumë edhe shumë yje të njohura me prezencën e tyre.
Është raportuar se pas martesës, moderatorja dhe aktori do të jetojnë në Kosovë.
Ata tashmë janë ndër çiftet më të përfolur të skenës sonë të filmit dhe dashurinë e tyre e shprehin edhe në publik.
Javë më parë Jonida Vokshi ka treguar se është në romancën me të dashurin, Besnik Krapin, aktorin dhe producent e njohur nga Kosova.
Madje, çifti ka treguar se tashmë edhe se do të martohen gjatë muajit shtator të këtij viti, por nuk është ditur se ku do të jetojnë pas kurorëzimit.
Dyshja së fundi ishte edhe në festivalin e filmit në kryeqytet, PriFest, ku bukuroshja ishte edhe prezantuese e natës finale.
Ata kanë realizuar edhe një skenë interesante, ku zeshkania ec në shkallët e teatrit kombëtar të Kosovës gjersa i dashuri e vërshëllen nga pas.
Ndryshe, çifti ka zbuluar më parë se dashurinë e tyre të filluar gjatë xhirimeve të serialit, “O Sa Mirë”, do ta kurorëzojnë me martesë gjatë muajit shtator.