Dëshira e “çmendur” e lojtarit të Real Betisit: ‘Pasi ta lë futbollin do të bëhem toreador’

Periskopi.com Sporti

Karta e identitetit thotë 39 vjeç, por Joaquin  mbetet ende një nga pikat e forta të Betisit të Seviljes. Por për të është koha të mendojë për të ardhmen e tij, ndonëse përgjigja që ai i jep gazetës “AS” është jo pak befasuese.

“Trajner? Jo, nuk dua t’i përkushtohem kësaj. E kam pak të vështirë, por dua të bëj toreadorin. Dua të luftoj demat kur të lë futbollin, është një ëndërr që e kam në kokë që kur kam qenë fëmijë”.

Joaquin

Një pasion i madh që në rini ia pat mbytur e ëma. “U regjistrova në shkollën e toreadorëve në El Puerto, por kur mamaja ime pa se çfarë po bëja, më shtyu që të zgjidhja futbollin pasi ajo e vuante shumë këtë gjë. Falë futbollit, pata mundësi që ta njoh më mirë botën e korridave”.