Pickford ka punësuar truproja për ta ruajtur familjen pas kërcënimeve me vdekje për lëndimin që i shkaktoi Van Dijkut

Periskopi.com Sporti

Pickford ka punësuar truproja për ta ruajtur familjen pasi kërcënimeve me vdekje për lëndimin që i shkaktoi Van Dijkut

Kanë kaluar dhjetë ditë që prej incidentit në ‘Merseyside’.

Nuk po flasim për kualitetin e ndeshjes që përfundoi 2-2.

E kemi fjalën për ndërhyrjen horror të Jordan Pickfordit në Virgil van Dijkun, transmeton Periskopi.

Pickford nuk u ndëshkua për ndërhyrjen e tmerrshme në mbrojtësin e Liverpoolit, i cili pësoi një dëmtim shumë serioz që do ta lërë jashtë për tërë sezonin.

Dhe frustrimi duket se ka kaluar në një nivel tjetër.

Kjo pasi, sipas ‘Daily Mail’, Pickford ka punësuar truproje për ta mbrojtur atë dhe familjen e tij pasi ka marrë kërcënime me vdekje dhe abuzime në internet.

Pickford, i cili ka një fëmijë një-vjecar, ka krijuar një ‘unazë të hekurt’ rreth familjes, me shqetësime të vazhdueshme për mirëqenien e më të dashurve të tij.

Numri 1 i Kombëtares së Anglisë kërkoi nga një firmë sigurie që të kujdesej për të, teksa tash rreth shtëpisë 3 milionëshe të tij në Cheshire janë vendosur truproje.

Ekspertët e sigurisë kanë këshilluar familjen që të qëndrojnë larg rrjeteve sociale, në mënyrë që të mos gabojnë dhe të zbulojnë lokacionin aksidentalisht.

Një burim është shprehur: ”Jordan ka qenë i shokuar nga niveli i abuzimeve që ka marrë pas ndeshjes. Ai është i vendosur të bëjë cdo gjë që është e mundshme për ta mbajtur familjen të sigurtë.” /Periskopi.com/

Skandal: Portieri i kombëtares së Anglisë rrahet dhe tërhiqet zvarrë (Video)

Periskopi.com Sporti

Evertoni po e heton një video që shfaq portierin e tyre dhe të kombëtares së Anglisë, Jordan Pickfordin në një përleshje në rrugë në qytetin e tij, Sunderland.

Videoja që po qarkullon online, është  bërë disa orë pasi Pickfordi ishte në stadiumin e ish ekipit të tij për ta parë ndeshjen kundër Portsmouthit në finalen e humbur të Trofeut Checkatrade të dielën, përcjell Periskopi.

Në deklaratën e Evertonit thuhet: “Klubi është i vetëdijshëm për një incident ku thuhet të jetë i përfshirë një nga lojtarët tanë dhe po e shqyrtojmë atë çështje me kujdes.”

Në video, mund të dëgjohen njerëz duke bërtitur “Jordan” derisa përleshja ndalet para se njeriu që besohet se është Pickfordi tërhiqet zvarrë.

Pickfordi ka luajtur kundër West Hamit në fitoren e Evertonit 2 me 0 të dielën para se të shkonte në qytetin e lindjes së tij.

Muajin e kaluar trajneri i Evertonit Marco Silva kishte thënë se 25 vjeçari duhet të tregojë më shumë balanc emocional pas gabimeve mendore në ndeshjen e humbur 3-2 kundër rivalëve të ekipit të vendlindjes në Sunderland, Newcastle-it. /Periskopi

Zbulohet e vërteta rreth pritjeve të portierit anglez gjatë ekzekutimit të penalltive (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Shishja e ujit të portierit të Anglisë, jordan Pickford, mund ta ketë ndihmuar gardianin që aktivizohet tek Evertoni, për të kualifikuar kombëtaren e tij në ruletën e 11-metërshave ndaj Kolumbisë.

Anglia u kualifikua në çerekfinale pasi mposhti Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive, me Jordan Pickford që priti penalltinë e Carlos Bacca’s, shkruan Peirksopi.

Janë televizonet angleze, që në një video ku lojtarët janë mbledhur të gjithë para goditjes së penalltive, duket shishja e ujit që mban me vete portieri anglez, ka të disa shënime në grykën e saj.
sport-preview-2

Shishja e ujit e portierit te Anglise on Vidnews.

Banjo të ftohta, terapi me avuj dhe buzëqeshje: Lojtarët anglezë mbushin bateritë para ndeshjes me Suedinë

Periskopi.com Botërori 2018

Fituesit e 1/8 final të Anglisë janë parë në dhomat e fitnesit dhe në pishina të ftohta para ndeshjes kryesore të çerekfinales kundër Suedisë.

Lojtarët të cilët do të mbahen në mend pas fitores kundër Kolumbisë në penallti janë duke nxehur muskujt të cilët do të përballen me një ekip që lojën e fokuson në taktikat fizike.

Pasi siguruan kalimn në fazën tjetër, lojtarët janë parë në një ambient duke buzëqeshur, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Heroi i Anglisë, Jordan Pickford ishte i buzëqeshur gjatë seancës së rikuperimit në hotelin e ekipit.

Pas sesioneve të fitnesit Gareth Southgate ka shikuar lojtarët si Eric Dyer, Jordan Henderson, Delle Ali dhe Harry Kane në pishinat e ftohta.

Danny Wellbeck, i cili nuk luajti të martën, ka qenë i përfshirë në terapitë me avuj./Periskopi/

Tottenham's Dele Alli and Harry Kane in an ice bath during the recovery session at the hotel

Jordan Henderson and Eric Dier take an ice bath during the recovery session on Wednesday

Henderson talks to Kieran Trippier in the pool during the session at their hotel in Repino

England striker Danny Welbeck reacts while standing in the cryotherapy chamber 

England's penalty-saving hero Jordan Pickford was all smiles during gym session at team hotel

England's last-16 winners took part in a gym recovery session on Wednesday afternoon

The England players looked to be in a buoyant mood as Raheem Sterling smiles in the gym

Pickford and Jesse Lingard react during the team recovery session at the ForRestMix Hotel

Manager Gareth Southgate talks to striker Harry Kane in the gym during the recovery session

Southgate guided England to their first-ever shootout win in World Cup history in Moscow

Marcus Rashford (left), who scored his penalty, was out for training with the other back-ups

“Ishte një natë speciale, ne ende nuk jemi të gatshëm kthehemi në shtëpi”

Periskopi.com Botërori 2018

Lojtarët anglezë nuk do të jenë të “bllokuar nga presioni i së kaluarës”, tha menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate pasi mposhti Kolumbinë në penallti për të dërguar ekipin e tij në çerekfinalen e Kupës Botërore, Rusi 2018.

Ishte hera e parë që fitoi në penallti në një Kupë Botërore, pas dështimeve në vitin 1990, 1998 dhe 2006.

Eric Dyer shënoi penallin vendimtar pasi Jordan Pickford i mbrojti penalltinë sulmuesit kolumbian Carlos Bacca.

“Sot ishte një natë speciale për të gjithë anglezët”, tha Southgate për “BBC Sport”, transmeton Periskopi.

“Ne po përpiqemi të shkruajmë historinë tonë, dhe jam gati të bisedojë për këtë me lojtarët. Ata po shkruajnë historitë e tyre. Ne nuk duhet të përkulemi nga presioni i së kaluarës”.

“Kjo ishte e veçantë, por unë dua që ne të vazhdojmë. Unë nuk dua të shkoj në shtëpi akoma”./Persikopi/

‘Sapo vjella çajin’, tifozët anglezë çmendën pas triumfit ndaj Kolumbisë

Periskopi.com Botërori 2018

Anglia ka bërë një hap të madh pas triumfit në Kupën e Botës përmes penalltive kundrejt Kolumbisë në Spartak Stadium duke i emocionuar tifozët jashtë mase.

Eric Dyer dhe Jordan Pickfrod janë heronjtë e natës dramatike në kryeqytetin rus. Harry Kane i dha një shanc Anglisë për të fituar gjithë takimin pas një goli të shënuar nëpërmjet një penalltie.

Kolumbia në anën tjetër luajti ashpër në të cilën u ndëshkuan me gjashtë kartonë të verdhë lojtarët e Amerikës Jugore. Megjithatë, edhe pse gjendeshin në një disavantazh, ata barazuan rezultatin në minutën e 93 me Yerry Mina, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Anglia nuk kishte fituar asnjëherë në penallti në një kampiona botëror, kështu kur loja po shkonte drejt penalltive shumë tifozë përgaditnin valixhet për të ikur drejt vendit të tyre.

Por djelmoshat e Southgate e thyen tabun, ata triumfuan dhe shumë tifozë i bën të lumtur. Kjo mund të shihet edhe përmes rrjeteve sociale./Periskopi/

Humbësit dhe fituesit e takimit Angli-Kolumbi

Periskopi.com Botërori 2018

Në një mbrëmje të tensionuar, Anglia mposhti Kolumbinë 4-3 në penallti.

Ishte një ndeshje e ashpër me shumë kartonë të verdhë. Anglia ishte pranë një fitore brenda 90 minutave por një gol në kohën shtesë i Kolumbisë bëri që takimi të shkojë në vazhdime dhe më pas në penallti.

Cilët janë fituesit dhe humbësit?

Fituesi: Jordan Pickford

Kur Evertoni paguajti 30 milion funta për transferimin e Pickford një vit më parë, të gjithë qeshnin. Dhe atëherë, kur Gareth Southgate e vendosi në portë si numrin 1 të gjithë prapë qeshnin me lëvizjen e trajnerit anglez, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Në të gjithë turneun, Pickford nuk pati rast të mjaftueshëm për të treguar cilësitë e tij. Por pritja e penalltisë vendimtare nga sulmuesi kolumbian Bacca tregoi afinitetin e një portieri të jashtëzakonshëm të Pickford.

Humbësi: Mateus Uribe

Uribe e zëvendësoi Carlos Sanchezin 11 minuta pa përfunduar loja. Papritmas inkuadrimi i tij ringjalli mesfushën e Kolumbisë pasi topat po lëviznin drejt sulmit dhe kjo iu shpërblye ekipit pasi barazuan në minutat shtesë të takimit.

Por gjatë penalltive, goditja e gabuar nga Henderson i krijoi mundësinë kolumbianëve që të thellojnë rezultatin prej 3-1, por një goditje lart mbi portë nga Uribe i dha mundësi Anglisë për një rikthim të papritur. Dhe kështu ndodhi – Anglia nuk gaboi më, shënoi edhe 3 herë të tjera për ta fituar ndeshjen.

Fituesi: Harry Kane

Harry Kane nuk ka luajtur shumë mirë në Kupën Botërore Rusi 2018, por ai ka shënuar 6 gola në këtë turne. Përfshirja e Kane në gjithë lojën e Anglisë ka qenë shumë statike duke mos i dhënë shumë mbështetje sulmuesve të lëvizshëm anglezë.

Por kur Anglisë i duhet gola, ai është aty. Ai gjithmonë gjatë kornerëve shkakton presion tek mbrojtja kundërshtare, dhe falë tij Anglia ka siguruar tre penallti në këtë kampionat./Periskopi/