E trishtë: Jordon Ibe zbulon se po vuan nga depresioni dhe është në një ‘vend të errët’

Periskopi.com Sporti

Anësori i Derby Countyt, Jordon Ibe ka thënë se po ‘vuan nga depresioni’ dhe e ka gjetur veten në një ‘vend të errët’.

25-vjeçari, i cili iu bashkua ‘Rams’ si transfer i lirë nga Boruenmouthi në shtator, ka luajtur vetëm një herë për klubin e ru dhe nuk është ftuar fare në skuadër që nga ‘Boxing Day’.

Ibe iu mor patent shoferi për 16 muaj në mars të vitit 2020 pasi u fut me veturë në një kafene, para se të potenconte më vonë se kishte filluar rehabilitimin për ta përmirësuar shëndetin mental.

”Dua t’u kërkoj falje fansave rreth e qark botës,” shkroi ai në një postim në Instagram.

”E kam gjetur veten në një vend të errët, për shkak të depresionit. Nuk është skemë për media ose për të pasur emrin tim në gojën tuaj, unë thjesht po e kam të vështirë. E vlerësoj dashurinë dhe mesazhet nga të gjithë. Kohë e vështirë në përgjithësi për shkak të pandemisë.

”Kam mbështetje të plotë nga familja dhe klubi i Derbyt. Do ta rregulloj veten dhe këtë situatë, për të cilën jam i përkushtuar 100%. Jo vetëm për familjen time, miqtë e afërt apo vajzën time, por për mua.” /Periskopi.com/

The 25-year-old revealed to his Instagram followers that he is 'suffering with depression' and is 'in a dark place'