Agjenti i Cristiano Ronaldos takohet me drejtuesit e Arsenalit, zbulohet arseyja

Periskopi.com Sporti

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, është takuar me drejtuesit e klubit të Arsenalit dhe me sa duket po bëjnë një plan të madh për ta nxjerrë skuadrën londineze nga kriza, transmeton Periskopi.

Sipas raportimeve, agjenti portugez i ka propozuar Arsenalit trajnerin e Ëolves, Nuno Espirito, në vend të Mikel Artetas.

Nuno ka udhëhequr klubin e Ëolvesit në Premier League pasi mori drejtimin në vitin 2017, i udhëhoqi ata në Europa League në sezonin e tyre të pare.

Vlenë të theksohet se, Arsenali ka bërë së fundmi disa rezultate pozitive pas një serie katastrofike me shtatë humbje në dhjetë ndeshje në Premierligë.

“Juventusi është klubi i fundit në karrierë për Ronaldon”

Periskopi.com Sporti

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka thënë që Juventusi do të jetë klubi i fundit për yllin portugez

‘Zonja e Vjetër’ e transferoi dje Cristiano Ronaldon për shumën prej 105 milionë euro, me futbollistin që nënshkroi kontratë katër-vjeçare me kampionin e Serie A, shkruan Periskopi.

“Unë jam shumë i lumtur për Cristianon,” ka thënë Mendes.

“Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit dhe jam i lumtur për vendimin e tij. Me këtë skuadër ai do të përmbyllë karrierën e mrekullueshme,”. /Periskopi/

Zbulohen dy klubet evropiane që refuzuan transferimin e Cristiano Ronaldos

Periskopi.com Sporti

Jorge Mendes ia ofroi Cristiano Ronaldon dy klubeve, Man Unitedit dhe PSG por ata thanë ‘JO’

Superylli Portugez iu bashkua dje Juventusit, klub me të cilin nënshkroi kontratë katër-vjeçare ku do të përfitojë 30 milionë euro në vit, shkruan Periskopi.

Sipas Guillem Balague[gazetar spanjoll], Manchester United dhe PSG kishin mundësinë që të nënshkruanin me Ronaldon, por të dy klubet refuzuan.

“Jorge Mendes ia ofroi Cristiano Ronaldon dy klubeve, Man Unitedit dhe PSG por ata thanë ‘JO’,” ka thënë Balague.

Ndryshe, Ronaldo kaloi nëntë vite te Real Madrid para se të kalonte te Juventus për shumën prej 105 milionë euro. /Periskopi/
Image result for ronaldo juventus