Borrelli flet në emër të BE-së: Sistemit Amerikan po i vjen fundi, ta rimendojmë lidhjen me Kinën

Periskopi.com Lajme

Shekulli aziatik mund të ketë arritur duke shënuar fundin e sistemit global të udhëhequr nga ShBA-të, ka thënë shefi i punëve të jashtme të BE-së mes diskutimeve të vazhdueshme në Evropë se si të zgjedhin një rrugë mes Kinës dhe ShBA-ve.

“Analistët kanë folur qe një kohë të gjatë për fundin e sitemit të udhëhequr nga Amerika dhe arritjen e shekullit aziatik. Tash kjo po ndodh mu para syve tanë,” tha Josep Borrell para një grupi diplomatësh gjermanë gjatë ditës së sotme, duke shtuar se pandemia e koronavirusit mund të shihet si një pikë kthese dhe që “presioni për të zgjedhur mes Amerikës dhe Kinës po rritet.”

Në këto deklarata që duket se konfirmojnë që Bashkimi Evropian do të shpejtojë drejt një pozicioni më të pavarur dhe agresiv ndaj Kinës, ai tha se blloku 27 anëtarësh “duhet të ndjekë interesat e saj dhe vlerat e saj, e të shmangë instrumentalizimin qoftë nga njëra qoftë nga pala tjetër”, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

“Na vyen një strategji më e fortë për Kinën, gjë që kërkon po ashtu marrëdhënie më të mira me pjesën tjetër demokratike të Azisë,” shtoi ai.

BE-ja ka qenë hezituese që të bëhet me Donald Trumpit në qëndrimin e tij konfrontues me Kinën, por sulmet e Pekinit zyrtar ndaj pavarësisë së Hong Kongut, gatishmëria në rritje e saj për t’i mbajtur anën populistëve të Evropës dhe refuzimi për të hapur tregjet ka bërë që megjithatë BE-ja të mos i mbajë anën as Kinës, sipas analistëve.

Borrell më herët e ka pranuar se BE-ja ka qenë naive në disa aspekte sa i përket Kinës, por ka thënë se këtij naiviteti i ka ardhur fundi. /Periskopi

Borrell: BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot se Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i qëndrueshëm pa një perspektivë të qartë të BE-së.

Në fjalimin e tij drejtuar eurodeputetëve, ai tha se mungesa e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës ishte çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor.

“Për të pasur një perspektivë të qartë, BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë,” theksoi Borrell.

Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi i ri special i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, mori detyrën një javë më parë dhe është në kontakt me autoritetet e të dy palëve.

“Ai është ende duke krijuar një ekip dhe le t’i japim kohë të shohë se si ai mund t’i ndihmojë të dy palët të vazhdojnë bisedimet,” tha Borrell.

Ai shtoi se Lajçak është një diplomat me përvojë, i cili do të angazhohet vazhdimisht në rajon me të gjith a palët, përfshirë OKB dhe SHBA, transmeton KosovaPress.

 

Letra e Borrellit: Deklarohet VV-ja pasi BE-ja e la të vetëm Kurtin për taksën

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i Lartë i Politikave të Sigurisë dhe i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka dërguar një letër të qartë z.Albin Kurti, kryeministër dhe kryetar i Vetëvendosjes.

Ai ka kërkuar heqje urgjente të plotë të tarifës, duke i kthyer shpinën kështu kryeministrit i cili shpresonte në mbështetjen e BE-së pas kërcënimeve amerikane.

Borrell e thotë troç dhe hapur se BE-së i duhet “heqja e plotë e tarifave.”

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në fakt ndër tjerash edhe deklaroi se Kurti duhej ta udhëhiqte dialogun me Serbinë pas heqjes së plotë të tarifës, por po ashtu ka kërkuar që edhe Serbia duhet t’i përmbush zotimet për zbatimin e marrëveshjeve.

Në fakt, z.Kurti para publikut kosovar kishte premtuar vazhdimisht rishqyrtimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, dhe jo thjesht zbatimin e atyre marrëveshjeve, shkruan Periskopi.

Por, si për shumë çështje të tjera, Vetëvendosje ka gjithnjë diçka për të thënë. Megjithëse e pranojnë atë që shihet qartë, kërkesën e Borrellit për tërheqjen e plotë të tarifës, zëdhënësi i saj, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se portalet po deformojnë për letrën e Borrellit.

Ai ka pretenduar madje se Borrelli po kërkon reciprocitet – masa që e kishte përkrahur Kurti për një kohë shumë të gjatë, madje duke thënë se do ta vendoste paralelisht me heqjen e tarifës.

Këtë e ka bërë duke e pëlqyer statusin e z.Naim Murseli, i cili pretendon se “me fjalë të tjera, ai [Borrelli] ka kërkuar Reciprocitet”. /Periskopi

U kall LOJA: Borrell braktisi Kurtin për taksën, por i kërkoi ta udhëhiqte dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles.

Borrell i ka kthyer shpinën Qeverisë Kurti duke i kërkuar me urgjencë heqjen e plotë të tarifës ndaj mallrave të importuara nga Serbia – në mënyrë që të hapet përfundimisht dialogu, përcjell Periskopi.

Tutje, Borrel në këtë letër i ka kërkuar Kurtit që të marrë primatin në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

“Angazhimi juaj personal për arritjen e plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është pjesë e rëndësishme në për rrugën tuaj evropiane. Vendosmëria juaj është përzemërsisht e mirëpritur nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Unë besoj që si kryeministër ju do të udhëhiqni me negociatat në dialog në mënyrë gjithëpërfshirëse. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të duhej të jetë projekt unifikues, mbi politikën e brendshme, sepse do të fitojë përkrahje të gjerë politike nga gjithë lidershipi politik”, thuhet në letrën e Borrelit.

Kujtojmë që kjo letër pason marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe ShBA-së, pikërisht në lidhje me tarifën./Periskopi/

Zyrtare: Edhe BE-ja i kthen shpinën Kurtit, kërkon urgjentisht heqjen e plotë të tarifës (Letra)

Periskopi.com Lajme

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, i ka kthyer letrën kryeministrit Kurti, por kjo letër nuk do t’i pëlqejë aspak atij.

Borrell i ka kthyer shpinën Qeverisë Kurti duke i kërkuar me urgjencë heqjen e plotë të tarifës ndaj mallrave të importuara nga Serbia – në mënyrë që të hapet përfundimisht dialogu, përcjell Periskopi.

Kurti kishte shpresuar që të paktën do të kishte mbështetje nga Bashkimi Evropian për vendimin e tij për heqje graduale të taksës e cila u përkrah fillimisht.

Kujtojmë që kjo letër pason marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe ShBA-së, pikërisht në lidhje me tarifën.

Borrell në këtë letër i ka kërkuar atij që të udhëheq bisedimet me Serbinë.

Më poshtë e keni letrën e plotë të tij.

Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 3 mars 2020.

Jam i kënaqur që marrëdhënien me BE-në e keni vënë si punë tuajën kryesore, kjo përputhet mirë me qasjen prioritare të BE-së ndaj të gjithë rajonit, përfshirë Kosovën. Ngjashëm, unë e mirëpres synimin tuaj në vazhdimin e reformave të domosdoshme që ta shtyjeni përpara sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë në Kosovë; këto janë elemente kyçe për të ardhmen tuaj.

Angazhimi juaj personal për arritjen e plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është pjesë e rëndësishme në për rrugën tuaj evropiane. Vendosmëria juaj është përzemërsisht e mirëpritur nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Unë besoj që si kryeministër ju do të udhëhiqni me negociatat në dialog në mënyrë gjithëpërfshirëse. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të duhej të jetë projekt unifikues, mbi politikën e brendshme, sepse do të fitojë përkrahje të gjerë politike nga gjithë lidershipi politik.

Siç e dini, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare besojnë fuqishëm se rifillimi i bisedimeve të dialogut është i domosdoshëm dhe urgjent dhe do të kërkojë heqjen e plotë të tarifave. Sikur që e kemi përsëritur, ne po ashtu presim që Serbia ta bëj pjesën e saj, për rifillimin e procesit.

Unë e mirëprita njoftimin tuaj javën e kaluar për tarifat, që paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur. Neve na duhet heqja e plotë e tarifave. Në këtë kontekst unë pajtohem plotësisht me ju se marrëveshjet e kaluara dhe obligimet e mbetura duhet të zbatohen plotësisht. Serbia, sikur Kosova, duhet t’i përmbushë zotimet për zbatimin e atyre marrëveshjeve.

Në letrën tuaj ju keni përmendur mekanizma monitorues dhe sanksionues: Bashkimi Evropian që nga fillimi i dialogut ka vendosur mekanizma konkret dhe gjithëpërfshirës për t’u siguruar se të dyja palët i përmbahen zotimeve të veta në marrëveshjet ekzistuese dhe ato në të ardhmen.

Në të kaluarën ministrat e shteteve anëtare janë informuar rregullisht në Këshill nga Përfaqësuesi i Lartë/ Zëvendës Presidenti, dhe unë planifikoj ta vazhdoj këtë praktikë. Shtetet anëtare janë po ashtu të informuara rregullisht se sa i përmbahen të dy palët zotimeve të dialogut respektivisht, si pjesë e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim në Kosovë, në Grupin e Veçantë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe si në pjesën e procesit të anëtarësimit të Serbisë, nën kapitullin 35.

Në vijim të bisedës tonë të fundit telefonike, do të doja t’iu konfirmoj se unë tashmë ua kam propozuar edhe formalisht shteteve anëtare emërimin e Miroslav Lajcak, si përfaqësues special i BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, për të më asistuar mua si lehtësues i BE-së. Unë shpresoj që ai mund të fillojë punën sa më herët. Nga ana ime, unë zotohem të mbes afërsisht i angazhuar në këtë proces dhe të bëj më të mirën për ta çuar përpara sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. Nga një rezultat pozitiv do të përfitonin të dyja edhe Kosova edhe Serbia, rajoni i gjerë dhe vet BE-ja në fund.

Në ndërkohë mirëpres takimin me ju në të ardhmen e afërt në Bruksel,  të vazhdojmë diskutimet tona dhe t’iu ofroj ndihmën e Aksionit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS) në përgatitjen tuaj për rifillimin e dialogut.

 

 

 

I juaj besnikërisht

 

 

 

Josep Borrell Fontelles

Borrell – emigrantëve: Kufiri me Greqinë nuk është i hapur

Periskopi.com Lajme

Kreu i diplomacisë së BE-së u kërkoi sot migrantëve dhe refugjatëve të shtyrë për të lënë Turqinë të mos shkojnë në kufirin me Greqinë sepse ai nuk është i hapur, ndryshe nga çfarë është thënë.

“Dëshiroj të dërgoj një mesazh të qartë, mos shkoni në kufi. Kufiri nuk është i hapur”, deklaroi Josep Borrell në një mesazh drejtuar migrantëve pas një takimi me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së.

Disa mijëra refugjatë dhe migrantë u dyndën në kufi pas vendimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për hapjen e kufirit të Turqisë, që ishte mbyllur që prej vitit 2016.

Greqia ka bllokuar kufirin dhe u ka kërkuar partnerëve të BE-së t’i vijnë në ndihmë.

 

Borrell do të nisë konsultime për emërimin e përfaqësuesit në dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar se do të nisë konsultimet me ministrat e vendeve anëtare rreth emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm, i cili do të ketë detyrë lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë mësohet se Borrell ka paralajmëruar të hënën planet që ka në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ideja e tij është që në takimin e radhës, mundësisht në muajin mars të bëhet publik propozimi konkret me emrin e personit, të cilit do t’i besohet kjo detyrë.

Edhe pse ende nuk konfirmojnë emra burimet diplomatike thonë se ai do të jetë ministri aktual i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Borrel dhe Lajçak kanë zhvilluar të hënën një takim biletaral në Bruksel në margjinat e takimit të Këshillit.

Një ditë më parë, Borrell ka dhënë sinjale se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nisë shpejt.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Borrell thotë se tani Kosova ka qeveri të re dhe se pret që dialogu të nisë.

“Qeveria e Kosovës është formuar një javë më parë. Kosovarët nuk kanë pasur qeveri dhe nuk kanë mundur që të nisin bisedimet, por tani kanë qeveri”, ka thënë Borrell.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar pas taksës së vënë nga autoritetet e Kosovës në mallrat serbe në nëntor të vitit 2018.

Dialogu për normalizim të marrëdhënieve në mes të këtyre dy vendeve ka nisur më 2011 me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Borrell: Nuk është e mundur të propozohet përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor sot janë duke u mbledhur në një darkë pune në selinë e BE-së në Bruksel, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Aty i pranishëm është edhe Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili para mediave sot tha se nuk është i gatshëm ta propozojë një përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi.

“Jo ende sepse kërkon disa përgatitje. Duhet ta bëhet gati mandati, duhet të përgatiten të gjitha dokumentet. Nuk mendoj se do të jetë e mundur për nesër, por me shumë gjasa do të ndodh në takimin e radhës”, u deklarua Borrell.

Grenell dhe Borell, bashkë me urimin ia adresojnë edhe kërkesat e para Kurtit si kryeministër

Periskopi.com Lajme

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, i bëri thirrje të martën qeverisë së Kosovës që të heqë tarifat ndëshkuese ndaj mallrave serbë që kanë bllokuar procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve ballkanike.

Zoti Grenell, ambasador në Berlin, tha se Shtetet e Bashkuara presin që “tarifat të hiqen menjëherë”.

“Ne ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive në Kosovë që heqja e tarifave ishte në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj si dhe synimeve për të tërhequr biznese të reja. Dhe udhëheqësit e partive janë pajtuar”, tha ai në një deklaratë dërguar nëpërmjet postës elektronike për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Ambasadori Grenell muajin e kaluar ndërmjetësoi një marrëveshje për vendosjen e linjes ajrore ndërmjet të dyja vendeve pas 21 vjetësh dhe hapi diskutimet për rihapjen e linjës hekurudhore ndëmrjet tyre.

“Ne po shënojmë përparim historik,” tha ambasadori Grenell. “Ka shumë të reja që do të publikohen së shpejti sepse të dy palët duan të ecin përpara. Këto lëvizje do të krijojnë një jetë më të mirë për njerëzit e rajonit”, tha ai.

Ditë më parë gjatë një vizitë në rajon, i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se “Kosova duhet të heqë tarifat ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”.

Të martën edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mirëpriti formimin e qeverisë së re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti, ndërsa theksoi se pret intensifikimin e diskutimeve lidhur me bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Kosovës, reformat dhe bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për punë me institucionet dhe qytetarët e Kosovës në rrugën evropiane. Ka shumë punë përpara për qeverinë e re për të përmbushur detyrimet nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, agjendën e reformave evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Bashkëpunimi rajonal duhet të forcohet sikurse edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në këtë kuadër presim rifillimin shpejtë të bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme. Nuk ka asnjë alternative për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në reagimin e zotit Borrell.

Ai kërkon edhe ri angazhimin e Kosovës në nismat rajonale në dobi të saj.

“Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha, por të tilla janë edhe mundësitë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në agjendën Evropiane të Reformave dhe të vazhdojmë mbështetjen tonë në forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë, përmirësimin e administratës publike për të ofruar shërbime që qytetarët i meritojnë, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e zyrës së zotit Borrell.

Ai qëndroi javën e kaluar në Prishtinë dhe në Beograd në kuadër të përpjekjeve për ripërtëritjen e bisedimeve të bllokuara që nga vjeshta e vitit 2018 kur Kosova vendosi tarifa ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj pavarësisë së saj.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e Kosovës refuzoi edhe thirrjet evropiane e amerikane për heqjen apo pezullimin e tyre.

Të hënën Kosova u bë me qeverinë e re pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit të vitit të kaluar. Kryeministri i ri, Albin Kurti tha se qeveria e tij do të vendosë “reciprocitetin e plote me Serbinë”.

Spanjolli Borrell që s’e njeh Kosovën shtet – bashkoi koalicionin VV-LDK

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i lartë i BE-së, spanjolli Josep Borrell i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, arriti të bëhet kumbara i koalicionit VV-LDK të enjten në mbrëmje.

Burime të sigurta të Periskopit bëjnë të ditur se spanjolli Borell bashkë me Nataliya Apostolovën kanë takuar së pari Albin Kurtin dhe pasi ky i fundit iu ka dhënë garancionin se pranon të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe e heqë taksën, kanë bindur LDK-në që të ulen në darkë të përbashkët për marrëveshjen e koalicionit.

Në këtë darkë, Albin Kurti po ashtu ka pranuar ta largojë Glauk Konjufcën nga pozita e Kryeparlamentarit për t’ia plotësuar kërkesën LDK-së.

Ndërsa, për deputetët minoritarë mësohet se si garancë ka hyrë Apostolova e cila i ka takuar me rend të premten./Periskopi/

Borrell: Nuk përzihemi në formimin e Qeverisë, bëjeni dhe të rifillojmë negociatat me Serbinë

Periskopi.com Video

Borrell: Marrëveshja do të ndodhë vetëm kur ka pajtim mes Kosovës e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka folur në vizitën e tij të parë në vendin tonë lidhur me procesin e dialogut me Serbinë dhe marrëveshjet për hapjen e linjës ajrore dhe hekurudhat, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

Gjatë një konference për media pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, kryediplomati spanjoll tha se nuk është detyrë e tij që të bindë pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, por pjesë e detyrës së tij si diplomat është ndërmjetësimi në procesin e dialogut.

“Ne kemi shumë njerëz të angazhuar në Kosovë dhe kemi arritur të krijojmë një angazhim. Ne nuk jemi larg procesit, por jemi shumë të kyçur në proces, ndoshta nuk jemi shumë të zëshëm, por jemi shumë të involvuar. Janë pesë shtete që nuk e njohin Kosovën. Nuk është detyra e imja t’i bindi ato. Unë përfaqësoj si një njeri që është përgjegjës për politikën evropiane që të lehtësojë negociatat në mes të Serbisë dhe Kosovës, sepse problemi mund të zgjidhet në negociatat e këtyre  vendeve dhe marrëveshja do të ndodhë vetëm kur ka pajtim mes këtyre vendeve. Ajo që dëshirojmë është të arrijmë të lehtësojmë dialogun”, u shpreh Borrell.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se SHBA dhe BE-ja plotësojnë njëra-tjetrën në ndihmën për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës gjithmonë i janë mirënjohës BE-së dhe SHBA-së dhe NATO-s. Kosova si shtet i ri është shtet mik i SHBA-së dhe do të jetë partnerë strategjikë”, tha presidenti Thaçi.

Duke folur për procesin e dialogut, presidenti Thaçi tha se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është jetike për paqen në Ballkanin Perëndimor.

 

Borrell: Qeveria është punë e juaja, nuk përzihemi – bëjeni dhe të rifillojmë dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës me presidentin Thaçi, Borrell ka thënë se ‘kosovarët janë njerëz të lirë që vetë vendosin fatin e vet dhe të formojnë Qeverinë vet’. Ai ka thënë se pas formimit të Qeverisë do të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Për ne është i rëndësishëm stabiliteti dhe siguria, nuk mund të lejojmë që ta kemi Ballkanin të ndarë, s’mund të lejojmë që vendet të jenë të ndara nga njëra tjetra.  Kosovarët janë njerëz të lirë të vendosin për fatin e vet dhe është çështje e tyre të formojnë Qeveri e jo të bisedojnë me ne, është cështje e kosovarëve që të vendosin fatin e vet dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. Dhe jo të vazhdojmë por të rifillojmë dialogun”, ka thënë Borrell./Periskopi/

Drejtpërdrejt nga takimi Thaçi-Borrell

🔴 Drejtpërdrejt nga takimi Thaçi-Borrell

Gepostet von Periskopi am Donnerstag, 30. Januar 2020

 

Thaçi: Borrellit ia shpreha zhgënjimin tonë për mosliberalizimin e vizave

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se kryediplomatit evropian ia shprehu zhgënjimin e qytetarëve të Kosovës për mosliberalizimin e vizave.

“Falënderoj Borrellin për vizitën që po i bën Kosovës . Ne zhvilluam një bisedë të shkëlqyer për të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, është një mesazh i fuqishëm vetë vizita e parë që zoti Borrell zhvillon në Kosovë për të vazhduar tutje në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kjo tregon rritjen e vëmendjes së BE-së në një moment vendimtar për të ardhmen evropiane të vendit tonë, për zhvillimet euro atlantike. Një vizitë e tillë është shumë e mirëseardhur. Orientimi i Kosovës është shumë i qartë, që Kosova të punojë në integrimin dhe reformat qoftë në ekonomi, politikë e legjislacion. Që Kosova të jetë pjesë e NATO-së dhe BE-së dhe në këtë drejtim Kosova është e interesuar të punojë në të gjitha format por edhe kryerjen e obligimeve që ka në paqen dhe stabilitetit rajonal por edhe në këtë process nevojitet përkushtim i të gjitha palëve e veçanërisht besim dhe ky besim të avancohet në bazë të meritave. Bisedova me zotin Borrell, i thash se Kosova është trajtuar padrejtësisht në procesin e liberalizimit të vizave sepse Kosova ka përmbushur të gjithë kriteret për këtë process. Andaj shpreha zhgënjimin e gjithë qytetarëve të Kosovës për mosliberalizimin e vizave”, ka thënë ai./Periskopi/

Drejtpërdrejt nga takimi Thaçi-Borrell

🔴 Drejtpërdrejt nga takimi Thaçi-Borrell

Gepostet von Periskopi am Donnerstag, 30. Januar 2020

 

 

Kadri Veseli: Jo Negociata, Vetëvendosje

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës [PDK] ka bërë veprimin e parë të rëndësishëm opozitar. Kadri Veseli, kryetar i kësaj partie sapo ka njoftuar se nuk do të takohet me z.Josep Borrell, përfaqësuesin e Lartë të BE-së, zëvendësues i Federica Mogherinit.

Megjithëse fillimisht protestoi edhe për mos-krijimin e Qeverisë së Kosovës, duke thënë VV e LDK duhej t’i linin “inatet” për të krijuar institucionet e reja.

Ai ka kërkuar që këto dy parti të mos tolerojnë ndërhyrjen e faktorëve ndërkombëtarë në negociatat mes tyre, shkruan Periskopi.

Ky qëndrim dikur promovohej fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje që ishte kritike e përfshirjes së ndërkombëtarëve në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës dhe partive tona politika të zgjedhura nga vullneti i qytetarëve të Kosovës.

“Ne ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese si parti e parë dhe partnerin e saj paraelektoral të mos e dëmtojë nga brenda procesin e mirëbesimit politik dhe rendin kushtetues, dhe të mos e cenojë sovranitetin e vendit jashtë duke përfshirë në mënyrë të dëmshme partnerët ndërkombëtar.”

Me fjalë të tjera, kreu i PDK-së kërkonte të mos kishte negociata me Serbinë, pa pasur “vetëvendosje” nga dy partitë e para për të formuar koalicionin e tyre.

Por, Veseli ka qenë shumë kritik edhe ndaj rolit të BE-së në Kosovë duke për mëndur “mungesën e qëndrimit më pro-aktiv e determinues të BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi.”

“Lidhur me takimin e sotëm të thirrur nga Zyra e BE-së në Kosovë mes Përfaqësuesit të lartë z. Borell me udhëheqës të partive politike, unë si kryetar dhe PDK-ja nuk do të marrim pjesë në këtë takim si gjest politik.” – tha z.Veseli, duke treguar në një formë edhe hapin e parë domethënës opozitar nga partia më e madhe e krahut eventual të opozitës pas formimit të qeverisë.

“Kërkojmë që mosprezenca jonë të kuptohet edhe si alarm se procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar si edhe nga mungesa e qëndrimit me pro-aktiv e determinues te BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi. Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë proces.” – ka shtuar më tej kryetari i PDK-së. /Periskopi

Apostolova i uron mirëseardhje Borrellit: Vizita e parë është gjithnjë e veçantë

Periskopi.com Lajme

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar mirëseardhje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i cili sot do të qëndrojë në vendin tonë.

Ajo e ka bërë këtë me një “cicërimë” në Twiter duke iu përgjigjur postimit të vet spanjollit që kishte paralajmëruar ardhjen.

“Mirësevjen në Kosovë, Josep Borrell! Vizita e parë është gjithnjë e veçantë”, shkroi ajo.

Ndryshe, nënkryetari i Komisionit Evropian, Borrell sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, me përfaqësues të partive parlamentare si dhe përfaqësues të komuniteteve dhe kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Apostolova i uron mirëseardhje Borrellit: Vizita e parë është gjithnjë e veçantë

Periskopi.com Lajme

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar mirëseardhje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i cili sot do të qëndrojë në vendin tonë.

Ajo e ka bërë këtë me një “cicërimë” në Twiter duke iu përgjigjur postimit të vet spanjollit që kishte paralajmëruar ardhjen.

“Mirësevjen në Kosovë, Josep Borrell! Vizita e parë është gjithnjë e veçantë”, shkroi ajo.

Ndryshe, nënkryetari i Komisionit Evropian, Borrell sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, me përfaqësues të partive parlamentare si dhe përfaqësues të komuniteteve dhe kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Josep Borrell injoron tërësisht Qeverinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Sipas raportimeve, ai do të takojë presidentin Hashim Thaçi dhe krerë të partive në vend, si dhe disa nga OJQ-të.

Periskopi ka parë një nga ftesat që Borrell ka dërguar përmes Zyrës së BE-së në Kosovë, përkatësisht shefes së saj znj. Natalya Apostolova, ku shihet se ajo është bërë vetëm në nivel administrate.

Kështu, Borrell i cili njihet për qëndrimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës, ka injoruar tërësisht Kryeministrin, ministrat e zëvendëskryeministrat, një praktikë që paraardhesja e tij, Federica Mogherini, nuk shquhej për të.

 

Spanjolli Borrell nesër “ballafaqohet” me Albin Kurtin – përkrahësin e Katalonisë

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti i vetëm politik në Kosovë që tash e një kohë ka dalë në mbështetje të kauzës së Katalonisë për t’u pavarësuar nga Spanja.

Qëndrimi i Vetëvendosjes ishte në kundërshtim të plotë të SHBA-së, BE-së dhe shteteve perëndimore, të cilat në vazhdimësi kanë promovuar ruajtjen territoriale të Spanjës.

Madje, zyrtarë të partisë së Kurtit, kohë më parë në zyrat e tyre kishin pritur edhe përfaqësuesin e Katalonisë, Uriel Bertran.

Xhelal Sveçla, sekretar për marrëdhënie me jashtë e kishte takuar katalonasin dhe kishte thënë se parimi i Vetëvendosjes është universal.

“Lëvizja Vetëvendosje mbështet të drejtën e një lëvizje qytetare që tenton në mënyrë demokratike të përfaqësojë vullnetin e popullit të tyre. Parimi i vetëvendosjes është parim universal. Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë është e hapur dhe e gatshme për të takuar përfaqësuesit demokratikë të shteteve, rajoneve, qyteteve etj., për të ndarë opinionet dhe qëndrimet”, kishte thënë Sveçla.

Josep Borrell, i cili kishte shërbyer si Ministër i Jashtëm i Spanjës, është një kundërshtar shumë i ashpër i Katalonisë.

Pikërisht Borrell nesër do të bëjë përpjekje që të bind liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, një përkrahës të Katalonisë, që të bëjë koalicion me LDK-në e Isa Mustafës, duke lëshuar pe nga pozicionet e ngrira të tyre.

BE shpreh keqardhje për njoftimin e Iranit për programin bërthamor

Periskopi.com Lajme

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell shprehu sot keqardhje të thellë për njoftimin e fundit nga Irani mbi heqjen e të gjitha limiteve për pasurimin e uraniumit.

“Zbatimi i plotë i marrëveshjes për programin bërthamor nga të gjithë, tani është më i rëndësishëm se kurrë, për stabilitetin rajonal dhe sigurinë botërore”, shkruan Borrell në Twitter.

Ai theksoi gjithashtu se do të punojë me të gjithë pjesëmarrësit për rrugën që do të ndjekin.

Përfaqësuesi i lartë evropian nënënvizoi se Bashkimi Evropian do të mbështetet në punën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) për vlerësimin e pasojave.

“Ne duhet t’i besojmë asaj dhe të shohim atë që thotë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për sa i përket fakteve mbi terren”, theksoi Peter Stano, zëdhënësi i tij, në një konferencë shtypi.

Dje, Josep Borrell i bëri një ftesë ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif për të ardhur në Bruksel, duke i kërkuar edhe një herë shtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Ambasadorët e vendeve të NATO-s do të mblidhen sot për të diskutuar për krizën mes SHBA-së dhe Iranit./Atsh/