Borrel: Beogradi i mbushur me bilborde të presidentit të Kinës, kurrë nuk kemi parë ta falënderojë BE-në

Periskopi.com Lajme

Diplomati më i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrel u tha eurodeputetëve të hënën se Unioni Evropian duhet të rrisë aftësitë për të konfirmuar rolin e tij stabilizues në Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet të forcojmë aftësitë tona për të shpjeguar rolin tonë stabilizues në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu vullnetin tonë për të bashkëpunuar  dhe për të kapërcyer një nga çështjet më të vështira, mungesën e një dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Borrel në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, rapoton N1, transmeton Reporteri.

Ai tha se samiti i ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor vjen në një moment të mirë sepse “të gjithë e kuptojnë se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe se Ballkani nuk do të jetë një zonë e qëndrueshme pa pasur një perspektivë të qartë evropiane”.

Borrel shtoi se kjo mund të ndodhë nëse Kosova dhe Serbia investojnë në përpjekjet për të zgjidhur dallimet mes tyre.

Ai shprehu shpresën se kriza e koronavirusit do të tregojë se BE është shumë e angazhuar në bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se do të krijohet një perspektivë e qartë evropiane për ta.

Duke folur për ndihmën e BE-së për Serbinë, Borell  kritikoi këtë shtet pasi siç tha, Serbia falënderon Kinën por asnjëherë BE-në për ndihmën e dhënë

“Nëse shikoni në rrugët e Beogradit, ju shihni tabela me fotografi të Presidentit të Kinës me mbishkrimet “Faleminderit vëllai Xi”, gjë  që është shumë qesharake sepse unë kurrë nuk kam parë një tabelë që thotë se faleminderit BE për ndihmën tuaj, dhe ne kemi ndihmuar shumë Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Borrell në Beograd: Amerika s’mund t’ia sigurojë karrigen Kosovës në OKB

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë vizitës në Beograd ka deklaruar se nuk ka ndonjë dallim midis qasjes së BE-së dhe SHBA-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Borell tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i sigurojnë Kosovës ulëse në Kombet e Bashkuara.

“Edhe gjatë vizitës time në Kosovë më kanë pyetur se sa i diskutueshëm është qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës. Nuk është aspak i diskutueshëm. Uashingtoni është shumë i fuqishëm, por ai nuk mund t’i ofrojë Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara. Atje ka edhe vende të tjera të botës dhe jo vetëm vende evropiane. Vendet si Kina, Rusia apo India pyeten për këtë çështje. Mendoj se të gjithë e dinë se pa miratimin e Këshillit të Sigurimit, Kosova nuk do të jetë vend i njohur nga bashkësia ndërkombëtare”, ka deklaruar Borell.

Borrell: Këtë javë do të jem në Prishtinë dhe Beograd, do të bëjmë çmos për dialogun

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi gjatë një takimi në Berlin.

“Ne do të bëjmë çmos për të lehtësuar dialogun Serbi-Kosovë,” tha Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së gjithashtu informoi kryediplomatin gjerman për planet e tij për të vizituar  Prishtinën dhe Beogradin gjatë kësaj jave.

Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne kemi një vizion të përbashkët se si të arrijmë stabilitetin dhe sigurinë në këtë rajon të rëndësishëm që është në mjedisin tonë të menjëhershëm,” theksoi Borrell, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Josep Borrelli paralajmëroi në Berlin për numrin në rritje të sfidave në të gjithë botën.

“Ne duhet të jemi më të bashkuar dhe të kemi një kuptim të përbashkët për botën, në mënyrë që të zhvillojmë një siguri të përbashkët dhe politikë të jashtme”, theksoi Borrell.

Ai i bëri thirrje Gjermanisë të marrë drejtimin në ndërtimin e një Evrope të tillë.

“Asgjë nuk mund të bëhet pa Gjermaninë dhe unë e di se puna ime do të jetë e suksesshme vetëm nëse kam mbështetjen tuaj”, tha kryediplomati evropian pas takimit me Heiko Maas.