Reagon presidenti i Barçës pasi u tha se klubi pagoi kompani për ta dëmtuar imazhin e Messit

Periskopi.com Sporti

Presidenti i klubit te Barcelonës, Joseph Maria Bartomeu ka pranuar se kompania “I3 Ventures” ishte punësuar nga ai, por mohon çdo lloj përfshirje në sulmin që ajo ka bërë ndaj figurave të rëndësishme të Barcelonës.

Kujtojmë që media e njohur iberike, “Cadena Ser”, lëshoi bombën pak orë më parë, duke thënë se Barcelona i ka një milion euro borxh 13 bizneseve të vogla (rrjeteve sociale). Gjithashtu, e njëjta media pranoi se ka një dosje me 36 faqe, që janë provë për akuzat e tyre.

bartomeu

Ndërkohë së fundmi presidenti Bartomeu sqaroi se kompania ishte punësuar për të rritur imazhin e ekipit në rrjetet sociale, gjithsesi ai e ka përfunduar kontratën me të menjëherë sapo ka marrë vesh se janë sulmuar njerëz të lidhur me klubin. “Dua që të jem sa më i qartë, për shkak se kam dëgjuar versione të ndryshme.

Pikësëpari, dua t’ju sqaroj se Barcelona nuk ka punësuar askënd për t’i prishur imazhin askujt, as lojtarëve, as drejtuesve dhe as ish presidentëve. Kjo është e pavërtetë. Barcelona nuk ka punësuar askënd për diskreditim e askujt,” nënvizoi ai.