Çka ndodhi me Joseph Minalan e Lazios – 17-vjeçari që u raportua se është në fakt 42-vjeçar

Periskopi.com Sporti

Shumica prej jush me siguri mbani mend emrin Joseph Minala.

Nëse nuk ju kujtohet, Periskopi ju sjellë një ripërsëritje të shkurtër.

Mesfushori kamerunas 17-vjeçar ishte transferua te Lazio më 2014, por menjëherë u akuzua se ai në fakt është 42-vjeçar.

Një uebsajt afrikan i futbollit sugjeroi se mesfushori kamerunas ishte 25-vjet më i vjetër se që thoshte – diçka që nxiti Federatën Italiane të Futbollit të niste një hetim.

Mirëpo, i riu u vërtetua se është 17-vjeçar dhe më 4 prill, 2014, debutoi me klubin italian, duke bartur numrin 9.

p1eqa605sb40f1gqjopctun1osgb.jpg

Ai dukej se do të arrinte gjëra të mëdha, pasi ishte i bekuar me fizik të jashtëzakonshëm në një moshë kaq të re.

Mirëpo, nuk ka shkuar aspak ashtu.

Pasi bëri tri paraqitje në Serie A më 2013/14, kur ishte vetëm 17-vjeçar, Minala u dërgua në huazim te disa klube të Serie A-së, përfshirë Barin dhe Latinan.

Ai kaloi tre sezone rresht te Salernitana, me klubin që e pati opsionin ta transferonte në baza permanente. Mirëpo, pas sezonit të kaluar, vendosi që të mos e aktivizonte atë opsion.

Ai u rikthye në Lazio por, vitin e kaluar, shkoi në huazim te një klub kinez i quajtur Qingdao Huanghai.

p1eqa63sd6kgmu6c1a3hjcu1er9d.jpg

Ai kaloi sezonin atje, duke siguruar vendin e shtatë me skuadrën, që është i parafundit, pasi merrnin pjesë vetëm tetë skuadra.

Në janar, ai do të rikthehet te Lazio në moshën 24-vjeçare.

p1eqa66u2f1lh83if1a08hhmp1cf.jpg

Minala bëri 13 paraqitje por dështoi të regjistronte asist apo gol gjatë kohës së tij në Kinë.

Kontrata e Minalas me Lazion skadon në qershor të vitit 2021. /Periskopi.com/