Anthony Joshua jep detaje për meçin ndaj Tyson Furyt

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua ‘do të mirëpriste’ një luftë ndaj Tyson Fury në Wembley Stadium, por pranon se vendndodhja e luftës së tyre për titullin botëror varet nga pandemia Covid-19, përcjell Periskopi.

“Unë ju premtoj, biseda dhe takime ballë për ballë po ndodhin mes ekipit tim dhe ekipit të Tyson Fury”, tha Joshua.

Ngjarjet e boksit në Britani aktualisht janë pezulluar për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, por Joshua këmbëngul se ai do të ishte i hapur për t’u përballur me Furyn në stadiumin kombëtar.

Mbetet të shihet se kur do të zhvillohet lufta mes dy rivalëve britanikë. /Periskopi

Joshua – Fury, kush do ta pushtojë botën e boksit sipas ekspertëve?

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua kundër Tyson Furyt pritet të ketë vëmendjen më të madhe për vitin 2021, në rast se arrihet marrëveshja zyrtare që të boksojnë mes tyre.

Ekspertët e boksit kanë analizuar të dy boksierët dhe se kund mund të triumfojë në duelin që do e përcaktonte më të mirin në botë.

Në këtë meç janë në pyetje të gjithë titujt e peshave të rënda, me dyshen britanike që i kanë nën pronësi, transmeton telegrafi.

Por, kush do të fitojë titujt si WBC, WBA, IBF dhe WBO? Ekspertët e Sky Sport i analizojnë rrethanat:

Carl Froch

Unë mendoj se mënyra e vetme që Anthony Joshua mund të fitojë këtë luftë është ndalja. Ai nuk mund ta kalojë Fury, i cili është shumë i mirë në distancë. Ai hedh grushte nga të gjitha këndet dhe është shumë vështirë.

Por, Joshua është një medalist i artë olimpik me baza të forta dhe ai ka goditje të kombinuara me agresion të vërtetë. Nëse ai prodhon të njëjtin instinkt përfundimi që është treguar në luftimet e kaluara, atëherë ai mund ta mundë Furyn.

Adam Smith

Është meçi më i madh në një nivel që tifozët, luftëtarët dhe të gjithë duan ta shohin. Besoj se do të ndodhë në një moment në vitin 2021. Kush fiton? Ky është debati i madh.

Tyson Fury u bë favoriti pas shkatërrimit të Deontay Wilderit, por Anthony Joshua ka krijuar disa mendime pas mënyrës se si ai mposhti Kubrat Pulevin. Ajo që më pëlqente nga AJ ishte fakti që ai ndërthuri aftësitë dhe fuqinë së bashku, sepse ai do të ketë nevojë për atë fuqi nëse do të ndalë aftësinë e shkëlqyeshme të boksit të Tyson Furyt.

 Johnny Nelson

AJ fiton me ndërprerje të vonë. AJ ka atë fuqi të papërpunuar që do ta bëjë Tyson Furyn të mendojë për boksin e tij më shumë sesa ta rrahë atë. Por, unë besoj se Joshua do të boksojë shumë më mirë në këtë luftë sesa njerëzit e presin.

Joshua dhe Fury heqin dorë nga titujt – kjo është e vetmja arsye

Periskopi.com Sporti

Promotori Eddie Hearn thotë se Anthony Joshua dhe Tyson Fury po mendojnë të heqin dorë nga të gjithë katër titujt e botës në kategorinë e rëndë për t’u siguruar se meçi i mundshëm mes tyre do të ndodhë.

Meçi i kategorisë së rëndë mes dy kampionëve nga Britania e Madhe do të ishte i pari në historinë e boksit në të cilin do të luftohej për të gjithë katër titujt e botës në kategorinë e rëndë.

Fury, 32 vjeç, është kampion në WBC, ndërsa Joshua, 31 vjeç, i mban titujt në IBF, WBA dhe WBO.

“E kemi një meç në duart tona, dhe më vjen keq prej organeve qeverisëse, por ky meç është më i rëndësishëm se të gjithë këta tituj”, tha Hearn.

“Ne duhet të jemi paksa të kujdesshëm sepse mund të themi shumë lehtë ‘T’i heqim qafe politikat tani. Të heqim dorë nga të gjithë titujt sepse nëse e humbim një do t’i humbim të gjithë’”, theksoi ai.

Hearn shtoi: “Kjo është lufta më e madhe në botën e boksit”.

Joshua e bëri edhe më të mundur meçin me Fury duke e nokautuar Kubrat Pulevin të shtunën.

Por WBO pret që Joshua të përballet me Oleksandr Usyk në meçin e radhës, duke i rritur gjasat që Joshua të heqë dorë nga ky titull apo Usyk të paguhet për t’u mënjanuar.

Ja kur pritet të zhvillohet meçi Joshua – Fury: Do ta fitojnë këtë shumë marramendëse

Periskopi.com Sporti

Këtë javë pritet të fillojnë bisedimet për duelin e shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt, transmeton Periskopi.

Sipas promovuesit të boksit, Eddie Hearn, dy kampionët pritet t’i ndajnë për gjysmë përfitimet, gjegjësisht nga 100 milionë funte secili (110 milionë euro).

“Të gjithë (nga të dyja palët) janë pajtuar për financat, 50-50 për duelin e parë, 60-40 në duelin e dytë për fituesin”.

Meçi i kampionit të IBF, ËBA, ËBO e IBO dhe atij të ËBC pritet të zhvillohet kah muaji maj i vitit të ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar ose Arabi Saudite.