Haradinaj: Nuk e kemi dashur Titon, gjithmonë jemi ndjerë shqiptarë

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list” kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përpos temave aktuale politike dhe zhvillimeve rajonale ka folur edhe për jetën private duke kujtuar jetën në ish-Jugosllavinë Socialiste.

“Të ju them të drejtën familja jonë dhe Jugosllavia nuk i kemi pasur marrëdhëniet e mira, gjithmonë kemi qenë në konflikt dhe kemi pas jetë me përndjekje dhe arrestime. Ne asnjëherë nuk e kemi ndi vetën jugosllaven por vetëm shqiptar. Nuk e kemi dashur Tito`n” është shprehur Haradinaj i cili ka përmendur edhe një anëtar të familjes Haradinaj i cili gjatë asaj kohe ka qëndruar totalisht i izoluar vet në qeli për 11 vite radhazi në burgun e Pozharevcit.

Përndryshe, Haradinaj i ka bërë ftesë popullit dhe shtetit serb që t`a njohë pavarsinë e Kosovës sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe afatgjate ndërmjet dy popujve dhe po ashtu një Ballkan paqësor dhe evropian.