Skandal: Legjenda e futbollit jugosllav sulmoi tri gra dhe një fëmijë në plazh

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i mirënjohur kroat, Josip Skoblar, ka sulmuar tri gra dhe një fëmijë në mëngjesin e së shtunës në Privlaka, në afërsi të Zarës, raporton “24sata.hr”.

Ai është parë duke i bëritur dhe duke i sulmuar ata, teksa njëren prej femrave e kapi për qafe dhe i shkaktoi plagë në këmbën e saj.

Madje, raportohet se njëra prej viktimave ishte me aftësi të kufizuara, dhe tashmë policia e Zadarit e ka marrë përsipër këtë rast dhe se janë duke u zhvilluar hetime.

Gjetjet e ambulancës së Zadarit gjetën gërvishtje dhe skuqje në qafen e viktimave, teksa lëndimet fizike nuk janë të rënda, por që viktimat janë të tronditura, transmeton zëri.info.

Përveç që kishte një karrierë të bujshme si futbollist, ai e provoi veten edhe si trajner te Dinamo, Rijeka dhe Hajduku.